Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

10 më “të pasurit” e vendit kanë rreth 540 milionë euro në banka

4 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Viti i pandemisë e ka ulur disi peshën e depozituesve më të mëdhenj në strukturën totale të depozitave bankare.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të vitit të kaluar dhjetë depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit zotëronin 5.2% të totalit të depozitave të sistemit bankar, kundrejt 5.51% që zinin në dhjetor 2019.

E njëjta ecuri tkurrëse e përafërt vërehet edhe për grupet e tjera të depozituesve të mëdhenj. 20 depozituesit më të mëdhenj në fund të vitit të kaluar zotëronin 7.19% të depozitave, kundrejt 7.39% në vitin 2019. Ndërsa 50 depozituesit e mëdhenj mbanin 10.42% të totalit, nga 10.47% që kishin një vit më parë.

Vitin e kaluar depozitat bankare u rritën me ritmet më të larta në dekadën e fundit. Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2020 ato kishin vlerën e 1.29 trilionë lekëve, 7.8% më shumë krahasuar me një vit më parë. Prirja e përgjithshme për kursim mes shqiptarëve, për shkak të pasigurisë se shkaktuar nga pandemia, që rritja e depozitave të mbështetet edhe nga një bazë më e gjerë depozituesish. Rrjedhimisht, kjo mund të ketë ndikuar në uljen e peshës specifike të depozituesve më të mëdhenj të sistemit.

Sidoqoftë, vlerat e zotëruara prej këtyre individëve (ose subjekteve) ngelen të konsiderueshme. 5.2% e depozitave totale në fund të vitit 2020 do të përkthehej në një vlerë prej rreth 67 miliardë lekësh ose rreth 540 milionë eurosh në llogaritë e 10 depozituesve. Në fund të vitit 2019, depozitat e zotëruara nga 10 depozituesit më të mëdhenj ishin rreth 65.6 miliardë lekë. Kjo tregon se në vlerë depozitat e tyre janë rritur, megjithëse pesha e tyre ndaj totalit ka rënë.

Vlera e depozitave bankare të 20 depozituesve më të mëdhenj në fund të vitit 2020 llogaritej në afërsisht 93 miliardë lekë, ndërsa një vit më parë kishte qenë rreth 88.5 miliardë lekë. Për 50 depozituesit më të mëdhenj, vlera e depozitave bankare totale llogaritet në rreth 135 miliardë lekë, nga rreth 124 miliardë lekë një vit më parë.

Këto shifra tregojnë se më të pasurit kanë vazhduar ta rrisin atë pjesë të pasurisë të mbajtur në formën paraje në sektorin bankar.

Një tendencë e ngjashme u konfirmua edhe nga raportimi vjetor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD), që tregoi se për vitin 2020 rreth 101 mijë individë, (3.9% e totali të individëve depozitues), zotëronin pjesën më të madhe të depozitave bankare. Në total kursimet e tyre përbënin 56.8% e totalit, duke u rritur nga niveli 56.5% që zinin një vit më parë./ Monitor

Tags: Banka e Shqipërisëdepozitat bankaretë pasur

TË LIDHURA

U rrëzua në burg dhe dëmtoi legenin, ish-shefi i qarkullimit kërkon lirimin
Aktualitet

U rrëzua në burg dhe dëmtoi legenin, ish-shefi i qarkullimit kërkon lirimin

13:07 | 16/06/2025
Nëna e Martin Canit mes lotësh: Kam humbur sensin e jetës, dua dënim maksimal për…
Aktualitet

Nëna e Martin Canit mes lotësh: Kam humbur sensin e jetës, dua dënim maksimal për…

12:58 | 16/06/2025
‘Plas’ grushti dhe thika në Sarandë, procedohen 4 shtetas
Aktualitet

‘Plas’ grushti dhe thika në Sarandë, procedohen 4 shtetas

12:47 | 16/06/2025
Next Post

Ngjarjet kryesore në rajon në 24 orët e fundit

Titujt kryesorë të lajmeve në botë në 24 orët e fundit

Titujt kryesorë të lajmeve në botë në 24 orët e fundit

E shpërndante me shiringë, ua hidhte të rinjve në pije. Pranga 24-vjeçares

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

U rrëzua në burg dhe dëmtoi legenin, ish-shefi i qarkullimit kërkon lirimin
Aktualitet

U rrëzua në burg dhe dëmtoi legenin, ish-shefi i qarkullimit kërkon lirimin

by mirseda
13:07 | 16/06/2025
0

Ish-shefi i qarkullimit rrugor, Roven Zeka, ka kërkuar një ndryshim të masës së sigurisë, pasi u rrëzua...

Nëna e Martin Canit mes lotësh: Kam humbur sensin e jetës, dua dënim maksimal për…

Nëna e Martin Canit mes lotësh: Kam humbur sensin e jetës, dua dënim maksimal për…

12:58 | 16/06/2025
‘Plas’ grushti dhe thika në Sarandë, procedohen 4 shtetas

‘Plas’ grushti dhe thika në Sarandë, procedohen 4 shtetas

12:47 | 16/06/2025
Mediat ndërkombëtare: Izraeli nis një sulm të ri në perëndim të Iranit

Mediat ndërkombëtare: Izraeli nis një sulm të ri në perëndim të Iranit

12:22 | 16/06/2025
Nis Ministeriali i SEECP, ministri Hasani: Zgjerimi i BE, jo vetëm një proces politik,

Nis Ministeriali i SEECP, ministri Hasani: Zgjerimi i BE, jo vetëm një proces politik,

11:56 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com