Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

613 kg kokainë/Xhafaj: Ju tregoj kur erdhi ngarkesa dhe ç’bëri policia

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
613 kg kokainë/Xhafaj: Ju tregoj kur erdhi ngarkesa dhe ç’bëri policia

Ministri i Brendshëm,  Fatmir Xhafaj ka sqaruar edhe njëherë se si qëndron  e vërteta e  aksionit për kapjen e kokainës. I ftuar në  “Real Story” në Vizion Plus, Xhafaj tregon se policia ka patur një komunikatë  zyrtare për këtë, ndërsa  tregon se ngarkesa ka ardhur në  19 shkurt.

Ai tregon se kjo kompani, në të cilën u sekuestrua në 613 kokainë, rezulton  të jetë një kompani me risk.

“Duhet të nënvizoj faktin që ka patur një komunikatë zyrtare të Policisë, e cila e ka sqaruar gjithë rrethanat e momentit të evidentimit, të identifikimit të mallit dhe identifikimit të autorëve. Kompania në fjalë për të cilën ka filluar një çështje penale ka pasur disa kontenierë, të cilët kishin ardhur në Durrës që në datën 19. Kompania ka qenë kompani nën risk”-tha Xhafaj .

Ai tha se  autoritetet doganore kanë një  listë, e cila ka të renditura kompanitë që përbëjnë  një rrezikshmëri.

“Autoritetet doganore dhe autoritetet e kufirit kanë një listë kompanish të cilat paraqesin një shkallë rrezikshmërie të caktuar ose ka dyshime mbi veprimtarinë e tyre, por njëkohësisht kanë dhe një sistem inteligjence, i cili analizon krahas këtij informacioni që jep Policia apo që kanë për efekt fiskal vetë autoritetet doganore, merr parasysh edhe llojin e mallit, merr parasysh edhe vendin e origjinës së mallit apo praktika të tjera të mëparshme në kompanitë konkrete”-vijon ai.

Fjala e  Xhafajt

Sokol Balla: Z. Ministër nëse mund të na jepni detaje më shumë nga ky hetim. Si nisi ky hetim  nga ku nisi dhe nga kush nisi?

Ministri Xhafaj: Duhet të nënvizoj faktin që ka patur një komunikatë zyrtare të Policisë, e cila e ka sqaruar gjithë rrethanat e momentit të evidentimit, të identifikimit të mallit dhe identifikimit të autorëve.

Kompania në fjalë për të cilën ka filluar një çështje penale ka pasur disa kontenierë, të cilët kishin ardhur në Durrës që në datën 19. Kompania ka qenë kompani nën risk.

Autoritetet doganore dhe autoritetet e kufirit kanë një listë kompanish të cilat paraqesin një shkallë rrezikshmërie të caktuar ose ka dyshime mbi veprimtarinë e tyre, por njëkohësisht kanë dhe një sistem inteligjence, i cili analizon krahas këtij informacioni që jep Policia apo që kanë për efekt fiskal vetë autoritetet doganore, merr parasysh edhe llojin e mallit, merr parasysh edhe vendin e origjinës së mallit apo praktika të tjera të mëparshme në kompanitë konkrete.

Sokol Balla: Është një lloj algoritmi…

Ministri Xhafaj: Është një analizë risku, mund ta quajmë, e cila merr parasysh disa faktorë.

Kjo analizë risku inteligjence, i çon organet e hetimit doganor dhe policinë për të bërë një kontroll plus, specifik ndryshe nga ngarkesat e kompanive të tjera. Në rastin konkret kishte një dyshim të ngritur mbi këtë kompani. Ishte në listën e mallrave që do të zhdoganoheshin dhe natyrisht kontrollorët e të dy subjekteve ishin të vëmendshëm, po ndiqnin me kujdes radhën e vlerësimit të kontenierëve përkatës.

Janë katër kontenierë në mos gaboj, dhe nga një kontroll paraprak që u bë, ka pasur dy kontrolle. Një kontroll që bëhet me qenin antidrogë, i cili ka konstatuar dhe ka dhënë shenjat e para, që këtu ka dyshime për sasi droge.

