Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

5% e vendeve të reja të punës kërkojnë arsim të lartë

5 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
5% e vendeve të reja të punës kërkojnë arsim të lartë

Oferta për vende të lira pune pas pandemisë mori një goditje të fortë, si në drejtim të sasisë, edhe të cilësisë. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, vendet e lira të punës shënuan rritje të lehtë në muajin gusht duke arritur në rreth 2000 oferta në 65 qytete dhe njësi administrative të vendit, por vetëm rreth 5% e tyre janë destinuar për personat me arsim të lartë.

Pjesa dërrmuese e vendeve të lira të punës ofrohen për persona me arsim fillor dhe të mesëm. Të dhënat nga zyrat e punësimit tregojnë se oferta për punë është përmirësuar disi gjatë muajit gusht, por ajo mbetet shumë e ulët në krahasim me vitin normal 2019, ku bizneset ofruan në zyrat shtetërore të punës rreth 40 mijë vende të lira në të njëjtën periudhë.

Sipas të dhënave të kësaj jave, Bashkia e Durrësit ka ofruar numrin më të madh të vendeve të lira të punës me rreth 86 kërkesa. Shumica e kërkesave janë për banakier, kamerier, bukëpjekës, sanitarë, punonjës fasoni, punëtore magazine etj. E dyta me ofertën më të madhe të vendeve të punës është Tirana me 74 vende të lira pune. Oferta e kryeqytetit është e përqendruar kryesisht për kamerier, berber, shofer, edukatore kopshti, punonjës rrobaqepësie etj. Të dhënat tregojnë se 71% e ofertës së punës është për arsimin 8 -9-vjeçar, rreth 25% e ofertës është për arsimin e mesëm dhe më pak se 5% për arsimin e lartë.

Pjesa dërrmuese e pagave të ofruara mbi 90% janë 30,000 mijë lekë në muaj, shumë pak oferta ofrohen për paga deri në 50 mijë lekë. Tregu i punës në Shqipëri edhe para pandemisë vuante nga mungesa e vendeve të punës që ofrojnë nivel të lartë të njohurive.
Modeli ekonomik i vendit bazohet më së shumti te krahu i lirë i punës, teksa vendet e punës që kërkojnë aftësi dhe kualifikime janë shumë të pakta.

Tregjet financiare dhe ato të telefonisë, të cilat në fillim të viteve 2000 nxitën punësimin meë vlerë të shtuar, tani janë maturuar dhe po shkurtojnë stafet për shkak të proceseve të reja të dixhitalizimit që po zëvendësojnë punën nga njerëzit. Nga ana tjetër, mungojnë investimet e huaja dhe ato vendase në sektorë me vlerë të shtuar si në teknologji dhe TIK.
Në pamundësi për të siguruar një punë me pagë të lartë në vend, shumë të rinj i janë drejtuar emigracionit, ndërsa të tjerë që zotërojnë një profesion po punojnë online për kompani të huaja. /Monitor

Tags: ekonomiashqiperivende pune

TË LIDHURA

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur
Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota
Politikë

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë
Aktualitet

Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë

18:29 | 07/03/2026
Next Post
Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit

Çfarë ka ndodhur në botë në 24 orët e fundit

Çfarë po ndodh rreth nesh? Zhvillimet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

Çfarë po ndodh rreth nesh? Zhvillimet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

Vapë përvëluese në gusht, sot temperaturat deri në 40°C

Vapë përvëluese në gusht, sot temperaturat deri në 40°C







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com