Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

16 vite me rrjetin social/ Cilat postime marrin më shumë reagime

6 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
16 vite me rrjetin social/ Cilat postime marrin më shumë reagime

Facebook është një sot rrjeti më i madh i mediave sociale në botë. Ai u themelua më 4 shkurt 2004 nga Mark Zukerberg, së bashku me studentët dhe shokët e tjerë të Universitetit të Harvardit Eduardo Saverin, Endrju Mekallum, Dastin Moskovic dhe Kris Hjuxh.

Themeluesit e kufizuan fillimisht anëtarësimin në faqe për studentët e Harvardit, dhe më pas studentët e universiteteve të Kolumbias, Stenfordit dhe Jeilit. Ndërkohë që nga viti 2006, cilido që pretendon se është të paktën 13-vjeç, lejohet të ketë një llogari në Facebook, megjithëse kjo mund të ndryshojë në varësi të ligjeve nga vendi në vend.

Facebook ka sot më shumë se 2.4 miliardë anëtarë aktivë. Por kompania përballet me problemin serioz të llogarive të rreme. Vetëm në vitet 2018-2019, ajo gjurmoi dhe mbylli mbi 3 miliardë llogari të rreme. Kritikët e saj, thonë se Facebook nuk është në gjendje të thotë sesa përdorues realë ka.

Një tjetër sfidë për këtë media të madhe sociale, është privatësia e përdoruesit, (skandali me të dhënat personale i Cambridge Analytica), manipulimi politik (siç ndodhi me zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016), efektet psikologjike siç janë varësia dhe vetëvlerësimi i ulët, apo përmbajtja që disa përdorues i konsiderojnë të pakënaqshme, përfshirë lajmet e rreme, teoritë e konspiracionit, dhe shkeljet e të drejtës së autorit. Gjithsesi, në 16-vjetorin e tij Facebook, krenohet me shumë arritje.

Ja cilat janë ato, sipas të dhënave të publikuara nga vetë kompania:  

Facebook ka 2.45 miliardë përdorues aktivë mujorë.

Numri i përgjithshëm i përdoruesve aktivë, përmes celularit është 2.2 miliardë.

India renditet e para, për sa i përket numrit të përdoruesve në Facebook, me mbi 269 milionë të tillë.

Femrat e moshës 18-24 vjeç, dhe meshkujt midis grupmoshës 25 -34 vjeç, përbëjnë grupin më të madh demografik të përdoruesve të Facebook.

Njerëzit hyjnë në Facebook mesatarisht 8 herë çdo ditë.

Përdoruesit e aplikacioneve, shpenzojnë mesatarisht 57 minuta në ditë në Facebook.

Përdoruesit e Facebook, kalojnë mesatarisht 38 minuta në ditë duke e përdorur platformën.

43 për qind e përdoruesve, i marrin lajmet pikërisht nga Facebook.

Deri tani, përdoruesit e Facebook kanë bërë në total mbi 2.5 trilionë postime.

Përdoruesit e Facebook, bëjnë mesatarisht 2 miliardë kërkime çdo muaj.

500 milionë histori në Facebook shpërndahen (bëhen share) çdo ditë.

2 miliardë shikues, kanë panë të paktën një herë videot në ‘Facebook Live’.

Postimet video marrin të paktën 59 për qind më shumë reagime, sesa llojet e tjera të postimeve.

Gjatësia maksimale e një videoje në Facebook është 240 Minuta (4 orë), me një madhësi maksimale 4 Gigabajt.

Gjatësia optimale e një video në Facebook, është midis 3-5 minuta.

Videot live në Facebook, kanë një shikueshmëri 3 herë më të madhe, se sa ato që nuk janë live.

Postimet e publikuara në mes orës 21.00 dhe 23.00 të mbrëmjes, duket se marrin më shumë ndërveprim nga të tjerat.

Nëse dëshironi të keni më shumë reagime nga të tjerët për postimet tuaja, shkruajini ato shkurt, me jo më shumë se 50 gërma, numra apo simbole të tjera.

Rezulton se dashuria është emocioni më i fuqishëm, duke shkaktuar 46 për qind të reagimeve të përdoruesve të platformës.

Rreth 93 për qind e bizneseve në SHBA, janë aktive në Facebook.

Rreth 20 miliardë mesazhe, shkëmbehen mesatarisht çdo muaj mes njerëzve dhe bizneseve.

Që nga viti 2019, janë krijuar 60 milionë faqe të biznesit lokal.

49 për qind e përdoruesve të Facebook, pëlqejnë faqen e një marke për të treguar mbështetjen e tyre.

1.6 miliardë përdorues të Facebook, janë të lidhur me një biznes të vogël në këtë platformë.

Mbi 90 për qind e të ardhurave nga reklama në Facebook, vijnë përmes celularit.

Shkalla mesatare e angazhimit për një postim në Facebook është 3.91 për qind.

Të ardhurat mesatare globale të Facebook janë 16.9 milionë dollarë në ditë.

TIRANA TODAY

 

Tags: facebookpërdoruesrrjet social

TË LIDHURA

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?
Kuriozitete

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

14:40 | 09/03/2026
“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”
Bota

“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”

13:50 | 09/03/2026
Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale
Bota

Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale

13:04 | 09/03/2026
Next Post
Yuri Kim i shkoi Bashës në zyrë, ambasada e SHBA zbulon porositë

Yuri Kim i shkoi Bashës në zyrë, ambasada e SHBA zbulon porositë

‘Gara në PS’/ Balla jep komentet e tij mbi votimin

Balla zbulon kur voton Shqipëria

Vila e makina luksoze, çfarë sekuestroi ‘anti-KÇK’-ja në Shkodër

Vila e makina luksoze, çfarë sekuestroi 'anti-KÇK'-ja në Shkodër







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Analiza e REL: Ballkani përballet me pasiguri të re mes luftës SHBA-Iran
Kosovo

Analiza e REL: Ballkani përballet me pasiguri të re mes luftës SHBA-Iran

by mirseda
19:18 | 11/03/2026
0

“Po vjen së shpejti” dhe “Ju kemi dhënë paralajmërimet tona” – këto janë disa nga mesazhet e...

Trump premton siguri për anijet në Ngushticën e Hormuzit: Do të ndodhë shumë shpejt

Trump premton siguri për anijet në Ngushticën e Hormuzit: Do të ndodhë shumë shpejt

19:16 | 11/03/2026
Policia e Prishtinës i vë prangat Gjestit

Policia e Prishtinës i vë prangat Gjestit

19:10 | 11/03/2026
Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin

Aksident në galerinë e kromit “Klosi” në Bulqizë, firma mban të fshehur rastin

18:59 | 11/03/2026
Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti

Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti

18:59 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com