Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

1925/ Kur Greqia dhe Bullgaria hynë në luftë për shkak të një qeni

6 vjet ago
in Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
1925/ Kur Greqia dhe Bullgaria hynë në luftë për shkak të një qeni

Luftërat kanë filluar historikisht mbi tokën, burimet, fenë dhe politikën. Megjithatë kur njerëzit thonë se “luftërat janë zhvilluar edhe për hiçmosgjë”, ata kanë të drejtë. Në vitin 1925, një konflikt ushtarak shpërtheu mes dy fqinjëve ballkanikë, Bullgarisë dhe Greqisë, për shkak të një qeni.

Historia e ka origjinën tek osmanët, që sunduan një perandori që përfshinte shumë fe, kultura dhe grupe etno-gjuhësore të ndryshme. Mes tyre ishin grekët dhe bullgarët. Greqia e fitoi pavarësinë e saj në vitin 1832, ndërsa Bullgaria bëri të njëjtën gjë shumë më vonë, në vitin 1908.

Perandoria Osmane ishte islamike, ndërsa grekët dhe bullgarët ishin të krishterë, që i përkisnin Kishës Ortodokse Lindore. Greqia dhe Bullgaria, ishin gjithashtu anëtarë të Lidhjes Ballkanike, të cilat kishin luftuar për pavarësinë e tyre. Edhe pse e fituan atë, ata u përballën me kërcënimin e një Perandorie Osmane ende të frikshme.

Të dy kombet, kishin të gjitha arsyet për t’u bashkuar, por kjo nuk ndodhi. Pasi Lidhja Ballkanike shkatërroi pjesën evropiane të Perandorisë Osmane, u formua Shqipëria, duke lënë vetëm Maqedoninë dhe Trakinë Perëndimore, të cilën e dëshironin Sofja dhe Athina. Miqtë e vjetër, bëhen armiqtë e rinj.

Rezultati ishte një numër grindjesh kufitare mes 2 vendeve, që çuan në Luftën e Dytë Ballkanike të vitit 1913. Pastaj shpërtheu Lufta e Parë Botërore. Bullgaria i`u bashkua në aleancë Gjermanisë, Austrisë dhe Hungarisë, dhe ndërmori një sulm kundër Serbisë. Kur lufta përfundoi me një fitore të aleatëve, Greqia u shpërblye për shkak se mbajti anën e kampit fitues në Traktatin e Neuilly-sur-Seine.

Për shkak se Bullgaria u rreshtua më humbësit, u detyrua të heqë dorë nga Trakia Perëndimore, duke i dhënë fund qasjes së saj të drejtpërdrejtë në Detin Egje. Ajo hoqi dorë nga disa territore në Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve (që më vonë u quajt Jugosllavi). Për pasojë, tensionet midis Greqisë dhe Bullgarisë nuk u përmirësuan, as me fundin e Luftës së Parë Botërore.

Sofja më e prekur, nuk i njohu kushtet e traktatit. Ajo nuk besonte se konflikti duhej të përfundonte. Bullgarët nisën sulmet e befta në zonat kufitare me Greqinë dhe Jugosllavinë, por më e dëmtuar ishte Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase (IMRO), dhe Organizata Revolucionare e Trakëve të Brendshëm (ITRO).

Petriç, një qytet në jugperëndim të Bullgarisë që kufizohet me Greqinë, drejtohej nga IMRO si një shtet gati i pavarur. Në 1923, kryeministri bullgar Aleksandar Stamboliski, u përpoq të zbuste tensionet me Greqinë, dhe të përmirësonte marrëdhëniet me pjesën tjetër të kontinentit. Për këtë arsye, ai u rrëzua nga pushteti përmes një grushti shteti. Ai u kap rob nga IMRO, të cilët e torturuan dhe vranë.

Dhe tani të vijmë tek historia me qenin. Një ushtar grek, i vendosur në kufirin greko-bullgar, në pikën e Kemir Kapu të Belacës, mbante me vete një qen. Më 18 tetor 1925, për arsye që nuk janë ende të qarta, qeni filloi të vraponte drejt anës bullgare të kufirit.

Mund të supozohet se ushtari e donte shumë atë qen, për shkak se pavarësisht nga grindjet e shpeshta që kishin lënë qindra të vdekur në të dyja anët, ushtari nisi të vrapojë pas tij, duke harruar rrezikun me të cilin do përballej. Ai po vraponte drejt territorit bullgar, kur u vra menjëherë nga një roje kufitare bullgare.

