Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

110 vjet më parë/ Patrioti Sali Butka me 50 kolonjarë në Kuvendin e Junikut

3 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
110 vjet më parë/ Patrioti Sali Butka me 50 kolonjarë në Kuvendin e Junikut

Nga Kujtimet e Muharrem Butkës, djalit të Sali Butkës

Babaj im, Sali Butka, e mbante njërin vesh në Kolonjë dhe tjetrin në Kosovë. Gjithnjë, sa herë që s’kishte lajme, pyeste: “Mor po ç’bëhet andej nga Kosova?”. Plaku e quante vendi i trimave dhe donte të hidhej njëherë në Kosovë.

Ishte fillim maji i vitit 1912, kur papritur mbërriti në Butkë ftesa dorazi, firmuar nga patrioti i madh, Hasan Prishtina ku Sali Butka ftohej që të shkonte në Kosovë, të merrte pjesë në Kuvendin e Junikut. Të gjithë u habitëm. Po nuk e merrni dot me mend, se si e shikonte Plaku atë letër… Gjithë kurreshtje e sikur nuk donte t’u besonte syve. Ne nuk e dinim ku binte Juniku! Mësuam, pastaj, se ishte afër Pejës. Pa humbur kohë Plaku zgjodhi vetë 50 djem si drerë, patriotë kolonjarë dhe, si u përgatitën, u nisën për në Junik ku do të mbahej Kuvendi. Ne na dukej sikur Plaku po merrte një aventurë. Por ai nuk pyeste njeri kur ishte fjala për Lirinë e Pavarsinë e Mëmëdheut. “Eshtë ngjarje e madhe kombëtare”, -tha dhe u nis.

Nisja ishte shumë interesante, me kuaj të zbukuruar me velenxa të kuqe e me stolira të tjera, si për dasëm. Parrulla që do të përdornin “kalorsit dasmorë” gjatë udhëtimit për çdo rast ishte “Do të shkojmë në një dasëm në Kosovë”. Po ku? Emrin e qytetit e mbanin sekret.

Nuk e dinim sa ditë udhëtuan derisa arritën në Junik dhe sa ditë do të rrinin atje. Prisnin me ankth, se kur do të kthehej Plaku me 50 djemtë kolonjarë. Kishim frikë se mos u ndodhte gjë rrugës se, ishte vërtet një gjendje e ndezur! I mbanim veshët ngrehur mos merrnim ndonjë lajm. Ishin ditë të ngarkuara me ankthin e pritjes.

Rrëfimi pas kthimit nga Juniku

Po ja, një ditë Plaku, u dha në Butkë. U gëzuam pa masë. Të gjithë ishim kurjozë të mësonim, se si kishte shkuar Kuvendi. Sidomos Ganiu ishte i paduruar. E rrethuam Plakun, ne një pjesë e çetës, se të tjerët ishin shpërndarë dhe e “mbytëm” me pyetje. Ai na tregoi shumë i frymëzuar.

Ai Kuvend, tha, ishte kuvend kombëtar, kuvend për bashkim. Ishte balli i historisë për fatet e Vatanit. Pastaj tregoi për atmosferën që sundonte, për plaformën politike dhe ushtarake që u diskutua, për vendimet që mori.

Pesë ditë dhe netë vazhdoi Kuvendi, nga 21-25 maj 1912. E mblodhi Hasan Prishtina, me Isa Boletinin, me Bajram Currin e patriotë të tjerë të mënçur; të pushkës e të mendjes. Po aty ndjehej edhe dora e Ismail be Qemalit. 250 delegatët patriotë të dëgjuar nga gjithë Shqipëria: nga vilajeti i Kosovës, sanxhaket e Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit, po dhe të Jugut edhe ne 50  kolonjarët, i dhanë zjarr kuvendit. Kjo pjesëmarrje i jepte ngjyë kombëtar. Ngjante me kuvendin e Lezhës. Burra e djem dhe malësorë të ardhur nga katundet përqark e kishin rrrethuar Junikun nga të katër anët. Të gjithë të armatosur. Nuk përmbaheshin nga brohoritjet. M’u duk sikur vëllëzërit kosovarë ishin ngritur si qëmoti, në kohë të Skënderbeut.

