Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

10 mitet e rreme të propagandës ndaj Paketës Anti “KÇK”

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Nga Alfred Peza

Duke dashur që të prodhojnë politikë edhe me luftën kundër krimit të organizuar dhe aseteve të ekonomisë së tyre të zezë, në kuadër të asaj që mazhoranca e ka quajtur Paketa Anti “KÇK”, opozita dhe opozitarët e rreshtuar kundër qeverisë po e bazojnë këtë fushatë, si në rastet e ngjashme, mbi mitet e rreme.

Kjo qasje duket se është shndërruar tashmë në një kulturë që tenton të përhapet gjerësisht. Duke u bërë një mënyrë të menduari e të shprehuri. Duke e shndërruar në zgjatim të luftës së tyre politike, me mjete të tjera kundër Kryeministrit Rama. Pjesë e kësaj kulture të komunikimit publik, ishte edhe propaganda opozitare e një viti më parë, që ngjizi, ushqeu duke mbajtur gjatë në këmbë përmes miteve të rreme, “revolucionin popullor” të zgjedhjeve të 30 Qershorit 2019.

Dihet që “miti është bindje apo besim kolektiv, që nuk bazohet në fakte. Përdorimi i termit zakonisht shoqërohet me fantazinë, folklorin, të dhënat konfuze, dëshirat personale dhe legjendat urbane”. Disa prej miteve kanë nisur që tani ta shoqërojnë operacionin e ri të qeverisë kundër krimit të organizuar, janë:

1.- Miti: Anti “KÇK” zëvendëson SPAK-un. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Kushdo që ka pak durim ti hedhë një sy draftit, do të kuptojë se procedura deri në bllokimin e aseteve kriminale, kalon fillimisht nga vetë të dyshuarit të cilët kanë 48 orë kohë që të plotësojnë formularët e deklarimit të pasurisë. Së bashku me dosjen e tyre, ato i dërgohen më pas SPAK për hetime. Nga aty është gjykata e posaçme ajo që do të shqyrtojë provat e të gjitha palëve dhe do të marrë vendimin final brenda 6 muajve.

2.- Miti: Anti “KÇK” dublon sistemin e ri të drejtësisë. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Institucionet e drejtësisë së re janë të përjetshme, ndërsa Operacioni Forca e Ligjit (OFL) është i përkohshëm. Efektet e tij shtrihen vetëm brenda vitit 2020. Kjo është koha kur besohet se pas çmontimit të plotë të sistemit të vjetër, do të jenë ngritur, kanë nisur qe të funksionojnë dhe do të jenë 100% në efiçencë të plotë, të gjitha institucionet e sistemit të ri të drejtësisë.

3.- Miti: Anti “KÇK” bëhet për të mbrojtur përfaqësuesit e mazhorancës. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Të gjithë politikanët e mazhorancës e të opozitës, në qeverisjen qëndrore, administrative a institucionet kushtetuese e shtetërore qofshin, janë subjekte të ligjit të dekriminalizimit dhe Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit. Çdo i zgjedhur, i emëruar apo i votuar për të mbajtur funksione të larta publike, është i kontrolluar dhe i kontrollueshëm në çdo kohë.

4.- Miti: Anti “KÇK” bëhet nga qeveria për zgjedhjet e reja. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të radhës janë në qershorin e vitit 2021. Qëndrimi i mazhorancës është i qartë: Nuk ka zgjedhje të parakohshme. Kjo do të thotë se operacioni Anti “KÇK” do të përfundojë të paktën 6 muaj përpara zgjedhjeve të ardhshme. Asnjë forcë politike nuk ka fituar ndonjëherë zgjedhjet parlamentare, apo lokale, përmes aksioneve të tilla. Krejt e kundërta në fakt, është e vërtetë.

5.- Miti: Anti “KÇK” shkel të drejtat e njeriut. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Në asnjë rast dhe për asnjë arsye, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk lejon shkeljen e të drejtave të asnjë qytetari, të cilat janë të parashikuara në Konventat Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Në nenin 15 pika 1 të dokumentit themeltar të shtetit thuhet shprehimisht: “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të gjithë rendit juridik”.

6.- Miti: Anti “KÇK” do te jetë selektiv. Realiteti: Nuk është e vërtetë. E para, ky është thjeshtë një spekulim i ngritur mbi paragjykime. E dyta, kushdo ka të drejtë që të jetë skeptik, për aq kohë sa nuk i ka parë me sytë e tij rezultatet konkrete të operacionit. E treta, aksesi i gjithë qytetarëve shqiptarë në internet dhe në rrjetet sociale, ia ka pamundësuar jo vetëm qeverisë Rama, por çdo qeverie tjetër që do të shkojë e do të vijë në Shqipëri sot e tuje, mundësinë e të qenit i njëanshëm në një realitet si ky.

