Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

7 vjet nga 21 janari, familjarët: Nuk bëhemi gjakhumbës, thirrje Arta Markut…

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
7 vjet nga 21 janari, familjarët: Nuk bëhemi gjakhumbës, thirrje Arta Markut…

Sot shënohen 7 vjet nga tragjedia e 21 janarit, ku u vranë 4 persona në protestën e Partisë Socialiste, në atë kohë në opozitë.

Por, edhe pas 7 viteve drejtësia ende nuk është vënë, duke rënduar edhe më shumë familjarët e viktimave.

Këta të fundit, pas largimit të Llallës, i kanë sytë nga kryeprokurorja Arta Marku, për të cilën kanë edhe një thirrje.

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, i vrarë para Kryeministrisë, gjatë një interviste për Shqiptarja.com, i dha një mesazh kryeprokurores së përkohshme teksa i kërkon që të zbatojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut, e cila ka urdhëruar drejtësinë shqiptare që të hapë dosjen.

Po ashtu, Nika akuzoi ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla se ka zvarritur hetimet si dhe fshehur provat për vrasjen e Aleksit, për shkak, sipas tij, të një aleance me Partinë Demokratike dhe Gjykatën e Lartë. Marku tha se familjarët e Aleksit presin me shpresë edhe ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, duke iu referuar Byrosë së Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale.

Xhaxhai i Aleks Nikës rrëfeu edhe komunikimin me ambasadorët e Perëndimit në Tiranë për këtë çështje.

“Sot, në 7-vjetorin e tragjedisë, në emër të familjes Nika, kam vetëm një mesazh: Gjaku i Aleksit nuk do të bëhet kurrë ujë. Edhe për shkak të traditës, ne nuk do të bëhemi kurrë gjakhumbës”, shprehet Nika.

Ndërkohë, kreu i qeverisë Edi Rama do të mbledhë sot familjarët e viktimave në ambientet e Kryeministrisë.

Po ashtu në një njoftim për mediat thuhet se do të zhvillohen homazhe përgjatë Bulevardit të Dëshmorëve.

Intervista dhënë për Shqiptarja.com: 

-Z. Nika, 7 vjet hidhërim, shpresa, zhgënjime, fyerje nga politika dhe përballje me murin e drejtësisë. Si ndiheni sot?
Kanë kaluar 7 vite që kur forcat e Gardës së Republikës, të komanduara nga Sali Berisha, vranë katër qytetarë të pafajshëm me duart në xhepa, Aleksin me shokët e tij. Neve na janë zgjuar të njëjtat emocione. E njëjta dhimbje.

Ky krim shtetëror nuk është ndëshkuar. Mosndëshkimi është një krim i dytë. Faktet e hedhura në media janë të mjaftueshme për të ngritur akuza ndaj udhëtuesve dhe ekzekutorëve të kësaj masakre. Ne kemi konstatuar që Prokuroria e Përgjithshme, e cila drejtohej nga ish-kryeprokurori Llalla, ka lejuar me ndërgjegje të plotë fshehjen dhe manipulimin e provave. Ky ka krijuar tek ne shqetësimin dhe bindje se përhershëm se prokuroria ka punuar për ta arkivuar përjetësisht këtë çështje.

Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë, falë aleancës së tyre kriminale, arritën që t’i kthenin vrasjet kriminale në vrasje nga pakujdesia. Sipas prokurorisë vrasja e Aleksit nuk provohet, ndërkohë që, është provuar nga ekspertimi i FBI se, plumbi që i mori jetën Alekstit ka dalë nga arma e ish-komandantit të Gardës Ndrea Prendi. Këta nuk përfillin ekspertizën e FBI se janë mësuar që t’i bëjnë ekspertizat vetë, për të shpëtuar nga drejtësia. Kanë kaluar 7 vite dhe krimi që kanë parë mijëra njerëz drejtpërdrejt nuk është ndëshkuar, për shkak se përgjegjësit deri më tani kanë kontrolluar Prokurorinë dhe gjykatat. Kjo është shumë e rëndë, jo vetëm për ne, por edhe si shoqëri, si komb.

-Megjithatë, ky 7-vjetor përkon me zgjedhjen e një kryeprokurori të ri, që ka mbështetjen e plotë të SHBA-BE. A keni besim se Arta Marku do të hapë dosjen? A keni një mesazh për zonjën Marku?

Unë akuzoj sot publikisht ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla për zvarritje të qëllimshme të hetimeve për vrasjen e Alekstit. Llalla ishte politikisht dhe juridikisht i kapur nga Partia Demokratike. Me veprimet e tij, ai rehabilitoi krimin e kryer nga Garda e Republikës, duke na bërë që të humbasim besimin tek drejtësia. Edhe mazhoranca duhet të ishte treguar më e vendosur për ta shpërbërë këtë aleancë kriminale mes Llallës, PD dhe Gjykatës së Lartë. Nuk duhet të kishte pritur mbarimin e mandatit, për zëvendësimin e Llallës me Arta Makun, të cilën nuk e njohim.

Markun nuk e njohim, por kemi të dhëna se Arta Marku është e pandikuar nga politika dhe se ka mbështetjen e plotë të ndërkombëtarëve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër, ne kemi besim se, zonja Marku do t’i rishqyrtojë kërkesat tona të vazhdueshme dhe do të zbatojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut, e cila urdhëron drejtësinë shqiptare të hapë dosjen.

Mesazhi ynë për zonjën Marku është ky: Zbato vendimin e Gjykatës së Strasburgut për këtë çështje. Zbato vetëm ligjin. Se kush janë vrasësit, këtë e ka përcaktuar ekspertiza, e kanë përcaktuar pamjet filmike, ka dëshmitarë etj. Se kush janë urdhëruesit, kjo del nga ligjet dhe rregullat që ishin atëherë. Kjo del edhe nga deklaratat e tyre publike.

