Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook së fundmi një video përmes së cilës njofton se Njësia Speciale, pas 6 muajsh trajnimesh të specializuara, është gati për të dalë në terren ditën e hënë.
Rama shkruan se Njësia Speciale pritet të dalë në terren për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të sapomiratuar për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar.
“OFL (Operacioni Forca e Ligjit) është Njësia Speciale që pas 6 muajsh trajnimesh të specializuara dhe stërvitjeje me ngarkesë të lartë fizike, del në terren ditën e hënë për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të sapomiratuar për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar”, shkruan Rama.