Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

30 Qershori, si do të jetë “Lufta e Madhe”, më e çuditshmja në histori!

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Drejtësia e 2018-tës

“ALBANIAN GAME OF THRONES”/ (Sezoni 3, Episodi 2)

30 Qershori, si do të jetë “Lufta e Madhe”, më e çuditshmja në histori!

Nga: Alfred Peza

Edi Rama, ashtu si “5 Mbretërit sfidantë” e dinte se lufta i kompaktëson radhët brenda oborrit. Përballë frikës së rrezikut më të madh inatet, qejfmbetjet, cmira, uni dhe pakënaqësitë e jetës së përditshme, harrohen.  Familja e tij politike, ishte e madhe. Shumë e madhe. Më e madhja ndër familjet politike në “Mbretërinë shqiptare në Ballkan”. Ai kishte brenda saj më shumë kandidatë për “Fronin e Shpatave”, Princa, Gjeneralë dhe kandidatë për ministra, sa familjet e tjera politike nuk kishin jo vetëm anëtar, por as votues.

Të gjithë anëtarët e familjes së tij, nga i pari tek i fundit, ëndërronin të ishin senatorë. “E çfarë kanë ata të tjerët më shumë se ne”, psherëtinin pothuajse çdo ditë, sa herë që dëgjonin se dikush nga i familjes, sapo ishte ngjitur sadopak në hierarki. Edi Rama sigurisht që e dinte edhe këtë. E sidomos këtë!

“Nëse i jap të gjithëve atë që meritojnë, nuk do kem më asnjë në krah, që të mbretëroj”,- kishte menduar atë dite kur po priste “Këshillin e të Pestëve” në dhomën e hartave të kështjellës. E ta mendosh, që jemi një popull, për të cilin Ahmet Zogu citohet ti ketë thënë një “Fronmbajtësi” tjetër Europian: A e imagjinon dot? Unë jam Mbreti i 800 mijë Mbretërve! Në vendin tim, secili mendon se ka lindur për të qenë Mbret.

Duke ëndërruar që të bëheshin të gjithë të famshëm e të pasur, kishin mbetur historikisht më të varfërit në Europë. Kur e kuptonin se ajo çfarë kishin ëndërruar herët, nuk do të realizohej kurrë, atëherë gjenin zgjidhjet më të shkurtëra për të mbijetuar. Ashtu si në “Game of Thrones”, “të gjithë duan ta dinë të ardhmen e tyre, derisa e zbulojnë atë”.

“Lufta e Madhe” e 30 Qershorit, besohej se mund të zgjidhte disa nga dilemat më të mëdha, që i mundonin në mijërvjeçarin e ri për të cilin shkrimtari i tyre më i famshëm në planet, kishte thënë dikur se “ishte i shqiptarëve”.  Njerëzit e botës shqiptare kishin humbur shumë shanse përgjatë historisë së tyre. Por, sidomos njëri, ai i pas rrëzimit të Murit të Berlinit, ishte më i pafalshmi. Për herë të parë, të gjitha Perënditë i kishin kthyer sytë nga kjo pjesë e Europës dhe nga ky vend.

Sali Berisha ia kishte vënë shqelmin kësaj mundësie më 1997. Megjithatë, i ishte dhënë sërisht shansi më 2005, por pas ikjes nga “Froni i Shpatave” më 2013, nuk ishte tërhequr. Tani më 2019, po kërkonte një mundësi të tretë. E si në sagën epike “unë besoj tek shanset e dyta, por nuk besoj kurrë tek shanset e treta”.

Lufta e 30 Qershorit ishte më interesantja që kishte njohur ndodnjëherë jo vetëm “Mbretëria shqiptare në Ballkan”, por ndoshta e gjithë historia e luftrave të njerëzimit. Sepse ata që niseshin për të pushtuar, gjithmonë e fillonin luftën për të kapur kundërshtarin në befasi. Fundi i luftës edhe mund të negociohej, por fillimi i saj, kurrë.

