Një java para zgjedhjeve presidenciale franceze, Emmanuel Macron, ka kërkuar që të riformatohet Bashkimi Evropian.
Në rast se kjo nuk ndodh, Macron ka thënë se BE-ja do të përballet me Frexit, që nënkupton daljen e Francës nga familja evropiane:
“Jam një pro europian dhe e kam mbrojtur atë në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë fushatës, sepse besoj fort se unioni ka shumë rëndësi për vendin tonë. Por në të njëjtën kohë, duhet të përballemi me situatën, te dëgjojmë të gjithë njerëzit dhe të kuptojmë faktin se ata janë të zemëruar, dhe mosfunksionimi i Bashkimit Europian nuk mund të durohet. Ndaj e kam marrë në konsideratë se që në ditën e parë të punës time si president, do të punoj për të reformuar projektin e përbashkët evropian. Nëse do të lejoja Bashkimin Europian të funksiononte në këtë mënyrë, do të ishte një tradhti dhe unë nuk do ta bëj këtë, sepse më pas mund të kemi Frexit apo sërish Frontin Nacional të Marine Le Pen”.
Këto deklarata të forta vijnë një javë para zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale në Francë, ku Macron kandidon kundër Marine Le Pen.
Kjo e fundit ka premtuar se nëse fiton zgjedhjet do të zhvillojë një referendum për daljen e Francës nga Bashkimi Europian.