Një person ka tentuar t’i vërë flakën vetes para kryeministrisë ditën e sotme në Tiranë.
Fatmirësisht, mësohet se policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka parandaluar aktin, duke e shpëtuar të riun.
Bëhet me dije se personi në fjalë ishte në gjendje të rënduar psikologjike. 30-vjeçari leu trupin me lëndë djegëse, por një patrullë e policisë që ndodhej aty afër e ka ndaluar. I riu është shoqëruar më pas në Komisariat.