Pas rastit me 113 të helmuar në Bulqizë, një tjetër rast po kaq i rëndë raportohet në Kukës. 50 persona janë helmuar nga uji i pijshëm. Në 3 ditët e fundit në qytetin e Kukësit janë shtruar në spital 50 persona, për shkak të ujit të pijshëm.
Banorët e lagjeve “Lagjja e vilave” dhe “Lagjja nr.1” janë sëmurë për shkak të ujit që ata konsumojnë në banesat e tyre. Burime për ‘Dosja.al’ bëjnë me dije se janë bërë analizat e ujit, por nuk publikohen.
Mësohet se uji në një nga lagjet është shumë i ndotur. Kujtojmë këtu se në muajin maj, në Bulqizë u helmuan nga uji mbi 113 persona. Qytetarët ishin të helmuar, me dhimbje barku, të vjella dhe marrje mendsh.