Policia ka dhënë një njoftim zyrtar për 39-vjeçarin i cili tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë.
Sipas njoftimit, shtetasi U.K., mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të vetëdigjet.
Ndërkohë, BalkanWeb raporton se 39-vjeçari që tentoi të digjej është një taksist, të cilit i kanë hequr patentën. Dyshohet se ky ka qenë edhe shkaku pse personi në fjalë ndërmori aktin e rëndë.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.07.2020, tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi U.K., 39 vjeç, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të vetëdigjet. 39 vjeçari është shoqëruar nga Forcat e Posaçme “Shqiponja”. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.