Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

290 të vdekur, mes tyre 66 fëmijë/ Kur amerikanët rrëzuan avionin iranian

6 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Dy ditë para se aeroplani me pasagjerë ukrainas të binte mbi Teheran, Presidenti iranian Hassan Rouhani i kujtoi botës të mos harronte diçka të ngjashme. Bëhet fjalë për goditjen e një aeroplani ajror Iran Air nga një anije e Marinës amerikane në 1988.

Në bordin e aeroplanit ishin 290 njerëz dhe u qëllua teksa ishte në ajër mbi Gjirin Persik nga Irani në Dubai më 3 korrik 1988. Në një postim në Twitter, Rouhani përdori pikërisht numrin 290.

“Ata që i referohen numrit 52 duhet të kujtojnë gjithashtu numrin 290. #IR655 Kurrë mos e kërcënoni kombin iranian,” shkroi ai në postim.

Numri 52 i referohet numrit të vendeve që Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi të shënjestrojë në Iran nëse Teherani hakmerret për vrasjen në SHBA të gjeneralit të lartë iranian Qasem Soleimani.

Për më shumë se një vit, Marina e SHBA është e angazhuar për të mbrojtur transportin tregtar nëpërmjet Gjirit Persik nga rreziku i luftës Iran-Irak 1980-88.

Irani është përpjekur të bllokojë furnizimin e Irakut përmes ujërave të Gjirit Persik, duke hedhur mina dhe duke gjuajtur raketa në anije.

Lufta arriti pikun në vitin 1987, kur një aeroplan luftarak Irakian ngatërroi anijen amerikane Stark, për një tanker iranian dhe gjuajti dy raketa në të. 37 detarë amerikanë u vranë.

Në 14 prill 1988, një minë iraniane goditi anijen amerikane Samuel B. Roberts, duke e ndarë në mes. Katër ditë më pas, anijet e luftës amerikane të ngarkuara për heqjen e platformave iraniane të naftës, në shenjë hakmarrjeje hodhën raketë mbi ta dhe mbytën një anije iraniane.

Ngjarja e ndodhur në korrik të 1988-ës, trazoi shumë marrëdhëniet mes shteteve. Në fund të luftës Iran-Irak, Amerika vazhdonte të fërkohej me anijet iraniane në Ngushticën e Hormuzit. Në ato orë nga qyteti bregdetar i Bandar Abbas, një avion civil iranian ngrihet me itinerar Dubain, ku qytetarët iranianë shkonin shpesh për të blerë pajisje elektronike.

Anija amerikane e identifikoi si një avion ushtarak iranian F-14 dhe pas paralajmërimeve pa përgjigje e goditi duke e rrëzuar. Mes të vdekurve ishin edhe mes të cilëve edhe 66 fëmijë. Edhe pse Amerika mori përgjegjësinë dhe shprehu keqardhjen, një muaj më pas deklaroi se dhe Irani ka përgjegjësi për incidentin. Pasi lejoi një avion civil të fluturonte në një zonë ku kishte përballje ushtarake.

Irani paditi qeverinë amerikane në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në 1989. Më 1996, SHBA dhe Irani ranë dakord të zgjidhnin padinë. Duke bërë që Amerika të paguante dhjetëra miliona dollarë në kompensim për familjet e viktimave.

Pas rënies së avionit në 8 janar, Kryeministri Kanadez Justin Trudeau, ku 63 kanadez humbën jetën, tha se inteligjenca e Kanadasë dhe inteligjenca e siguruar nga aleatët, tregon se Boeing 737 u qëllua nga një raketë iraniane. Edhe Kryeministri britanik Boris Johnson i bëri jehonë Trudeau./ Burimi: CNN Përshtati: TIRANA TODAY

 

 

Tags: AeroplaniAmerikaIranikryeministriPresidenti iranian Hassan Rouhaniteheran

TË LIDHURA

Aktualitet

Hita: Krimi i organizuar po sofistikohet, po analizojmë grupet kriminale me metod

19:48 | 09/06/2026
Aktualitet

Meçollari në protestë: Rama ka shkatërruar Shqipërinë, Aeroporti i Kukësit pa fluturime

19:24 | 09/06/2026
Bota

Helikopter ushtarak amerikan rrëzohet pranë Ngushticës së Hormuzit, droni shpëton dy pilotët

17:58 | 09/06/2026
Next Post

Ekzekutimi i biznesmenit në Rrëshen, snajperi ishte vjedhur në Kosovë

KED mblidhet më 15 janar, ja çështjet që do të diskutohen

Pack: Nëse Rama e pranon minishengenin pa Kosovën do të bënte tradhti







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Hita: Krimi i organizuar po sofistikohet, po analizojmë grupet kriminale me metod

by mirseda
19:48 | 09/06/2026
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mori pjesë të martën në aktivitetin për prezantimin...

Meçollari në protestë: Rama ka shkatërruar Shqipërinë, Aeroporti i Kukësit pa fluturime

19:24 | 09/06/2026

Tabaku dhe Bylykbashi: Integrimi në BE kërkon reforma, jo vetëm data politike

18:23 | 09/06/2026

Rama i dhuron libër gazetares: “Për lulen time irlandeze, nga një vrasës flamingosh”

18:02 | 09/06/2026

Vjosa Osmani: Qytetarët duan kompromis, ne jemi gati të bashkëpunojmë

18:00 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com