Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i biznesmenit Niko Goro, në Himarë.
Mësohet se Goro i ka pasur 70 mijë euro borxh, autorit Kliti Leka.
53-vjeçari, me profesion elektricist i kishte bërë rrjetin elektrik në pallatin e ndërtuar nga Niko Goro, por ky i fundit nuk e ka paguar për punën e bërë.
Për pasojë, sherri mes tyre ka agravuar deri në ekzekutimin e 51-vjeçarit.
Leka e ka pranuar autorësinë e krimit, teksa kjo është pista kryesore në të cilën po heton policia.
Si ndodhi ekzekutimi
Niko Goro, u ekzekutua mëngjesin e sotëm doli nga marketi i motrës së tij e po shëtiste me bashkëshorten, dhe të dyja mbetën të plagosura nga të shtënat.
51-vjeçari është qëlluar me 5 plumba, dhe nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.
Kush ishte Niko Goro
Niko Goro ishte një emër i njohur në qytetin e Himarës.
Ai ishte kushëri me kryetarin e bashkisë Himarë, Jorgo Goro.
Goro, përveçse biznesmen në fushën e ndërtimit, kishte një bar-kafe dhe një hotel.