Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

10 mite rreth Ballkanit të Hapur

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Zgjedhjet në PD/ Nazarko: Shehaj e vë në pozitë të vështirë Bashën

Nga: Mentor Nazarko

Sot, në Tiranë, mblidhet takimi i radhës i iniciativës së ashtuquajtur Ballkani i Hapur (BO), që hëpërhë ka mbetur në përmasën e një trepalësheje nga gjashtë që do duhej të ishte. Si e tregonte një sondazh opinioni, shqiptarët dinë fare pak rreth tij. Ndërkohë, dinë plot gjëra të gabuara, të cilat është vështirë t’i shkulësh. Bën punë mbase njëlloj procesi që quhet dekonstruktimi i miteve që qarkullojnë rreth tij. Kur ata që mblidhen nesër, nuk janë mjaftueshëm cilësorë në informim, kur ata që s’duan të mblidhen janë cilësorë në argumentimin e refuzimit, detyra për më shumë qartësi është më e vështirë.

1) E ka shpikur Serbia. Jo, e ka shpallur Sorosi, menjëherë pas përfundimit të luftës së Kosovës, në një editorial në “Wall Street Journal” për të rilaksuar marrëdhëniet ndëretnike në Ballkan, duke nisur nga ekonomia. Soros konsiderohet armik nga Putini, Orbani- mik i Vuçiçit, ndonëse Vuçiç ka marrëdhënie të mira me të. (Soros birin që po e çon para idenë e të atit). Për më shumë që Alex Soros po lobon dhe te Kurti (i markuar fuqishëm prej tij dhe në Paris) dhe në SHBA apo BE.

2) Dëmton Procesin e Berlinit, ose e konkurron atë. Jo, sepse objektivat i kanë të njëjtë dhe Procesi i Berlinit ngjan në zgrip pas ikjes së Merkelit, nunja e projektit dhe është bllokuar për shkak të rënies së interesit europian dhe mosfirmosjes nga Kosova të 4 marrëveshjeve.

3) Dublon procesin europian apo iniciativa të ngjashme. Deri diku. CEFTA ngjan e pezulluar sepse nëse s’do ishte e vërtetë kjo, s’do vendosej taksa apo zoti Kurti nuk do propozonte një proces të ngjashëm midis vendeve të BE-së dhe disa vendeve të tjera të zhvilluara- SEFTA+EEA.

4) Ballkani i Hapur si Jugosllavia e re përballë SEFTA+EEA, iniciativës së zotit Kurti, për të cilën flitet pak. Ballkani i Hapur nuk ka traktat themelues; nuk ka seli; nuk ka institucione; ndërkohë sipas idesë së zotit Kurti duhet të themelohen institucione, samite, afate, etj. Ideja e zotit Kurti ngjan se forcon perspektivën europiane me zotim solemn të BE-së, mirëpo si ta detyrojmë BE për të përmbushur zotimin?? Çadra itinerante e Ballkanit të Hapur, që mbyllet kur ecet para me integrimin europian, i ngjan më pak Jugosllavisë sesa arkitektura e rëndë e propozuar nga Kurti.

5) Fuqizon Serbinë në kontrollin ekonomik të Ballkanit. Me siguri po, por fuqizon edhe rolin shqiptar. Ekonomia serbe është që tani kontrolluese në rajon, por nëse ka mundësi të frenohet apo riekuilibrohet, kjo mund të ndodhë nga negociatat në një tavolinë dhe jo jashtë saj. Që të ndodhë ky forcim i rolit ndërshqiptar duhet koordinim mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë dhe në plan dypalësh.

6) Dobësohet Kosova. Po, por kjo vjen a) nga refuzimi prej institucioneve aktuale të Kosovës të gjithë marrëveshjeve të dikurshme, edhe me ndërmjetësim amerikan, b) nga izolimi ndërkombëtar i Kosovës për arsye të tjera (vizat; konflikti ruso-amerikan; etj. c) nga mospjesëmarrja në Balkan Open, d) nga ngadalësimi i dialogut etj. Pra, kur zgjedh qasjen refuzuese dhe kundërshton dhe një dritare shtesë që hapet para teje, sigurisht që dëmtohesh.

