E enjte, 21 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

20 vjetori i kurorëzimit, mbreti maroken fal 4.764 të burgosur

Ministria e Drejtësisë së Marokut ka bërë të ditur se mbreti maroken Muhammed VI ka falur 4.764 të burgosur.

Sipas Anadolu Agency (AA), ky vendim është marrë me rastin e 20 vjetorit të kurorëzimit. Gjithashtu mësohet se, 31 të burgosurve me dënim me vdekje u është ndryshuar dënimi në burg të përjetshëm, ndërsa 176 dënime me burg të përjetshëm u është ndryshuar në atë me afat.

Po ashtu, është ulur dënimi me burg për 2.477 të burgosur. Në mesin e shfrytëzuesve të amnistisë janë edhe ata që janë të arrestuar në incidentet që shpërthyen në vend në tetor të vitit 2016 si dhe të dënuar për krime terroriste.

Disa janë falur edhe për shkak të problemeve shëndetësore, invaliditetit dhe moshës së shtyrë.

Mbreti Muhammed VI u kurorëzua për mbret të Marokut më 30 korrik të vitit 1999 pas vdekjes së babait të tij, mbretit Hasan i II-të.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rrjedhin dokumentet konfidenciale, si lobojnë shtetet për ngrohjen globale

Një rrjedhje e madhe e dokumenteve të parë nga "BBC News", tregon se si vendet po përpiqen të ndryshojnë një raport shkencor vendimtar, se...

Veshka e derrit transplantohet te njeriu (FOTO)

Për herë të parë, një veshkë derri është transplantuar në një njeri, pa shkaktuar refuzim të menjëhershëm nga sistemi imunitar i marrësit, një përparim...

Shpërthim i fuqishëm gazi në Kinë/Publikohen pamjet ‘apokaliptike’ (VIDEO)

Të paktën 3 persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën në një shpërthim të fuqishëm në një restorant, në qytetin verilindor...

Evi Kokalari i publikon dokumentin Bashës: Të nis një investigim për këto afera

Që kur u shfaq në "Foltoren" e Sali Berishës si një mbështetëse "amerikane" e ish-kryeministrit në “luftën” e tij kundër SHBA-së, Evi Kokalari nuk...

Thellohen spastrimet në PD/Luan Baçi largohet nga kreu i degës në Fier

Lulzim Basha ka marrë një tjetër vendim, për të shkarkuar një tjetër emër nga radhët e PD-së. Dita-ditës, kryedemokrati po fakton se mbetet i...