Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

3 kandidatë për kreun e Komitetit Mysliman të Shqipërisë, Hoxha: Presim emra të tjerë

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
3 kandidatë për kreun e Komitetit Mysliman të Shqipërisë, Hoxha: Presim emra të tjerë

Ditën e shtunë në 2 mars, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të zgjedhë kryetarin e ri. Votimi do të zhvillohet në ambientet e Medresesë, prej ku Këshilli i Përgjithshëm do të përzgjedh kryetarin. I cili do të qëndrojë për 5 vite në krye të KMSH-së.

Agron Hoxha, drejtor i Medias pranë Komunitetit Mysliman në një intervistë për Tirana Today konfirmon se deri më tani tre janë kandidaturat zyrtare. Edhe pse aplikimet përfundojnë ditën e nesërme, në 28 shkurt, Hoxha thotë se mund të ketë edhe emra të tjerë të cilët priten të futen në garë.

“Deri më tani, kryetari aktual Skënder Bruçaj është edhe kandidati i natyrshëm  për vazhdimin e një mandati të dytë në krye të këtij institucioni. Përballë tyre kemi dy persona të cilët kanë aplikuar. Është myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, i cili edhe ai ka shprehur dëshirën dhe platformën për të drejtuar këtë institucion.

Kandidati i tretë është imami i xhamisë së Golemit, Gëzim Abdishahu, i cili ka studiuar për teologji në Arabinë Saudite. Ai ka qenë edhe inspektor i Komunitetit për ndërtimin xhamive dhe objekteve të kultit.

Edhe pse këto janë për momentit kandidaturat e vetme, mendoj se mund të ketë edhe persona të tjerë që do të marrin pjesë. Pse jo, natyrisht ka pasur shumë të tjerë që në ambiente më të ngushta kanë shprehur dëshirën dhe idetë e tyre sesi mund ta zhvillojnë më shumë këtë institucion. Ky i fundit është i hapur.”

Votimi i fshehtë do të kryhet nga 35 myftinj nga u gjithë vendi, 12 anëtarë të kryesisë së KMSH dhe 45 anëtarë të shoqërisë civile, që me votë të fshehtë zgjedhin kryetarin me një mandat 5-vjeçar, i cili ka të drejtë ri-kandidimi.

“Në Komunitetin Mysliman instanca që zgjedh kryetarin është Këshilli i Përgjithshëm. Parlamenti mysliman i Shqipërisë përfshihet myftinjtë e të gjitha qyteteve, delegatët apo anëtarët e Këshillit nga shoqëria civile të përzgjedhur nga e tërë Shqipëria; si edhe kryesia e Komunitetit Mysliman. Të gjithë këto së bashku afro 90 persona , me votim të fshehtë zgjedhin kryetarin e KMSH-së.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ditën e shtunë secili nga kandidatët do të dalë përpara zgjedhësve dhe anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm. Aty do të shpalosin platformën dhe idetë e tij sesi mendon ta zhvillojë më shumë këtë institucion.”

Kandidatët duhet të plotësojnë një sërë kriteresh për të qenë pjesë, si të kenë arsim të lartë teologjik, të kenë mbushur moshën 35 vjeç dhe të kenë përvojë pune drejtuese në organet drejtuese të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Drejtori i Medias, Hoxha shprehet se përzgjedhja e kryetarit është një vendim shumë i rëndësishëm, pasi roli i tij në shoqëri është mjaft thelbësor.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është një institucion i rëndësishëm, përfaqësues i myslimanëve në të gjithë vendin. Padashur të hyjë në pjesën e të qenurit si mazhorancë  në raport me popullsinë e këtij vendi. Dhe nëse ka një harmoni a bashkëjetesë fetare me të cilën krenohen të gjithë shqiptarët,  kontributin më të madh e ka dhe bashkësia më e madhe fetare në vend.”/ TIRANA TODAY

Tags: Gëzim AbdishahukandidaturatKomuniteti Mysliman i ShqipërisëKryetariSkënder BruçajvotojneYlli Gurra

TË LIDHURA

Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!
Aktualitet

Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!

21:49 | 06/01/2026
Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’
Aktualitet

Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’

20:01 | 06/01/2026
Flakët përfshijnë një banesë në Klos, zjarrfikësit në vendngjarje
Aktualitet

Flakët përfshijnë një banesë në Klos, zjarrfikësit në vendngjarje

19:30 | 06/01/2026
Next Post
“Thëngjill i zbuluar”, Balla i përgjigjet Berishës: Bëhu gati Zen, halle të mëdha të presin

“Thëngjill i zbuluar”, Balla i përgjigjet Berishës: Bëhu gati Zen, halle të mëdha të presin

Tahiri i pakënaqur me zgjatjen e hetimeve, ka një kërkesë që seanca…

Prokuroria ngre akuza për trafik droge dhe korrupsion ndaj Saimir Tahirit

Çfarë ndryshon midis modelit Majko dhe atij të Edi Ramës?!

Mesazhet me dy kuptime të Pandeli Majkos dhe sinjalet për Ramën







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Kunatat janë si motra? Reagimi epik i Monika Kryemadhit: Avash mo avash, unë me motrën e Ilirit….
Showbizz

Kunatat janë si motra? Reagimi epik i Monika Kryemadhit: Avash mo avash, unë me motrën e Ilirit….

by mirseda
22:03 | 06/01/2026
0

Raporti i Selin me Gretën, si dy kunata në perspektive pasi kjo e fundit ka një lidhje...

Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!

Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!

21:49 | 06/01/2026
Keijsi dhe Stelina bashkë, Selin nuk i ruan vendin Mirit, Kristi ulet pranë saj dhe e puth

Keijsi dhe Stelina bashkë, Selin nuk i ruan vendin Mirit, Kristi ulet pranë saj dhe e puth

21:43 | 06/01/2026
Moti i keq në Kosovë, Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme nga përmbytjet

Moti i keq në Kosovë, Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme nga përmbytjet

20:58 | 06/01/2026
Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’

Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’

20:01 | 06/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com