Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

10 gjërat më të rrezikshme për kafshën tuaj shtëpiake

8 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
10 gjërat më të rrezikshme për kafshën tuaj shtëpiake

Të kesh një kafshë shtëpiake është një përgjegjësi e madhe që shkon përtej ushqyerjes dhe shëtitjes së saj. Ja cilat sende të përditshme mund të rezultojnë të rrezikshme për kafshët tuaja shtëpiake. Përpiquni t’i mbani larg tyre.

Pica

Picat janë të rrezikshme për kafshët tuaja, sidomos ato që përmbajnë hudhër, qepë dhe djathë. Djathi është rekomanduar tu jepet kafshëve shtëpiake, por ai që përdoret zakonisht në pica përmban shumë laktozë, gjë që mund të jetë e dëmshme për kafshën tuaj.

Ilaçet

Lista e tabletave që duhet të mbajmë gjithmonë larg nga miqtë tanë me 4 këmbë vazhdon. Në përgjithësi, çdo ilaç që përmban acetaminofen, është i rrezikshëm. Ky ilaç shkakton dëmtime të mëlçisë te qentë ose anemi te macet dhe mund të jetë fatale.

Çokollatë, kafe, kafeinë

Një filxhan kafe dhe një çokollatë mund të jetë jetike për mëngjesin tuaj, por ato mund të jenë fatale për kafshët tuaja. Të gjitha këto produkte përmbajnë një substancë helmuese për kafshët shtëpiake të quajtura “methylxanthine”.

Konsumi mund të shkaktojë të vjella, konvulsione, madje edhe vdekje. Nëse shihni ndonjë nga këto simptoma ose dyshoni se kafsha juaj ka ngrënë një sasi të madhe çokollate telefononi menjëherë veterinerin.

Rrush i thatë

Këto ushqime të shijshme duhet të konsumohen vetëm nga njerëzit, pasi ato përmbajnë një nivel të lartë të toksicitetit për kafshët shtëpiake. Ngrënia e rrushit mund të rezultojë me dridhje, të vjella, probleme në veshka dhe letargji.

Alkooli

Nëse e doni kafshën tuaj, sigurohuni që mos u jepni asnjë pikë alkooli. Mund të sjellë të njëjtin dëmtim në mëlçi dhe veshka si te njerëzit dhe do të rezultojë në aciditet jonormal të gjakut, zvogëlimin e koordinimit, koma dhe pushimin e zemrës.

Qepë dhe hudhër

Sigurohuni që këto produkte të mos preken nga miku juaj me putra. Ato mund të shkaktojnë acarim gastrointestinal dhe dëmtime në qelizat e kuqe të gjakut, duke rezultuar në anemi.

Insekticide

Kimikatet për të sulmuar insektet janë toksike për kafshët shtëpiake dhe mund të rezultojnë në anoreksi kronike dhe dobësi të muskujve, të cilat mund të zgjasin për ditë ose edhe javë. Gjithmonë lexojini udhëzimet dhe zgjidhni vende efektive për t’i aplikuar, vende që nuk janë të arritshme nga kafshët tuaja.

Monedha dhe metale

Disa metale dhe monedha mund të gëlltiten pa dëmtuar kafshën, por absolutisht jo ato të bëra nga zinku. Nëse metali arrin në stomak, zinku shkrin, gjë që lejon që të absorbohet në qarkullimin e gjakut, duke dëmtuar mëlçinë veshkat ose zemrën. Nëse dyshoni se kafsha juaj ka ngrënë diçka që përmban zink, mos u përpiqni që kafsha juaj të vjellë. Kontaktoni veterinerin tuaj menjëherë.

Detergjentët

Shumica e detergjenteve përbëhen nga kimikate që mund të provokojnë të vjellja. Rreziku më i madh qëndron në detergjentet e rrobave, pasi ata kanë erë të mirë dhe duken si lodra ose karamele për kafshën tuaj. Ato lehtësisht mund t’i gëlltisin ose t’i kafshojnë.

“Produktet e pastrimit”

Pastruesit e furrës, pastruesit e koncentruar të tualeteve, kimikatet për larjen e enëve dhe kimikatet e pishinave. Këto produkte mund të shkaktojnë djegie kimike nëse konsumohen ose ekspozohen ndaj lëkurës ose leshit të kafshës. Pasojat variojnë nga ethet e rënda deri te humbja e shikimit dhe letargjia. (TIRANA TODAY)

Tags: kafshekujdesrrezikshtepiake

TË LIDHURA

WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj
Kuriozitete

WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj

09:15 | 12/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Teknologjia në biznes, ja si të bëni marketing përmes internetit

Teknologjia në biznes, ja si të bëni marketing përmes internetit

“Kutia e Pandorës” në epokën dixhitale   

“Kutia e Pandorës” në epokën dixhitale  

Nesër Atl.Madrid-Real Madrid/ Gjithçka që duhet të dini për këtë derbi

Nesër Atl.Madrid-Real Madrid/ Gjithçka që duhet të dini për këtë derbi







JU REKOMANDOJMË

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

19:11 | 13/02/2026




TË FUNDIT

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi
Aktualitet

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

by mirseda
22:22 | 13/02/2026
0

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia në Greqi, pasi rezultonte i arratisur prej vitit 2018. Sipas...

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

21:55 | 13/02/2026
Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

Trump: Zelensky të fillojë të veprojë për të arritur një marrëveshje me Rusinë

21:53 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

Video e Stenaldos me makinën bëhet virale; tezja: I pëlqen adrenalina

21:17 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com