Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

10 “sekretet” e Kim Jong-un që i zbuluan shokët e tij të shkollës

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
10 “sekretet” e Kim Jong-un që i zbuluan shokët e tij të shkollës

Diktatori Kim Jong-un është padyshim një nga figurat më enigmatike në botë. Kur ishte i ri, ai u dërgua për shkollim në Zvicër. Sigurisht, miqtë e tij të shkollës nuk e dinin se i biri i kujt ishte. Sot, ai është lideri i shtetit më të izoluar në botë, ndërsa ish-miqtë e tij të shkollës kanë treguar 10 gjëra që me siguri nuk i dinit për Kim Jong-un.

  1. Adhuron Air Jordan!

Kur ishte adoleshent, Kim ishte i fiksuar me basketbollin, sidomos me ekipin Chicago Bulls. Dhomën e tij e kishte të mbushur me foto të ekipit, ndërsa pranë mbante gjithmonë atletet Air Jordan.

  1. Kishte pseudonim

Ai nuk donte të njihej si djalë i diktatorit, prandaj u prezantua si Pak Un, ndërsa thoshte se është fëmija i një punëtori të Ambasadës së Koresë së Veriut në Bernë.

  1. Kishte suitën e tij

Në Zvicër bënte jetë të mirë. Në çdo çast kishte koreanoveriorët që punonin për të si shërbëtorë, si asistentë e truproje. Dy nga ta xhironin çdo ndeshje të tij të basketbollit. Shokët çuditeshin e mendonin se kjo është një traditë e tyre.

  1. Fliste shumë

Edhe pse familja e tij bënte të pamundurën ta mbante të fshehur identitetin e tij, Kim fliste shumë dhe disa herë tregoi kush ishte. Kur një ditë këtë ia tha mikut të tij, ai nuk e besoi.

  1. S’i duronte makaronat e ftohta

Miku i tij, Joao, e vizitonte shpesh Kimin në suitën e tij, në kuadër të Ambasadës së Koresë së Veriut. Ai tregon se si shpërtheu Kimi, kur një herë kuzhinieri ia shërbeu makaronat e ftohta. “U habita, se rrallë sillej ashtu”, tha Joao.

  1. I adhuronte “tutat”

Kim donte të ndihej rehat, kështu që vishej shpesh me tuta Nike.

  1. Nuk ishte i kthjellët

Edhe pse ishte dy vjet më i vjetër se shokët e tij, për shkak të njohurive të dobëta të gjuhës gjermane, rrallë merrte nota të mira. Gjatë vitit të parë të shkollimit, ka munguar 75 ditë, e gjatë vitit të dytë 105 ditë.

  1. Nuk ngopej me djathë

Gjatë qëndrimit dyvjeçar në Zvicër, Kim kishte oreks të madh. E adhuronte djathin zviceran, madje ai dërgoi kuzhinierë në shkolla më të njohura kulinare në Evropë për të mësuar sekretet e prodhimit të djathit të mirë. Nga viti 2012 ka shtuar 40 kilogramë, për shkak të djathit.

  1. I pëlqen filmat aksion

Kim nuk gjendej mirë në ambientet shoqërore, sidomos në prani të femrave, ndaj kalonte shumë kohë para televizorit. Kur nuk shikonte basket, donte filmat aksion.

  1. U zhduk

Atij i kishte mbetur edhe pak për ta përfunduar shkollën, kur më 2000 zhduket pa shpjegim nga internati. Shokët kishin menduar se është sëmurë e do të kthehet, por kjo nuk ndodhi kurrë.

Tags: Kom Jong unsekretet

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht
Kuriozitete

Përdorimi i telefonit në errësirë totale, mund të të dëmtojë sytë përjetësisht

22:44 | 13/10/2025
Unaza inteligjente e Samsung fryhet dhe i ngec në gisht, YouTuberi humb fluturimin dhe përfundon në spital
Bota

Unaza inteligjente e Samsung fryhet dhe i ngec në gisht, YouTuberi humb fluturimin dhe përfundon në spital

14:56 | 06/10/2025
Next Post
Sa ditë pushimi të paguara kanë shqiptarët në vit? Krahasimi me shtetet e tjera

Sa ditë pushimi të paguara kanë shqiptarët në vit? Krahasimi me shtetet e tjera

Huligani dëshmon: Donim ta vrisnim Zaevin, por nuk patëm sukses

Huligani dëshmon: Donim ta vrisnim Zaevin, por nuk patëm sukses

Macron: Të reformohet BE, përndryshe përballemi me “Frexit”

Macron: Të reformohet BE, përndryshe përballemi me "Frexit"







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Aksident në punë në Peqin ,humb jetën inxhinieri, arrestohet Enver Hoxha,drejtues teknik i kantierit
Aktualitet

Aksident në punë në Peqin ,humb jetën inxhinieri, arrestohet Enver Hoxha,drejtues teknik i kantierit

by mirseda
13:50 | 25/10/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Paulesh, në Peqin, ku një inxhinier...

Turisti bie nga muri i Panteonit në Romë, humb jetën 69-vjeçari japonez

Turisti bie nga muri i Panteonit në Romë, humb jetën 69-vjeçari japonez

13:48 | 25/10/2025
Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve. Ja emrat në garë

Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve. Ja emrat në garë

12:18 | 25/10/2025
“Shaka me Aliyev, jo tallje me Trump”, Rama: Ishte humor miqësor

“Shaka me Aliyev, jo tallje me Trump”, Rama: Ishte humor miqësor

11:38 | 25/10/2025
Dy të burgosur tentuan arratisjen, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq tre punonjës të burgut 313

Dy të burgosur tentuan arratisjen, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq tre punonjës të burgut 313

10:37 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com