7) Kosova nuk trajtohet me barazi dhe ajo mund të marrë pjesë në Ballkanin e Hapur kur ta njohë Serbia (ose të kërkohet falje). Barazia në BO (Ballkan Open) është reale, sepse afërmendsh që emërtesa e Kosovës do jetë e njëjtë me shtetet e tjera (emra kryeqytetesh etj). Në protokoll, pala serbe është e detyruar ta trajtojë njëjtë Kryeministrin e Kosovës dhe parimi i vetos e vendos absolutisht barazinë. Sigurisht iniciativa do ishte e plotë dhe e barabartë për 6 shtetet, por kush refuzon, s’ka kuptim ta thotë këtë. Dhe qëndrimi amerikan në këtë linjë është më shumë ftesë sesa qortim. Sa për njohjen e Kosovës, në plan absolut, ajo mund të kërkohet në dialog, por pse jo dhe në këtë takim informal hëpërhë krerësh shtetesh dhe qeverish. Po nëse dialogu shtyhet- jo Trump; jo Borell; jo Ballkan i Hapur, ku do kërkohet njohja? Në mënyrë të njëanshme nga foltoret e Prishtinës?

8) BE është kundër. Jo, por është dyshuese sepse nuk ka njerëzit e vet brenda. Njëjtë dhe për USA, por ka një dallim.

9) Gjermanët janë kundër. Dyshues, mund të jenë sepse janë kroatët dyshues, që janë aleatët kryesorë të tyre në rajon.

10) Administrata Biden nuk e mbështet. Po, deri diku, por qëndrimi ka ndryshuar. Kjo administratë po luan ngadalë në këtë drejtim, në linjën e asaj Trump, e cila e shihte tryezën e Minishengenit asokohe si tryezën e projekteve amerikane në infrastrukturë, në funksion antikinez dhe antirus. Kjo administratë po riorientohet në këtë linjë, por me ngadalë (edhe për shkak të prioriteteve të tjera) si e tregoi zoti Escobar në vizitat e fundit. Ndaj zoti Berisha që proteston sot (me zonjën Kokalari ngjitur, person shumë i afërt me Grenell, negociatorin e Marrëveshjes së Uashingtonit) duhet ta mbajë parasysh dhe këtë element, megjithë nevojën e tij për të galvanizuar bazën e PD-së me ndjenjën e rigjetur të patriotizmit të shesheve.

Pas këtij dekalogu thjeshtëzues, të 10 miteve rreth BO, sipari i Tiranës do na sqarojë më shumë.

Tags: ballkani i hapurMentor Nazarko

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
PD e PS japin ‘OK’ për Vettingun, fundosen politikanët me pasuri marramendëse

Basha ngre alarmin: “Trekëndëshi i Bermudës” nuk preket

Gazetari turk godet me shuplakë teknikun e audios gjatë transmetimit (VIDEO)

Gazetari turk godet me shuplakë teknikun e audios gjatë transmetimit (VIDEO)

U padit në SPAK, shkarkohet nga detyra drejtori i AKU-së

U padit në SPAK, shkarkohet nga detyra drejtori i AKU-së







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Pengmarrje për Call Centerat, në hetim Florian Sula për pastrim parash
Aktualitet

Pengmarrje për Call Centerat, në hetim Florian Sula për pastrim parash

by mirseda
18:23 | 13/04/2026
0

Një përplasje e vjeter për shkak të fitimieve në rrjetin e Call Centra në kryeqytet u bë...

U kritikua nga Trump pas reagimeve për luftën me Iranin, reagon Papa Leo XIV: Do të vazhdoj të flas

U kritikua nga Trump pas reagimeve për luftën me Iranin, reagon Papa Leo XIV: Do të vazhdoj të flas

18:18 | 13/04/2026
Grabiti shtëpinë, publikohet fotoja e 47-vjeçarit që humbi jetën

Grabiti shtëpinë, publikohet fotoja e 47-vjeçarit që humbi jetën

17:42 | 13/04/2026
Modelja e mirënjohur Emina Cunmulaj i bashkohet Samitit IV të Diasporës në Tiranë

Modelja e mirënjohur Emina Cunmulaj i bashkohet Samitit IV të Diasporës në Tiranë

17:40 | 13/04/2026
Bërtiti në avion “bomba bomba”, vihet në pranga lojtari argjentinas

Bërtiti në avion “bomba bomba”, vihet në pranga lojtari argjentinas

17:38 | 13/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com