Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

20:45/ Milan, Juve e Napoli loja me karrige, 2 vende për 3, kush rri në këmbë?

5 vjet ago
in Kryesore, Sport
20:45/ Milan, Juve e Napoli loja me karrige, 2 vende për 3, kush rri në këmbë?

Gazzetta dello Sport

E fundit e kampionatit është si një lojë karrigesh: 2 vende për 3 garues. Kush do të qëndrojë në këmbë? Kush do të ulet në Champions League? Napoli duket se është në pozicionin më komod. Milani ka pikët, por duhet të luajë në Bergamo  ndaj Atalantës së vendit të dytë. Juve është më pas, por pasi mundi Interin dhe ngriti ‘Coppa Italia’-n, rrethohen nga optimizmi. Me siguri, do të jetë një natë me emocione të forta dhe veshët nga radio ajo e sotmja.

Milani

Pioli bëri mirë në prag të ndeshjes së fundit: më shumë i’u mëshua grupit sesa dërrasës së zezë për taktikat. Dreka në grup, qetësi dhe ndjeshmëri. Kundër Kaljarit, Milani humbi toruan dhe do të jetë me mendje dhe me shpirt nëse fitojnë në Bergamo. Kundër Sempliçit, kuqezinjtë u tradhtuan nga tensioni i ndeshjes dhe faktiqë kundërshtarët tashmë e kishin siguruar mbijetesën. Milani luftoi edhe një herë në shtëpi kundër një kundërshtari të mbyllur prapa, ndërsa jashtë shtëpie, ku është në gjendje të vrapojë, ka mbledhur 16 pikë më shumë (30-46). Në Bergamo do të gjejnë hapësira. Teo Hernandez, një prej të humburve të së dielës së kaluar, do të duhet të bëjë atë që bëri Kieza në Kupën e Italisë. Dhe Calhanoglu, do të duhet të marrë përsipër ekipin si lider. Ata do të jenë shtyllat kryesore, me shpëtimtarin Donaruma, shkëmbin Kesi dhe Leaon që do të duhet të shënojë golat e Ibrës. Atalanta, e zhgënjyer nga finalja e kupës, do të dëshirojë edhe më shumë një vend të dytë historik për të kurorëzuar një sezon fantastik. Le ta pranojmë qartë: Skudeto i Interit, pas 9 të Juves, është historik, por puna e Gasperinit: kualifikimi i 3-të radhazi në Champions League me buxhetin e pagave të 11-in në kampionat (42 milion).

Napoli

Teksa De Laurentis e mban ende Spaletin me shpresa, pret Alegrin dhe mbase flet dhe me Juriçin, Gatuzo është gati t’i kthejë atij një vend në Champions League. Rino është në pragun e një kryevepre: ai i ka dhënë ndjeshmëri, zemër dhe identitet teknik një ekipi të shëmtuar; hyri drejt në brazdën e ideve të tij, me metodat e zakonshme të punës. 27 golat e shënuar në 10 ndeshjet e fundit, kur ai gjeti Osimhenin (7 gola) dhe një sulm të besueshëm, sugjerojnë se ku Napoli mund të kishte arritur me më shumë fat dhe në një mjedis më mbështetës që në fillim. Mirëpo duhet bërë dhe një hap dhe Gatuzo ka përballë Veronën. Është e vërtetë që Juriç nuk ka fituar në 8 ndeshjet e fundit (5 humbje), por është gjithashtu e vërtetë që ekipet e tij janë ndërtuar për të kafshuar këdo. Në një lojë që shpesh ulet deri në duele individuale, të dyshuarit e zakonshëm që krijojnë epërsi me një driblim, Insinje-Zielinski dhe Osimhen, do të thirren në detyrë. Por, pa rikuperimet providenciale të Kulibali, sinkronia Manolas-Rrahmani do të jetë gjithashtu thelbësore në rast se ankthi i golit kërcënon ekipin. Gatuzo atëherë, si Pioli, do të duhet të punojë shumë me psikologjinë e ekipit në orët e fundit para sfidës dhe ta dërgojë ekipin në fillim me moralin më të lartë dhe të motivuar të mundshëm.

