Policia kufitare e Kapshticës ka arrestuar ditën e sotme 4 persona, pasi janë kapur duke ndihmuar disa persona të kalonin kufirin në mënyrë ilegale.
4 të arrestuarit janë kapur në aksin Trestenik-Vishoticë, duke transportuar disa shtetas të huaj kundrejt fitimit prej 200 euro secilit.
Policia bën me dije se kanë rënë në pranga:
O.Z., 30 vjeç, banues në Tiranë.
F.S., 39 vjeç, banues në Tiranë.
I.T., 47 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për vepra penale në fushën e krimeve kundër personit dhe organizimit të lotarive të palejuara).
E.R., 49 vjeç, banues në Korçë.