Të pesta ditët e kuvendit ishin njëra më interesante se tjetra. Ganiu, si i paduruar që ishte, e pyeti prapë, se ku o mblodh gjithë ai kallaballëk?

Nëpër odat e kullave,- tha Plaku. Ishte vërtetë një gjë e veçantë, prandaj i thoshin dhe kuvendi i kullave.

Kuvendi ishte zjarr që e ndezi Lëvizjen. Dhamë besën e u betuam njezëri që të vazhdonim kryengritjen e armatosur për çlirimin e Shqipërisë, për liri e pavarësi kombëtare. Kryengritja do të përmblidhte gjithë Shqipërinë, Veri e Jug dhe miratoi këto kërkesa:

-Caktimi i kufijve të Shqipërisë, -Ngritja e flamurit kombëtar, -Krijimi i një administrate shqiptare, -Njohja e gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare, -Caktimi i një guvernatori të përgjithshëm, që do të zgjidhej nga një familje e njohur e vendit dhe, së fundi, -Plotësimi i këtyre kërkesave të garantohej nga Fuqitë e Mëdha.

Më të shumtit, në Kuvend, u shprehëm dakord me vendimet dhe u betuam që t’i realizonim. Po kish edhe nga ata që e kishin akoma mendjen të rrinin nën Turqinë. Po u goditën ashpër në atë mbledhje. Kështu Juniku hapur fare kërkoj shkëputjen nga Perandoria Osmane duke kerkuar autonomi.

Më 25 maj Hasan Prishtina, burrë madhështor, 400 derhemsh, doli në tribunë dhe lexoi me zë të fuqishëm vendimet që ishin marrë. Betimi i tyre tronditi dhenë: “Betohemi për Liri a vdekje”!

“Atdheu, tha Hasan Prishtina me zë të lartë, pret prej nesh bashkimin… Sot dita e minutat janë afruar për ta shpëtuar prej të këqijave të xhonturqve: “A shpëtim, a vdekje””! Fjala rrodhi porsi plumbi, gjuha nxirrte vetëtima, zemëra na u ndez flakë, në kuvend me burra trima…

Po ç’tu them për mitingun! Ishte  shumë, shumë më i madh se ai i shkronjave të Korçës, që bëmë ne, 2 vjet e ca më parë; me një ndryshim, se mitingu shkronjave i Korçës ishte paqësor, pa armë, ose me armë fshehur nën gunë, mitingu i Junikut ishte me armë, me thirrje e me krisma. Mitingu i Korces bëhej për lirinë e shkronjave, mitingu i Junikut e kishte gishtn te këmbëza e pushkës për lirinë e pavarsinë. Mijëra burra, banorë të Junikut që mbanin rrethuar qytetin vazhdonin papushim betimin: “O vdekje, o liri”.

Kuvendi mbaroi. U përshëndoshëm me Kosovarët dhe  më 26 të majit, pa zbardhëllyer dita, u nismë për t’u kthyer në vendet tona. Lamë pas Junikun me krisma pushkësh, jehona e të cilave dhe betimi e besa na ndiqnin pas… Binte gjthandej erë liri.

Do të bëhet Shqipëria, – tha Plaku, do të bëhet. Ka burra trima e të mënçur që po i dalin zot. Takimi dhe njohja me Hasan Prishtinën, me Isa Boletinin, me Bajram Currin, burra trima e me famë të madhe, Plakut i kishin mbetur në mendje. “Janë mëmëdhetarë të besës e, për Atdhenë, marrin zjarr, si gur stërtalli”. Me këta patriotë të mëdhenj Plaku e vazhdoi bashkëpunimin kombëtar.

