Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi shprehet se kryeministri Edi Rama po tenton ta shfrytëzojë politikisht situatën tragjike krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit.
I ftuar në “RTV Ora”, Shehi theksoi se Rama po vepron në mënyrë cinike dhe kjo përpjekje që po bën nuk e favorizon.
“Populli shqiptar kur vdiq Enver Hoxha i lau rrugët me lot. Më vjen turp që jemi akoma popull në këtë gjendje, halli që na ka rënë është shumë i madh por nuk duhet të na bëjë të humbim dinjitetin fare. Nuk duhet ta bëjë politikën kaq cinike që të shfrytëzojë çdo gjë që ndodh këtej rrotull. Çfarë është ky vajtues? Punët që duhen bërë nuk janë bërë asnjë. Kanë dalë 50 vetë për të punuar dhe kanë 100 kamera nga mbrapa”, tha Shehi.