Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

600 mijë sirianë në Shqipëri/Zbardhet “pazari” midis Ramës dhe Merkelit!

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
600 mijë sirianë në Shqipëri/Zbardhet “pazari” midis Ramës dhe Merkelit!

Kërkesa e Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk që Shqipëria të shndërrohet në vendin pritës të refugjatëve që vijnë nga Lindja u mbështet jo pa arsye nga Austria dhe Gjermania.

Kjo e fundit po kërkon ta përdorë për konsum të brendshëm politik dhe për të shpëtuar karrigen e pushtetit të Angela  Merkel, shkruan Tirana Today.

Nga ana tjetër, qëndron kryeministri Rama i cili kërkon hapjen e negociatave dhe një “Po” të mundshme e tyre do të ishte një legjitimitet për vetë kreun e qeverisë.

LEXO EDHE:  Integrimi në BE/Rama gati të bëjë çmendurinë e radhës me Shqipërinë

Ndaj nën rrogoz Rama është i gatshëm të pranonte refugjatët dhe si këmbim do të “fitonte” hapjen e negociatave. Ndërsa Merkel do të vijonte të ruante pushtetin duke shuar zërat se Gjermania po tërheq karrocën e strehimit të refugjatëve.Këtë marrëveshje të mundshme e ka zbardhur vetë “Deutsche Welle” në seksionin e saj në anglisht në një shkrim me titull: Një marrëveshje e mundshme mes BE-së dhe Shqipërisë për strehimin e refugjatëve do të ndihmonte Angela Merkel të qëndronte në pushtet.

Si do të përfitonte Merkel dhe Rama nga marrëveshja për refugjatët?

Në takimin e tij të fundit me kancelarin austriak Kurz, ministri i Brendshëm gjermanm Horst Seehofer tha se e mbështet idenë e qendrave të pritjes jashtë territorit të BE-së.

Megjithatë, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert nuk pranoi të komentonte mbi këtë çështje nisur edhe nga Samiti i ditës së diel që do të mbahet në Bruksel.

“Një marrëveshje midis Shqipërisë dhe Gjermanisë për çështjen e refugjatëve do të lehtësonte shumë tensionet midis kancelares gjermane Angela Merkel dhe ministrit Seehofer.

Partia e tij konservatore mund të përfitojë nga një marrëveshje e tillë në zgjedhjet e ardhshme shtetërore të Bavarisë, ku po përpiqet të shmangë alternativën ekstremiste të Gjermanisë (AfD). Ndërsa qeveria e koalicionit gjerman do të rimerrte veten. Gjithashtu, edhe Shqipëria do të përfitonte nga një marrëveshje e tillë. Duke hapur qendrat pritëse të BE-së, ajo mund të favorizonte forcat më konservatore të bllokut, të cilat janë skeptike për hapjen e negociatave për vijimin e procesit të pranimit të Shqipërisë në BE”, shkruan Deutsche Ëelle.

Analiza e plotë e Deutsche Welle

Shqipëria me shumë gjasa do të jetë shërbejë përkohësisht si vend pritës për të strehuar  azilkërkuesit që kërkojnë vendet e Bashkimit Evropian.

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe kancelari austriak Sebastian Kurz sugjeruan pak kohë më parë që azikërkuesit të vendosen në një nga vendet jo anëtare të Bashkimit Evropian.

Zëdhënësi i qeverisë austriake, Peter Launsky-Tieffenthal tha për DË se bisedimet me Shqipërinë dhe vendet e tjera, rreth qendrave të tilla.

Por Endri Fuga, këshilltari i Kryeministrit Edi Rama, i cili drejton njëherësh edhe departamentin e komunikimit të qeverisë, mohoi zhvillimin e këtyre bisedimeve.

Ndërkohë, opozita e Shqipërisë pretendon se qeveria po hap qendrat e pritjes së refugjatëve bbë këmbim të negociatave dhe përshpejtimit të procesit të pranimit të vendit në BE.

Ndërkaq,  azilkërkuesit po emigrojnë drejt BE-së përgjatë të ashtuquajturës “Rrugë ballkanike”.

Megjithatë, shumica përpiqen të arrijnë në BE përmes Detit Adriatik, edhe pse Italia, Malta dhe Greqia kanë ngurruar të marrin një numër të madh të azilkërkuesve.

Anëtarët e BE-së, duke përfshirë Gjermaninë duan që azilkërkuesit të riatdhesohen sa më shpejt.

Po ku bën pjesë Shqipëria në këtë histori?

Shqipëria në kryëqyzimin e të gjitha rrugëve të Ballkanit, Mesdheut dhe Evropës. Shumica e azikërkuesve kërkojnë të arrijnë tek kjo e fundit.

Porti i Durrësit ka kapacitet të regjistrojë dhe të strehojë një numër të madh individësh që përpiqen të kalojnë detin dhe pastaj të shoqërohen në Shqipëri me anije nga agjencia kufitare Frontex.

E gjithë kjo strategji lidhet me faktin se në Shqipëri, refugjatët që nuk kanë të drejtën e azilit mund të riatdhesohen.  Ndërsa ata në nevojë dhe atyre që do t’u jepej azil do të shpërndaheshin në të gjithë BE-në.