Padyshim këtu nuk mund të  bëhej fjalë sa mund të ishte kjo sasi. Pastaj është kërkuar të kalojë në skaner. Është bërë një rivlerësim i dytë, është krijuar bindje e plotë që brenda kontenirit ka sasi droge, pa ditur shkallën e nevojshme, sasinë, kjo gjë nuk mund të përcaktohej.

Çështja është shtruar për diskutim. Është njoftuar Prokuroria e Krimeve të Rënda. Është caktuar prokurori i Krimeve të Rënda, i cili do të hetonte çështjen dhe  kanë rënë dakord që të aplikonin dorëzimin e kontrolluar të mallit, pra për të lejuar…

Sokol Ballla: Kontroll fizik pra..

Ministri Xhafaj: Jo, për të lejuar lëvizjen e kontenierit, për të kuptuar se ku do të shkonte kontenieri.Natyrisht në ambientet e Portit shqiptar është pak e vështirë, sepse sipërfaqja është e vogël, numri i njerëzve që janë aty është i madh, subjektet që përfshihen, është një numër i konsiderushëm, por për shkak të masave që u morën dhe për fat të mirë nuk rrodhi informacioni.

Së pari, nuk rrodhi në kohë gjatë shtatë-tetë ditëve që kishte një vëzhgim nga vetë Hetimi Doganor, nga Policia Kufitare dhe pastaj nga të gjitha forcat e Policisë që u angazhuan në territorin…

Sokol Balla: Po thua që ky është një aksion që ka nisur dhjetë ditë më parë?

Ministri Xhafaj: Indiciet janë që në momentin që është paraqitur. Shqyrtimi i kujdesshëm është bërë një apo dy ditë përpara nuk jam i saktë. Tani do të rezultojë dhe nga hetimi që do të bëhet nga agjentët doganorë dhe nga Policia Kufitare, përmes oficerit të policisë me qenin antidrogë. Pastaj gjithë procesi që bëhet, që kalohet në vijën e dytë, kontrolli i imtësishëm dhe gjithë ky operacion është mbajtur, ka pasur një diskrecion të plotë midis gjithë këtyre forcave në mënyrë që të kishim mundësi për ta ndjekur. Kjo tregon, në vlerësimin tim është një shkallë pjekurie e strukturave tona.

Sokol Balla: Krahasuar me të shkuarën.

Ministri Xhafaj: Absolutisht po.

Sokol Balla: Gjithmonë kishte rjedhje informacioni.

Ministri Xhafaj: Sepse kanë arritur ta mbajnë këtë informacion. Për mua ishte në kufijtë e së pamundurës

Tags: ç’bërierdhiJUkokainekurngarkesapoliciatregoj

TË LIDHURA

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit
Aktualitet

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

20:17 | 09/08/2025
U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane
Aktualitet

U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

19:37 | 09/08/2025
Përfshihet nga zjarri pylli me pisha në Bolenë të Himarës, rrezikohen disa banesa
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri pylli me pisha në Bolenë të Himarës, rrezikohen disa banesa

19:18 | 09/08/2025
Next Post
Kokaina/Media meksikane: Agjencitë e huaja koordinuan sekuestrimin, droga i përket kartelit “Clan de Golfo”

Kokaina/Media meksikane: Agjencitë e huaja koordinuan sekuestrimin, droga i përket kartelit “Clan de Golfo”

Rama “konsumon” fjalët e fushatës: S’i kam bërë unë këto premtime

Rama “konsumon” fjalët e fushatës: S’i kam bërë unë këto premtime

Debati për kokainën/Fatos Klosi, gazetarit Çollaku: Mos më trego mua ti, të të vijë turp

Debati për kokainën/Fatos Klosi, gazetarit Çollaku: Mos më trego mua ti, të të vijë turp

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

12:54 | 04/08/2025




TË FUNDIT

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët
Showbizz

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

by mirseda
21:32 | 09/08/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj,...

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

20:25 | 09/08/2025
Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

20:22 | 09/08/2025
Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

20:17 | 09/08/2025
U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

19:37 | 09/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com