Në “Mbretërinë shqiptare të Perëndimit” që lufta do të niste më 30 Qershor, ishte njoftuar heret. Madje me Dekret. Nga një “Mbret” sfidant. Nga Ilir Meta. I cili ishte në anën e atyre që donin të negocionin përpara se lufta të fillonte, fundin e saj. Pala e tyre besonte shumë tek aftësia e dredhisë, ndaj për rrjedhojë Sali Berisha shihej prej tyre si “shpëtimtari”. Ndërsa në kampin e “Kurormbajtësit”, Edi Rama e kishte të vetën shpehjen e filmit të bujshëm: “Unë nuk besoj në shpëtimtarë. Besoj vetëm në burra me talent, që do të kenë një rol të rëndësishëm në luftrat që do të vijnë”.

Lufta e 30 Qershorit, ishte e para që në rastin më të mirë do të përfundonte, ne kohën që do të fillonte. Pra fillimi dhe mbarimi do të ishin në të njëjtën ditë. Nëse ndodhte kjo, fitimtare do të ishte kampi i Edi Ramës. Ndërsa në rastin më të keq, lufta në fillim do të përfundonte, pastaj do të fillonin efektet e saj. Nëse ndodhte kjo, fitimtare ishte pala e “5 Mbetërve sfidantë”.

Kjo situatë i ngjante asaj barsaletës me kullën 15 katëshe të Tiranës, e cila niste me pyetjen: Ku është ndryshimi mes rënies nga kati i parë dhe rënies nga kati i 15? Përgjigja ishte: Kur bie nga kati i parë, dëgjohet fillimisht një zhurmë: “Bum”. Më pas, një ulërimë: oooooo… Ndërsa kur bie nga kati i 15, dëgjohet fillimisht një: ooooooo… E cila përfundon vetëm me një: “Bum”.

Kaq edhe për sonte…
Ju çoj të fala të gjithëve!

 

 

Tags: Alfred PezaramaZgjedhjet

TË LIDHURA

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Pse shumë çifte ndahen gjatë pushimeve verore?
Editorial - Opinione

Pse shumë çifte ndahen gjatë pushimeve verore?

10:37 | 16/06/2025
Next Post
“Kur do martohesh?”, Greta Koçi e thotë më në fund

"Kur do martohesh?", Greta Koçi e thotë më në fund

Rama, letër të tretë Bashës: S’keni shans të pengoni 30 qershorin

Rama, letër të tretë Bashës: S’keni shans të pengoni 30 qershorin

Topi i nxori “të palarat”? Berisha: Uroj që t’i ketë dalë frika këtij njeriu

Topi i nxori "të palarat"? Berisha: Uroj që t'i ketë dalë frika këtij njeriu

JU REKOMANDOJMË

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Humbi fluturimin tragjik të ‘Air India’ për shkak të trafikut, gruaja: Ndihem me fat, më shpëtoi jeta

Humbi fluturimin tragjik të ‘Air India’ për shkak të trafikut, gruaja: Ndihem me fat, më shpëtoi jeta

20:45 | 12/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025




TË FUNDIT

VKM/ Qeveria miraton ndryshimin e pronësisë së stadiumit “Niko Dovana” në Durrës
Aktualitet

VKM/ Qeveria miraton ndryshimin e pronësisë së stadiumit “Niko Dovana” në Durrës

by mirseda
19:04 | 19/06/2025
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot transferimin e pronave shtetërore te Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH), me...

Vendimi/ Ngrihet Task-Forcë e posaçme për emigracionin në bashkëpunim me Italinë

Vendimi/ Ngrihet Task-Forcë e posaçme për emigracionin në bashkëpunim me Italinë

17:56 | 19/06/2025
Ana Lika rrëfen sëmundjen neurologjike: Kisha frikë ta tregoja, vajzës i ndërpreva gjirin

Ana Lika rrëfen sëmundjen neurologjike: Kisha frikë ta tregoja, vajzës i ndërpreva gjirin

17:54 | 19/06/2025
Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Nis asfalti në hyrje të Shkodrës, projekti sjell edhe hapësira sportive e argëtimi.

Nis asfalti në hyrje të Shkodrës, projekti sjell edhe hapësira sportive e argëtimi.

17:49 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com