Juventusi

Krahasuar me dy kolegët e sprintit, Andrea Pirlo nuk mund të mbështetet vetëm në këmbët e ekipit të tij, por duhet të shpresojë që të paktën një nga dy të tjerët të lërë pikë. Por është e kotë ta mendosh para vërshëllimës së fundit. Më mirë të ulësh kokën dhe të bësh gjithçka për të kaluar Mihajloviçin, i cili nuk dorëzohet. Ai gjithashtu e bëri të qartë dje, si një dhelpër dinake, duke drejtuar paraprakisht fenerët te gjyqtarët që kanë ndikuar një fije në fitoret e fundit të bardhezinjve. Është e vërtetë që Bolonja nuk ka fituar asnjë ndeshje në gjashtë të fundit dhe kundër Juves në Dall’Ara ata kanë fituar vetëm një nga 30 ndeshjet e fundit, në 1998-ën, por është gjithashtu e vërtetë që Sinisha mund të lëshojë një bateri sulmuese dhe të frikshme nga Orsolini te Barrou, nga Vinjato deri te Palasio… është një hapje që, megjithatë, Bolonja shpesh e ka paguar shtrenjtë: ka mbrojtjen e 6-të më të keqe të turneut. Kjo është arsyeja pse Kieza i Kupës së Italisë i karikuar mund të harbojë përsëri sonte: në kampionatin e kaluar, me fanellën vjollcë, ai i shënoi 3 gola Sinishës. Dhe pastaj Pirlo mund të mbështetet tek Kristiano Ronaldon, i zakonshmi, i cili, kur i vjen era rekord, ngre kokën: i mungon një gol për të arritur kuotën 30. Në historinë e gjatë të Serisë A, vetëm dy lojtarë kanë arritur këtë prag në dy sezone: Nordahl dhe Nyers. Pastaj, pasi të ketë kaluar vijën e finishit, Pirlo do të ngrejë kokën dhe do të mësojë fatin e ti. Sidoqoftë sezoni i tij i parë në stol ishte rraskapitës. /përshtati Tirana Today

Tags: JuventusmilannapoliSerie A

TË LIDHURA

Mesazhi i Spiropalit në ditëlindjen e Ibrahim Rugovës: Ishte prijës politik, misionar
Kryesore

Mesazhi i Spiropalit në ditëlindjen e Ibrahim Rugovës: Ishte prijës politik, misionar

10:52 | 02/12/2025
LAJM I FUNDIT/ Veliaj në GJKKO: Prej nëntë muajsh në këtë kafaz metalik, nuk kam parë asnjë faqe
Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Veliaj në GJKKO: Prej nëntë muajsh në këtë kafaz metalik, nuk kam parë asnjë faqe

10:19 | 02/12/2025
Kryebashkiaku në sallën e gjyqit: Jam thirrur për t’u mbrojtur jo për t’u poshtëruar. Ky kafaz …
Aktualitet

Kryebashkiaku në sallën e gjyqit: Jam thirrur për t’u mbrojtur jo për t’u poshtëruar. Ky kafaz …

10:08 | 02/12/2025
Next Post
Yuri Kim: Krenare që jemi aleate me ju! Rama: Falenderim të posaçëm ambasadores

Yuri Kim: Krenare që jemi aleate me ju! Rama: Falenderim të posaçëm ambasadores

Presidenti Meta: NATO aleancë e madhe për popullin shqiptar

Presidenti Meta: NATO aleancë e madhe për popullin shqiptar

Studimi/ Ç’janë tumoret dhe sa na prekin? Çfarë duhet të dimë?

Studimi/ Ç’janë tumoret dhe sa na prekin? Çfarë duhet të dimë?







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025




TË FUNDIT

Shehaj akuzon mazhorancën për presion ndaj drejtësisë
Politikë

Shehaj akuzon mazhorancën për presion ndaj drejtësisë

by mirseda
16:46 | 02/12/2025
0

Është e rëndësishme ajo që po ndodh në Shqipëri, jemi para një momenti historik, të korruptuarit po...

Mogherini në pranga, Zhupa ironizon mazhorancën

Mogherini në pranga, Zhupa ironizon mazhorancën

16:29 | 02/12/2025
Dosja “Buka SHA”, GJKKO shtyn për më 16 dhjetor seancën ndaj Arben Ahmetajt

Dosja “Buka SHA”, GJKKO shtyn për më 16 dhjetor seancën ndaj Arben Ahmetajt

15:13 | 02/12/2025
E rëndë në Elbasan, 15-vjeçari konsumoi fotoksinë, humb jetën në spital

E rëndë në Elbasan, 15-vjeçari konsumoi fotoksinë, humb jetën në spital

15:10 | 02/12/2025
Salianji: Duhet të rikthejmë politikën, qytetarët të bashkohen në protestë dhe reagim me PD-në

Salianji: Duhet të rikthejmë politikën, qytetarët të bashkohen në protestë dhe reagim me PD-në

15:08 | 02/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com