7.- Miti: Anti “KÇK” është një shpikje shqiptare. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Operacionet e bujshme kundër aseteve të mafies italiane, të iniciuara fillimisht nga të famshmit Falkone e Borsellino, vazhdojnë ende sot e kësaj dite prej afro tri dekadash. Në SHBA avokati i sotëm i Presidentit Trump, Rudi Xhuliani në vitet ’80 me Prokurorinë e New York-ut goditën asetet kriminale të 5 familjeve mafioze të qytetit. Ndërsa Britania e Madhe e ka aplikuar atë për asetet të grupeve terroriste dhe financuesve të tyre.

8.- Miti: Anti “KÇK” bëhet për propagandë. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Mjafton të shohësh rezultatet e dy ditëve të para të operacionit kundër organizatës kriminale të “kap çfarë të kapësh” për të kuptuar se kemi të bëjmë me një nga ndërmarrjet me mundësinë për të qenë më efikasja në luftën kundër grupeve të strukturuara kriminale, rrjeteve dhe familjeve mafioze. Në të kundërtën, kjo nuk do të ishte thjeshtë humbja e një beteje të PS, por e luftës për një kohë të gjatë ndaj kriminalitetit në Shqipëri.

9.- Miti: Anti “KÇK” nuk është punë policesh me syze dielli. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Zëdhënësja bjonde e Operacioneve Forca e Ligjit ka shërbyer deri tani thjeshtë si një “hurdhë” për trupat në terren dhe si një gozhdë ku të gjithë kritizerët, kritikët dhe paragjykuesit e gjithçkaje në këtë vend, mund të varin xhaketat. Trinitia e suksesit të Anti “KÇK” ngrihet mbi: a.- Databazën e të dhënave të atyre që do goditen; b.- Paketa ligjore. c.- Trupat elitë të OFL që janë zgjedhur, trajnuar e pajisur si kurrë më parë.

10.- Miti: Anti “KÇK” është artificë për të trembur kundërshtarët. Realiteti: Nuk është e vërtetë. Rrëzimi i sistemit të vjetër të drejtësisë deri në funksionimin efiçent të të gjitha institucioneve të sistemit të ri, ka krijuar një boshllëk real që duket tek lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm dhe krimet e rënda që ndodhin me bekimin e prokurorëve e gjyqtarëve të “KÇK”. Nëse këtë boshllëk të jashtëzakonshëm nuk e zë shteti, përmes masash të jashtëzakonshme provizore si këto, vendin e tij do ta zërë antishteti.

Kjo është çështja!

 

Tags: Alfred Pezaanti-KÇKmitipropagandësrreme

TË LIDHURA

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!
Editorial - Opinione

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, dënohen dy autorët
Aktualitet

Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, dënohen dy autorët

21:26 | 13/06/2025
Vranë 33-vjeçarin shqiptar në stacionin e metrosë, shpallen fajtorë dy të rinjtë
Aktualitet

Vranë 33-vjeçarin shqiptar në stacionin e metrosë, shpallen fajtorë dy të rinjtë

19:31 | 13/06/2025
Next Post
Rama takon zyrtarin e lartë, paralajmëron njësinë e re speciale Antikorrupsion

Rama takon zyrtarin e lartë, paralajmëron njësinë e re speciale Antikorrupsion

Iu sekuestrua pasuria/ Reagon Ardian Doçaj: Nuk e njoh Altin Hajrin

OFL i sekuestroi dje pasurinë, vetëdorëzohet në polici Ardian Doçaj

Përloten e përqafohen në distancë, infermieria kineze nuk takon dot vajzën

Përloten e përqafohen në distancë, infermieria kineze nuk takon dot vajzën

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!
Bota

Mediat: Si ndihma e ushtrisë amerikane bllokoi raketat iraniane drejt Izraelit!

by mirseda
22:50 | 13/06/2025
0

Ushtria amerikane ka ndihmuar në rrëzimin e raketave iraniane që po shkonin drejt Izraelit, thanë dy zyrtarë...

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

22:46 | 13/06/2025
Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

Kriza në Ferma VIP! Big Basta dhe Ylli thyejnë miqësinë

22:01 | 13/06/2025
49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

49 aksidente ajrore këtë vit – ish-piloti zbulon arsyet

21:44 | 13/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com