Rojet kufitare greke u kundërpërgjigjën, duke gjuajtur ushtarët në anën bullgare. Gjatë pezullimit të përleshjes, një kapiten grek dhe ndihmësi i tij ngritën shaminë e bardhë, vrapuan në hapësirën midis dy pikave kufitare dhe kërkuan qetësi. Mundësia ishte shumë e mirë për t’i rezistuar – bullgarët qëlluan, duke vrarë kapitenin dhe plagosur ndihmësin, që e ktheu trupin e pajetë të eprorit në anën greke.

Sidoqoftë, versioni zyrtar që u publikua asokohe në gazetat greke, e harroi qenin. Sipas shtypit, disa roje kufitare bullgare, sulmuan pa asnjë arsye postën greke në Belacia. Gjatë sulmit, kapiteni grek dhe një roje ishin vrarë. Sa i përket qenit, fati i tij mbetet i panjohur, por Bullgaria dhe Greqia ishin tashmë në prag të luftës.

Bullgaria shprehu keqardhjen për incidentin, dhe tha se ishte një keqkuptim i tmerrshëm. Ata propozuan ngritjen e një komisioni greko-bullgar, për të hetuar ngjarjen. Gjithçka mund të ketë kishte përfunduar aty, po të mos ishte për gjeneral-lejtnantin grek Teodoros Pangalos.

Pangalos kishte rrëzuar nga froni mbretin Konstantin I të Greqisë, kishte themeluar Republikën e Dytë Greke, dhe udhëhequr grushtin e shtetit, që e vendosi atë në postin e kryeministrit, dhe më vonë të presidentit të vendit.

Si president, ai pezulloi lirinë e shtypit, zhvleftësoi monedhën greke, dhe madje diktoi se sa të gjata duhet të ishin fundet e grave (jo më të larta se 30 cm mbi tokë…përndryshe).

Pangalos u dha bullgarëve një ultimatum. Ata duhej t’i ndëshkonin ushtarët përgjegjës për vrasjet, dhe të kërkonin ndjesë zyrtarisht, si dhe të paguanin 2 milionë franga kompensimin  familjeve të viktimave. Bullgarët kishin vetëm 48 orë kohë për ta bërë atë, në të kundërt do të kishte pasoja.

Bullgaria refuzoi, ndaj më 22 tetor 1925, Pangalos urdhëroi trupat e tij të mësyjnë në Bullgari, ku ata pushtuan qytetin e Petriç dhe fshatrat përreth. Bullgarët reaguan, por grekët ruajtën kontrollin e tyre mbi qytetin dhe zonën përreth. E dëshpëruar, Bullgaria bëri thirrje për ndërhyrjen e Lidhjes së Kombeve (pararendëse e OKB-së).

Lidhja vendosi për një armëpushim, kërkoi që Greqia të tërhiqej menjëherë, dhe të kompensonte Bullgarinë për pushtimin e saj. Greqia e akuzoi Lidhjen për hipokrizi, duke i përmendur Incidentin e Korfuzit të vitit 1923, kur Italia sulmoi ishullin grek të Korfuzit, dhe Lidhja u bë palë me agresorin.

Pangalos argumentoi se Lidhja kishte dy standarde: një për kombet e fuqishme si Italia, dhe një tjetër për ato më të dobëta si Greqia. Megjithatë, ai nuk kishte zgjedhje tjetër. Lidhja dërgoi atashe ushtarakë nga Franca, Italia dhe Britania, për të mbikëqyrur tërheqjen greke nga Bullgaria. Rreth 50 bullgarë vdiqën gjatë pushtimit të shkurtër grek. Ndërsa, Greqia ishte urdhëruar t’i paguante Sofjes 45 mijë sterlina kompensim./ Tirana Today

Tags: BullgariaGreqiane lufteqeni

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Berisha publikon denoncimin: Një i armatosur ka terrorizuar nxënësit në Elbasan

Berisha publikon denoncimin: Një i armatosur ka terrorizuar nxënësit në Elbasan

Kryemadhi për rikthimin e vizave: Goditje e madhe për shqiptarët

Kryemadhi për rikthimin e vizave: Goditje e madhe për shqiptarët

Rikthimi i vizave/ Flet zëdhënësja e KE: Nuk kemi kërkesë nga Holanda

Rikthimi i vizave/ Flet zëdhënësja e KE: Nuk kemi kërkesë nga Holanda

JU REKOMANDOJMË

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025




TË FUNDIT

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar
Aktualitet

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar

by mirseda
23:04 | 02/08/2025
0

Ngjarja ndodhi orët e vona të mbrëmjes së sotme te rrethrrotullimi i Skeles. Krimi dyshohet se ka...

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë! Makina përplas këmbësorin

22:40 | 02/08/2025
Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

20:02 | 02/08/2025
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com