Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

26 vjet FRESSH/Rama flet për negociatat me BE-në, zotimi për të sëmurët me kancer

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
26 vjet FRESSH/Rama flet për negociatat me BE-në, zotimi për të sëmurët me kancer

Në 26-vjetorin e themelimit të FRESSH kryeministri Edi Rama falënderoi të gjithë ata djem dhe vajza që mundësuan që PS të merrte e vetme timonin.

Por, Rama tha se ky besim i shqiptarëve ishte një sfidë, teksa tha se është bërë shumë, por ka ende shumë për të bërë.

“Hapja e negociatave për Shqipërinë është fundi i të gjitha iluzioneve të kujtdo tjetër se Shqipëria mund të shkojë në një drejtim tjetër, përveçse drejtimi ku dielli lind, aty ku perëndon. T’i dalësh sot përballë si barrikadë këtij stacioni historik nuk do të thotë të jesh antishqiptar, do të thotë të jesh qorr dhe shurdh dhe i padobishëm për shqiptarët”, tha Rama duke akuzuar drejtpërdrejt opozitën.

Fjala e Ramës:

Sot festojmë një ditëlindje të radhës të FRESSH. Kemi marrë timonin për të drejtuar të vetëm falë kontributit të djemve e vajzave.

Shqiptarët në shumicë e kanë ndjerë dhe e kanë kuptuar se ishte koha për t’ia besuar të gjithë përgjegjësinë e drejtimit të vendit të vetmes fuqi të përgjegjshme që ka ky vend, që është PS.

Kjo është një sfidë, jo një dhuratë. Sfidë me vetveten, një sfidë përballë atyre influencave të së keqes në politikë që ne i shohim dhe i ndeshim edhe brenda nesh.

Duke qenë se në këtë ditëlindje ne takohemi me të parën, unë që t’i falënderoj sot dhe t’u kujtoj sa shumë kemi për të bërë akoma djemve dhe vajzave nga Vlora, nga Fieri, nga Lezha, nga Kukësi, nga Elbasani.

Kemi bërë shumë, por ka ende shumë për të bërë, mos harroni që ka një betejë për të fituar në Tiranë dhe gjithë Shqipërisë, betejë për të fituar përballë atyre që po bashkohen për veten, jo për të shkruar historinë e Shqipërisë që nënshkruan marrëveshjen e integrimit.

Ne të gjithë e ndjejmë se pritshmëria e madhe e njerëzve që na votuan ka ende një mal të tërë për të kapërcyer për t;u takuar me realitetin e qeverisjes që duam të bëjmë për të gjithë shqiptarët.

Përballë kësaj historie, ne duhet të jemi më kokëulur se asnjëherë që nga njëra anë duhet të vetëkorrigjohemi dhe nga ana tjetër nuk mund t’ia dalim të vetëm por vetëm nëpërmjet komunikimit të përditshëm me njerëzit për t’i dëgjuar e për të përballur dhimbjet që u krijon shteti e për t’ua zgjidhur ato.

Kemi zgjidhur 1114 halle të shqiptarëve nga 1600 kërkesa.

Dje në Mirditë u ngrit një mësuese, e cila rrëfeu situatën e saj dramatike me shëndetin. Është me kancer dhe pasi tregoi për përkushtimin dhe kujdesin e skuadrës së mjekëve në pavionin e onkologjisë, tha se prej disa muajsh i është ndërprerë kura për shkak të mungesës së një ilaçi, i cili kushton shumë.

Ka 2 mënyra për të qëndruar përballë historive të tilla: duke thënë se shteti i poshtër i ka ndërprerë kurën mësueses, sepse nuk i intereson shëndeti i saj.

Mënyra tjetër është për të mos e mbyllur bisedën aty, por për të vazhduar betejën për ta.

Jashtë kësaj bisede se kush është më i zoti, që është betejë e kotë se në fakt dihet kush është më i zoti, ne duhet të mbyllim ciklin dhe t’u sigurojmë shqiptarëve me kancer kurën. Brenda 10 ditëve të ardhshme do u sigurojmë jo vetëm mësues, por të gjithëve që kanë nevojë për atë ilaç që ilaçi të mos ndërpritet më.

Kemi çuar para drejtësisë 35 punonjës hipotekash. Përtej zgjidhjes, duhet të shkojmë te shkaktarët e problemeve. Hapja e negociatave për Shqipërinë është fundi i të gjitha iluzioneve të kujtdo tjetër se Shqipëria mund të shkojë në një drejtim tjetër, përveçse drejtimi ku dielli lind, aty ku perëndon. T’i dalësh sot përballë si barrikadë këtij stacioni historik nuk do të thotë të jesh antishqiptar, do të thotë të jesh qorr dhe shurdh dhe i padobishëm për shqiptarët. TIRANA TODAY

Tags: 26 vjet FRESSHfletme BE-nëme kancernegociatatramatë sëmurëtzotimi

TË LIDHURA

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

22:56 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë
Aktualitet

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025
Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime
Aktualitet

Balluku: Në lotin 7 Elbasan–Qafë Thanë po ndërtohen vepra arti dhe nënkalime

20:33 | 14/06/2025
Next Post
Zbulohet plani, si do të zvarrisë Ivanov ligjin për gjuhën shqipe

Zbulohet plani, si do të zvarrisë Ivanov ligjin për gjuhën shqipe

E gjuajti me çizme, Rama për Kryemadhin: Firma “ÇÇ” ka lloj-lloj kanakarësh…

E gjuajti me çizme, Rama për Kryemadhin: Firma “ÇÇ” ka lloj-lloj kanakarësh...

Incident në Shkup, rrahje mes tifozëve maqedonas dhe shqiptarë

Incident në Shkup, rrahje mes tifozëve maqedonas dhe shqiptarë

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com