Vendi ka disa përparësi nga perspektiva e BE-së. Shqipëria nuk është anëtare e Unionit. Rregullat e Shengenit garantojnë kufijtë e hapur, por nuk zbatohen.

Shqipëria nuk është palë në marrëveshje e “Dublinit” që përcakton udhëzimet për procesin e azilit.

Megjithatë është anëtare e NATO-s, ndërsa po ngre edhe një qendër kundër terrorizmit të ndihmuar nga vetë NATO.

A është gati Shqipëria?

Shqipëria ka një përvojë të mjaftueshme në strehimin dhe kujdesin për refugjatët. Gjatë viteve 1998 dhe 1999 Shqipëria strehoi rreth 1 milionë kosovarë.

Pas rritjes së fluksit të refugjatëve përgjatë vitit 2015, Shqipëria rriti kapacitetet në mënyrë të konsiderueshme për të marrë emigrantët.

Deri më tani, këto qendra pritëse mbeten kryesisht të papërdorura. Mediat shqiptare raportojnë se vetëm disa mijëra azilkërkues aktualisht janë të vendosur në vend.

Neven Cërvenkoviç, zëdhënësi i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR) për Evropën Juglindore, konfirmoi se që nga viti 2017, Shqipëria ka dyfishuar kapacitetin e saj për të strehuar azilkërkuesit.Shqipëria po shihet si shpresa e Bashkimit Evropian, pasi sipas tyre, Shqipëria i plotëson disa nga standardet humanitare të Unionit. Në të vërtetë, UNHCR raporton se Shqipëria i trajton mirë refugjatët.

Ministri i Brendshëm shqiptar Fatmir Xhafaj është duke vizituar kryeqytetet evropiane dhe në takimet e tij bilaterale, ndër të tjera ka diskutuar edhe mbi çështjen e migracionit. Të enjten, Xhafaj ishte në Berlin për të biseduar mbi këtë temë.

Si do të përfitonte Merkel dhe Rama nga marrëveshja për refugjatët?

Në takimin e tij të fundit me kancelarin austriak Kurz, ministri i Brendshëm gjermanm Horst Seehofer tha se e mbështet idenë e qendrave të pritjes jashtë territorit të BE-së.

LEXO EDHE:A do të rrëzohet Angela Merkel?

Megjithatë, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert nuk pranoi të komentonte mbi këtë çështje nisur edhe nga Samiti i ditës së diel që do të mbahet në Bruksel.

Një marrëveshje midis Shqipëris dhe Gjermanisë për çështjen e refugjatëve do të lehtësonte shumë tensionet midis kancelares gjermane Angela Merkel dhe ministrit Seehofer.Një marrëveshje e tillë do të ishte një përmbushje e kërkesës së vazhdueshme të ministrit të Brendshëm gjerman, që azilkërkuesit të vendoseshin në një vend jashtë BE-së dhe në këtë rast, Shqipëria, edhe pse vetë BE do t’i mbikëqyrte në vazhdimësi.

Partia e tij konservatore mund të përfitojë nga një marrëveshje e tillë në zgjedhjet e ardhshme shtetërore të Bavarisë, ku po përpiqet të shmangë alternativën ekstremiste të Gjermanisë (AfD). Ndërsa qeveria e koalicionit gjerman do të rimerrte veten.

Gjithashtu, edhe Shqipëria do të përfitonte nga një marrëveshje e tillë. Duke hapur qendrat pritëse të BE-së, ajo mund të favorizonte forcat më konservatore të bllokut, të cilat janë skeptike për hapjen e negociatave për vijimin e procesit të pranimit të Shqipërisë në BE.

PËRSHTATI TIRANA TODAY  

Tags: çfarëMerkelitpazariperfitojneRamësRefugjatëtvendetZbardhet

TË LIDHURA

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar
Aktualitet

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident në Tushemisht, 3 pasagjerët mbeten të lënduar dhe dërgohen me urgjencë në spital

21:09 | 28/06/2025
Foshnja lihet në makinë në vapë ekstreme, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë
Aktualitet

Foshnja lihet në makinë në vapë ekstreme, policia ndërhyn dhe shmang tragjedinë

20:55 | 28/06/2025
Next Post
ISIS në Shqipëri? Rama përgënjeshtron kryeministrin bullgar. Si qëndron e vërteta?

ISIS në Shqipëri? Rama përgënjeshtron kryeministrin bullgar. Si qëndron e vërteta?

Rama injoron opozitën për integrimin: Pse gënjeni? Do hapet drita jeshile!

Rama injoron opozitën për integrimin: Pse gënjeni? Do hapet drita jeshile!

Revolucioni maqedonas, frikëson regjimet ballkanike

Revolucioni maqedonas, frikëson regjimet ballkanike

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

by mirseda
22:21 | 28/06/2025
0

Gjatë verës, zgjidhni ushqime të lehta për t’u tretur, me pak kalori dhe të freskëta. Shmangni sasitë...

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

22:09 | 28/06/2025
Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

21:49 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com