Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

47% e të sëmurëve kronikë me diabet dhe hipertension

4 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
47% e të sëmurëve kronikë me diabet dhe hipertension

measuring blood sugar

Të sëmurët kronikë në vendin tonë dominohen nga dy grup diagnozash që kanë përgjegjëse stilin e jetesës. Mungesa e aktivitetit fizik dhe kequshqyerja po përhapin diabetin dhe hipertensionin në masë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2020 gati gjysma e të sëmurëve kronike që trajtohen me rimbursim vuanin nga hipertensioni dhe diabeti.

Bazuar në sistemin e recetës elektronike me rimbursim në vitin 2020, 11,5% e pacientëve kronikë janë trajtuar për diabet Mellitus dhe 36,1% e pacientëve kronik për Hipertension Arterial.

Sipas qarqeve, Durrësi ka përqindjen më të lartë të pacientëve kronik të trajtuar për Diabet Mellitus me 14,5%, ndërsa për Hipertension Arterial përqindjen më të lartë e ka qarku Kukës me 48,4%.

Anketat e INSTAT dhe Institutit të Shëndetit kanë gjetur se përhapja në masë e diabetit dhe hipertensionit vijnë si pasojë e sjelljeve të konsideruara me risk për shëndetin si: konsumimi i alkoolit, pirja e duhanit dhe jeta sedentare. Stili i jetesës ka ndikim të rëndësishëm në rritjen e jetëgjatësisë nëpërmjet parandalimit të shumë sëmundjeve kronike si: hipertensioni, yndyrnat në gjak dhe obeziteti etj.

Sipas studimit të fundit Demografik dhe Shëndetësor (2017/18), 5,0% e grave dhe 36,0% e burrave të moshës 15-49 vjeç ishin duhanpirës. Të dhënat sipas qarqeve tregojnë se përqindja me e lartë e burrave 15-49 vjeç që pinë duhan është në qarkun Vlorë (44,9%) dhe përqindja më e ulët në qarkun Korçë (22,9%). Ndërkohë përqindja më e lartë e grave që pinë duhan është në qarkun e Tiranës (7,2%) dhe përqindja më e ulët në qarkun e Kukësit (0,2%)

Sipas të njëjtit studim, më shumë se 1 në 4 gra (28%) dhe 6 në 10 burra (60%) të moshës 15-49 vjeç kanë konsumuar alkool në 12 muajt e fundit. Përqindja më e lartë e burrave që konsumojnë alkool është në qarkun Fier (88,4%), Berat (87,1%) dhe Lezhë (67,3%) dhe përqindja më e ulët është në qarkun Dibër (28,2%) dhe Kukës (39,1%).

Përqindja e grave të moshës 15-49 vjeç që konsumojnë alkool është më e lartë në qarkun Berat (44,1%), Tiranë (40,7%) dhe Vlorë (36,8%). Ndërkohë përqindja më e ulët është në qarkun Kukës (4,0%), Dibër (5,0%) dhe Shkodër (7,4%).

Aktiviteti fizik është një tjetër faktor me rëndësi të veçantë në shëndetin e njeriut. Rreth 1 në 10 burra dhe gra të moshës 15-49 vjeç përfshihen në aktivitet të rregullt fizik (5-7 ditë në javë). Të dhënat për burrat tregojnë se qarqet me përqindje më të lartë që kryejnë aktivitet fizik janë Tiranë dhe Vlorë, përkatësisht 38,2% dhe 30,7%. Ndërkohë për gratë, qarqet me përqindjen më të lartë të këtij aktiviteti janë Tiranë dhe Elbasan, përkatësisht 28,1% dhe 24,7%./Monitor

Tags: diabethipertensionshqiptaret

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin
Aktualitet

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

21:54 | 27/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon
Aktualitet

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim
Aktualitet

Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim

21:10 | 27/10/2025
Next Post
1000 Euro punonjësit të SHKB-së së burgut: Minimumi, do dhe prokurori!

1000 Euro punonjësit të SHKB-së së burgut: Minimumi, do dhe prokurori!

Mot i kthjellët dhe vranësira për ditën e sotme

Mot i kthjellët dhe vranësira për ditën e sotme

I kërkojnë 1000 Euro të burgosurit, avokati sekser ‘kap’ kamerën e fshehtë

I kërkojnë 1000 Euro të burgosurit, avokati sekser 'kap' kamerën e fshehtë







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin
Aktualitet

Aksident i rëndë në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin

by mirseda
21:54 | 27/10/2025
0

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Krujë–Fushë...

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Tërmeti i fortë në Turqi, magnituda dhe epiqendra

Tërmeti i fortë në Turqi, magnituda dhe epiqendra

21:48 | 27/10/2025
Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim

Lojëra fati në lokalin e policëve në Elbasan, 3 efektivët nën hetim

21:10 | 27/10/2025
Zelensky: Po zgjerojmë mbulimin gjeografik të sulmeve ndaj territorit rus

Zelensky: Po zgjerojmë mbulimin gjeografik të sulmeve ndaj territorit rus

21:05 | 27/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com