-Gjatë vitit 2018, mund të ngrihen edhe disa organe të reja të drejtësisë si Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykatat Speciale. Sipas ligjeve, çështja e 21 Janarit kalon në kompetencë të këtyre organeve. Ndërkohë që, të gjithë gjykatësit dhe prokurorët duhet që të kalojnë Vetingun. Pra, shumë ndryshime po ndodhin. Do t’i vini në lëvizje këto organe?

Ne kemi besim të fortë se, Byroja Kombëtarë të Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykatat Speciale, që jo vetëm çështjen e Aleksit, por edhe të tjerëve, do t’i hetojë me profesionalizëm dhe paanshmëri.

Besimi ynë buron nga angazhimi i SHBA-BE për t’i ngritur këto organe. Tek këto organe ne do të denoncojmë edhe fyerjen që Ilir Meta i ka bërë Aleksit pas vdekjes, duke i thënë kokëpalar, akt ky antinjerëzor dhe që bie ndesh edhe me traditën tonë. Ne do të denoncojmë edhe Sali Berishën si komandanti real i gardës në 21 Janar.

-Keni kontakte me përfaqësues të qeverisë? Si i keni raportet?

Në vazhdimësi ne kemi ndjerë nga afër kujdesin e aparatit të qeverisë aktuale, jo vetëm për familjen tonë. Ka një interesim njerëzor nga qeveria, sidomos nga kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, për fëmijët e Aleksit. E kemi vlerësuar dhe e vlerësojmë këtë akt të qeverisë, për të jetësuar kujtimin e të vrarëve në protestën popullore të 21 Janarit.

Të gjitha këto na e lehtësojnë dhimbjen tonë. Por, asgjë nuk e zëvendëson drejtësisë. Drejtësi do të thotë të zbardhet e vërteta e plotë dhe përgjegjësit të marrin ndëshkimin e merituar ligjërisht. Ne nuk kemi kërkuar dhe as nuk do të kërkojmë kurrë që kryeministri të bëjë prokurorin dhe gjyqtarin. Ne kemi kërkuar që kjo qeveri të krijojë kushtet për një drejtësi pavarur. Duam një drejtësi që të mos komandohet nga politika.

Ne i besojmë vetëm një drejtësie të pavarur, që shqyrton heton dhe shqyrton provat me profesionalizëm.

-Çfarë u kanë premtuar apo thënë ambasadorët e Perëndimit në Tiranë për këtë çështje, gjatë kontakteve dhe takimeve që keni pasur?
Ne kemi kontaktuar ambasadorë të Perëndimit në Shqipëri. Ata na kanë thënë në vazhdimësi që “kjo është një çështje e drejtësisë shqiptare, por do të ushtrojmë presion për të zbardhur çështjen”.

Ata nuk mund të ndërhyjnë në këtë punë, por na kana garantuar se mund të sjellin ekspertët më të mirë nga BE dhe SHBA për të ndihmuar drejtësinë e re shqiptare për zbardhjen e çështjes. Sot, në 7-vjetorin e tragjedisë, në emër të familjes Nika, kam vetëm një mesazh: Gjaku i Aleksit nuk do të bëhet kurrë ujë. Edhe për shkak të traditës, ne nuk do të bëhemi kurrë gjakhumbës.

Mesazhi

“Sot, në 7-vjetorin e tragjedisë, në emër të familjes Nika, kam vetëm një mesazh: Gjaku i Aleksit nuk do të bëhet kurrë ujë. Edhe për shkak të traditës, ne nuk do të bëhemi kurrë gjakhumbës”.

Kërkesa

“Mesazhi ynë për zonjën Marku është ky: Zbato vendimin e Gjykatës së Strasburgut për këtë çështje. Se kush janë vrasësit, këtë e ka përcaktuar ekspertiza, e kanë përcaktuar pamjet filmike, ka dëshmitarë etj”.

Tags: 21 janari7 vjetArta MarkutFamiljarëtgjakhumbësNuk bëhemithirrje

TË LIDHURA

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht
Aktualitet

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht

21:03 | 07/06/2025
Pak minuta para ndeshjes, ngrihet helikopteri rreth stadiumit, çfarë po ndodh?
Aktualitet

Pak minuta para ndeshjes, ngrihet helikopteri rreth stadiumit, çfarë po ndodh?

20:46 | 07/06/2025
Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit
Aktualitet

Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:41 | 07/06/2025
Next Post
21 Janari, kur politika thërret në skenë vdekjen

21 Janari, kur politika thërret në skenë vdekjen

“21 janari”/Rama: Plaga e padrejtësisë 7 fish më sunduese, drejtësia do vijë!

“21 janari”/Rama: Plaga e padrejtësisë 7 fish më sunduese, drejtësia do vijë!

FOTO+VIDEO/Alpinistët shqiptarë i shpëtojnë për mrekulli ortekut në Ostrovicë

FOTO+VIDEO/Alpinistët shqiptarë i shpëtojnë për mrekulli ortekut në Ostrovicë

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!
Showbizz

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

by mirseda
22:38 | 07/06/2025
0

Jeta e Laert Vasili i përngjan një filmi, me rrëfime të forta dhe tronditëse për të shkuarën,...

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025
Djaloshi Bën Shqiponjën gjatë Himnit, Rrëmben Vëmendjen!

Djaloshi Bën Shqiponjën gjatë Himnit, Rrëmben Vëmendjen!

21:41 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com