Komandanti i zjarrfikëses në Patos, Kozma Çuko ka treguar se si arriti ta shpëtonte 23-vjeçaren që ra aksidentalisht brenda një pusi me thellësi 13 m, në lagjen ‘Mustafa Matohiti’ në qytetin e Patosit.
Çuko thotë për ‘News 24’ se pasi shkuan në vendngjarje u vendos që të ishte pikërisht ai personi që do të lidhej me litar e do të hynte brenda në pus, me qëllim që të shpëtonin 23-vjeçaren Fabjola Serjani, e cila vuante nga sindroma Down.
Ndër të tjera, zjarrfikësi thotë se pavarësisht vështirësisë ia doli të shpëtojë vajzën, e cila u transportua menjëherë drejt spitalit.