Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

35-vjeçarja: Ish-bashkëshorti e donte djalë, ka 15 vjet që nuk e takon vajzën

6 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
35-vjeçarja: Ish-bashkëshorti e donte djalë, ka 15 vjet që nuk e takon vajzën

Emisioni “Historia ime”, në TV Klan solli ditën e sotme historinë e një nëne 35-vjeçare.

Ermira Gjata ka treguar në studio se ka 3 vajza nga dy martesat e saj të mëparshme, një vajzë nga martesa e parë dhe dy vajza nga martesa e dytë.

Martesa e parë ndodhi kur ajo ishte vetëm 17 vjeç dhe marrëdhënia me ish-bashkëshortin e parë ndryshoi kur mori vesh se fëmija që do sillte në jetë ishte vajzë.

Ish-burri nuk e donte vajzë dhe pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre, ai nuk kujdesej për të. Kanë kaluar 15 vjet dhe ai ende nuk pranon të takohet me vajzën e tij.

Mirela Milori: Ti ke 3 vajza?

Ermira Gjata: Po!

Mirela Milori: Sa vjeç janë vajzat e tua?

Ermira Gjata: E madhja është 15, e dyta është 10 dhe e vogla është 8 vjeç.

Mirela Milori: Në fakt ke tre fëmijë nga dy martesa!

Ermira Gjata: Po!

Mirela Milori: Si ndodhi martesa e parë?

Ermira Gjata: U martova me lajmësi me ish-bashkëshortin e parë, ndenja dy vjet e fejuar, ishte një lidhje normale.

Mirela Milori: Sa vjeç ishe?

Ermira Gjata: 17 vjeç!

Mirela Milori: Si e more këtë vendim?

Ermira Gjata: E mora këtë vendim për respekt të prindërve të mi!

Mirela Milori: Mbas dy vjetësh martoheni?

Ermira Gjata: Martesë! Jo tamam martesë, si rrëmbim kur i thonë.

Mirela Milori: Po pse?

Ermira Gjata: As vetë s’e kuptova këtë gjë. Thjesht erdhi më mori, i thashë të kthehesha tek prindërit, por prapë më tha nuk do kthehesh më, thjesht do ju bëjmë një telefonatë prindërve të tu dhe ata do vijnë të të marrin sipas zakonit. Kjo ishte, pastaj qëndrova aty.

Mbas 3-4 muajsh ngela shtatzënë me vajzën. Gjatë shtatzënisë nuk kisha ndonjë problem, në 3 muajt e parë, pastaj filluan disa probleme familjare. Ai nuk pranonte se e mori vesh që ishte vajzë, sot e kësaj dite nuk e takon ka 15 vjet dhe filluan debatet dhe dhunë në familje.

Mirela Milori: Jetonit vetëm apo me prindërit e tij?

Ermira Gjata: Me prindërit e tij!

Mirela Milori: Si ishte marrëdhënia?

Ermira Gjata: Jo e mirë me prindërit e tij. Pastaj erdhi në jetë vajza, as nuk e përgëzonte, as e merrte në krah, thjesht e shtynte.

Mirela Milori: Nuk e donte që ishte vajzë, po si e justifikon?

Ermira Gjata: Asnjë justifikim nuk e jep, thjesht nuk e do. Nuk e pranon si vajzën e vet, thjesht pse ishte vajzë, e donte djalë.

Mirela Milori: Si është marrëdhënia e tyre tani?

Ermira Gjata: Fare, nuk e takon fare vajzën. Vajza e ka takuar kur ka qenë 5 vjeç, thjesht e detyroi zyra përmbarimore që të takojë vajzën, edhe sot e kësaj dite nuk e takon më. /tvklan.al

Tags: 35djaleish-bashkeshortvajzë

TË LIDHURA

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës
Aktualitet

Plagoset emigranti në Shkodër, ndryshon dëshminë: tha se ishte futbollist i KF Shirokës

19:18 | 04/04/2026
Next Post
Zbardhet lëvizja kundër Bashës që do aktivizohet pas 15 marsit

Zbardhet lëvizja kundër Bashës që do aktivizohet pas 15 marsit

Vranësira dhe reshje shiu/ Si do ndryshojë moti gjatë orëve në vijim

Vranësira dhe reshje shiu/ Si do ndryshojë moti gjatë orëve në vijim

“Dje në shesh ishin 500 mijë njerëz”, Berisha bën bilancet

"Dje në shesh ishin 500 mijë njerëz", Berisha bën bilancet







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com