Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

50 euro për një shezlong në Golem, ja kush po ia merr “shpirtin” turizmit shqiptar                                                             

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Sezoni veror ka nisur tashmë edhe për këtë vit, pas disa ditëve “nëntori” në fillimin e muajit qershor. Prej pak ditësh temperaturat janë rritur dhe të gjithë kanë vërshuar drejt plazheve të mrekullueshme të Shqipërisë.

Mirëpo ja cilat janë pyetjet që shtrohen nga çdo shqiptar dhe çdo turist: A janë të mrekullueshme edhe shërbimet në Shqipëri? Si janë çmimet në raport me atë çfarë i serviret pushuesit?

Përgjigjet e pyetjeve të mësipërme jo më larg se dje ua ka dhënë regjisorja Edlira Ruzi, e cila është bazuar tërësisht në eksperiencën e saj personale si pushuese në plazhin e Golemit në Kavajë.

Mjaft e zhgënjyer ajo ka ngritur zërin dhe ka paralajmëruar të gjithë pushuesit se turizmi në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar dhe çmimi nuk është aspak në proporcion me atë çka ofrohet.

Ajo ka shkruar ndër të tjera se pushuesit “detyrohen” që të paguajnë 50 euro për një “shezlong cilësor”, lajm i cili është pasqyruar edhe nga mediat kosovare.

E teksa të gjithë shtetasit e Kosovës e lexojnë këtë lajm, me të drejtë mund të tromaksen nga ky çmim i llahtarshëm që të provokon marramendje.

Prit pak, po taksa 5 euro për Rrugën e Kombit? Nuk duhet harruar pa u përmendur edhe kjo taksë e vendosur për të gjithë qytetarët kosovarë që vijnë në Shqipëri, disa nga halli, e disa për të shijuar disa ditë relaksi.

Çfarë pasojash kanë këto çmime drastike?

Siç edhe ju mund të jeni duke e çuar nëpër mend tani përgjigjen, turizmi po merr tatëpjetën dhe tashmë është e dukshme se çmimet ekstreme po ia marrin “shpirtin” atij!

Ja rrëfimi i plotë i regjisores Edlira Ruzi, për Dritare.net:

“Sapo kalova një fundjavë në plazhin e Golemit dhe duhet ta pranoj se ishte befasuese. Kryesisht për mirë. Të gjithë banorët e komplekseve, që riktheheshin pas ca muaj shiu, panë se dikush kishte punuar edhe këtyre anëve dhe rrugët e trotuaret ishin rregulluar, por më së shumti qenë ndërtuar nga e para.

Kishte mjaftuar ky sistemim që kjo zonë të merrte pamje tjetër. Megjithëse qershor, hotelet vazhdonin të kryenin ndonjë punë të lënë pasdore, por ndërkohë ishin plot më turistë të huaj.

Përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe rifreskimet e fasadave apo i arredimeve kishin sjellë dhe rritje çmimesh. Përveç atyre që vlerësonin faktin se po investohej e gjërat po lëviznin, kishte dhe të pakënaqur. Por pjesa më e madhe e të pakënaqurve zakonisht zhgënjehen nga çfarë u ofrohet prej strukturave. Çmimi është i dyti që përmendet, pasi në momentin që ke hyrë, e ke ndarë mendjen që do të paguash. Kështu që çështja mbetet raporti cilësi-çmim. Nuk i përkas kategorisë që vjell vrer kur sheh çmime të larta. Thjesht largohem kur s’ma mban xhepi ose largohem e zhgënjyer kur vlerësoj se çmimi nuk justifikohet nga ajo çka ofrohet. Siç bëra dhe në këtë rast, kur shezlonget dhe çadrat me kasafortë ishin 20 euro e sipër.

Por secili ka metrin e tij, dhe në të tilla raste metri ynë është subjektiv, aq sa do të ishte turp të bërtisje e të mallkoje. Pronarët në një ekonomi si kjo e jona, tentojnë fitime të majme në kohë rekord. Por edhe kjo mbetet e drejta e tyre për sa kohë që do të ketë klientë të gatshëm të paguajnë. Ndërsa mua më mbetet të zhgënjehem dhe fort madje  kur ‘cilësoren’ më 50 euro e ndan vetëm një litar nga ‘jocilësorja’ prej 300 lekësh. Një hap më tutje dhe gjithçka është më e lirë.

Ju lutem gjithë gojëlëshuarve të mos nxitojnë më shprehjet ‘I bëfshin ilaçe’, frazë nga më të pështirat. Unë në fakt u uroj t’u shkojë mbarë sezoni dhe ato lekë/euro i bëfshin investime dhe paga për të punësuarit në Golem! Ndërsa strukturave lokale do t’ju lutesha të garantojnë ekzistencën e ‘plazheve 300 lekëshe’ sepse kështu siç po ‘duken bathët’ shumë shpejt do të përfundojmë duke u larë vetëm në imagjinatën tonë”.

Tags: 50 Eurogolemnje shezlongturizmi

TË LIDHURA

Aktualitet

Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës! Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

17:55 | 06/06/2026
Aktualitet

“Më kapën prej krahu”/ E reja rrëfen çfarë ndodhi në takimin e Ramës në Vlorë

17:37 | 06/06/2026
Aktualitet

Protesta rikthehet në Zvërnec, qindra qytetarë nga Vlora dhe rrethet vijojnë qëndresën

17:21 | 06/06/2026
Next Post

Xhemi Shehu është fiksuar keq, tregon besëtytnitë më të çuditshme që ka (video)

Rama anulon prezantimin e kandidatit të PS-së në Kamëz, zbulohet arsyeja    

Mos shko or trim!







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Rusia refuzoi ofertën e Ukrainës, Zelensky: Putini humbi shansin për t’i dhënë fund luftës!

by mirseda
17:57 | 06/06/2026
0

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin ka humbur mundësinë për...

Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës! Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

17:55 | 06/06/2026

Dasma e Dua Lipës ndez zemërim në Siçili, banorët protestojnë

17:41 | 06/06/2026

“Më kapën prej krahu”/ E reja rrëfen çfarë ndodhi në takimin e Ramës në Vlorë

17:37 | 06/06/2026

Protesta rikthehet në Zvërnec, qindra qytetarë nga Vlora dhe rrethet vijojnë qëndresën

17:21 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com