Kuvendi i Junikut e kishte mbushur Plakun me frymëzim e gëzim të paparë. Por rrinte edhe i menduar. E tundi Kosova, na tha, me atë Kuvend”. Ndjente përgjegjësi, se duheshin zbatuar vendimet historike edhe më këtë anë. O burrani, tha, të ngrejmë sa më shumë çeta, t’i mbushim me sa më shumë luftëtarë. Dasma e madhe ka filluar. Kemi Kuvendin e Frashërit përpara.

*

Na sollën gazetat që shkruanin për Kuvendin. Mes të tjrave na bëri përshtypje: “Filloi të rrjedhë gjak i ri në Junik, Gjakovë, Pejë, Prizren, Lumë, Guci, Shkodër, Prishtinë e në të gjitha trevat shqiptare”.

Një ditë kur çeta ishte e mbledhur Plaku më tha të lexoja para luftëtarëve një vjershë. Dhe unë e recitova përpara të gjithëve me zjarr:

Kosovarë e Kolonjarë

Dorazi më erdhi letra

shkruar nga Hasan Prishtina,

në Junik bëhet Kuvendi

më thërrite që të vinja.

Kolonjë, o moj Kolonjë,

Ç’fjalë Kosovës t’i kthejmë?

Djemtë për këtë i rrita,

me të pritur ore s’gjejnë.

Pesëdhjetë djem si drerë

më ndoqën pas këtë herë,

na thërriti Shqipëria

atje ku dëgjoi manxerrë.

Mu fanit Gjergj Kastrioti

dhe Abdyl Frashërioti,

m’u duk sikur Shqipëtarët

ishin ngritur si qëmoti.

Junik kuvend historie

që more shumë vendime:

kryengritja do të niste,

në të gjithë Shqipërinë.

Fjala rrodhi porsi plumbi,

gjuha nxirrte vetëtima,

zemëra na u ndez flakë,

në kuvend me burra trima.

Dhe së toku djemtë tanë

kosovarë e kolonjarë,

kombëtarë nga çdo anë,

kjo luftë do vejë mbarë.

Është një nga vjershat e tij më të bukura e më të fuqishme për këtë Kuvend Historik Kombëtar, që i kishte lënë aq shumë përshtypje dhe e kishte frymëzuar aq shumë Plakun e Butkës.

Tags: KolonjekosoveMuharrem Butkasali butka

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Qytetari: M’u lodh gruaja e i bleva brumatriçe, pajisja nuk punon…

Qytetari: M’u lodh gruaja e i bleva brumatriçe, pajisja nuk punon…

Diell e temperatura të larta për sot

Diell e temperatura të larta për sot

Nga vendet ekzotike në Spanjë e Portugali. Ku do të pushojnë shqiptarët këtë vit?

Nga vendet ekzotike në Spanjë e Portugali. Ku do të pushojnë shqiptarët këtë vit?

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

Nis numërimi i votave, Arlind Qori: Jam shumë optimist për Lëvizjen Bashkë!
Aktualitet

Nis numërimi i votave, Arlind Qori: Jam shumë optimist për Lëvizjen Bashkë!

by mirseda
22:53 | 11/05/2025
0

Kryetari i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, gjatë një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV,...

Pusteci hap garën: PS vs PD në 3 kutitë e para të bashkisë më të vogël të Korçës

Pusteci hap garën: PS vs PD në 3 kutitë e para të bashkisë më të vogël të Korçës

22:48 | 11/05/2025
Një kuti me vota klasifikohet e pavlefshme në Kamëz, fletët nuk ishin sipas procedurës

Një kuti me vota klasifikohet e pavlefshme në Kamëz, fletët nuk ishin sipas procedurës

22:46 | 11/05/2025
Incident në afërsi të një qendre votimi në Tiranë, policia shoqëron disa qytetarë

Incident në afërsi të një qendre votimi në Tiranë, policia shoqëron disa qytetarë

19:18 | 11/05/2025
Zgjedhjet e 2025/ Përfundon afati zyrtar i procesit të votimit

Zgjedhjet e 2025/ Përfundon afati zyrtar i procesit të votimit

19:10 | 11/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com