Personi që dhunoi Zoran Zaev, në Kuvendin e Maqedonisë, ka treguar se synimi i tij ishte që ta vriste atë, por nuk pati sukses.
“Unë isha pjesë e protestave edhe kur për ministër të mbrojtjes u zgjodh Talat Xhaferri, por edhe atë natë kur u zgjodh kryeparlamentar. Shkova në Kuvend për të parë të vdekur Zaevin. Unë isha atje për shqiptarët dhe për tradhtarët. Derisa të mundem, nuk do të lejoj që shqiptarët të udhëheqin me shtetin”, shkruan Antonio, një nga personat që mori pjesë në sulmin e tmerrshëm ndaj deputetëve, raporton portali Dokaz.
I pyetur në rrjetet sociale nga një bashkëbiseduese, nëse Antonio ka dashur ta shohë Zaevin të vdekur, ai është përgjigjur: Po, për fat të keq kjo nuk ndodhi”.