Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

10 arsye pse aleanca PD-LSI nuk mund të jetë fituese!

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kryemadhi bashkon votat me Ramën, kushti i fortë që i vendos kryeministrit

Nën presion interesash ose jo, aleanca PD-LSi nuk mund të jetë aleancë që do të funksionojë. Nuk bëj aspak Kasandrën, por me një vështrim empirik të realiteti cilido që largon nga sytë perden e militantit mund ta analizojë.

1- Partia demokratike gjatë gjithë periudhës së saj opozitare nën drejtimin e Bashës, nuk ka arritur qoftë edhe një fitore politike. Kjo dëshmon për paqartësi, mungesë programi dhe mangësi të theksuara organizative.

2- Basha, si lider i kësaj partie nuk ka asnjë cilësi që të inspirojë, apo të krijojë besim tek përkrahësit.  Diskursi I tij politik është I vakët, pa thelb  dhe shpesh i ngjan një aktori amator që aktron pa e kuptuar përmbajtjen e asaj që reciton.

3- Të rinjtë e partisë demokratike janë një kopje e keqe e  kryetarit  që sa herë dalin para kamerave aq herë dëshmojnë paaftësinë e tyre politike dhe narcizmin e tyre social.

4- Lëvizja socialiste për integrim, hyn në këtë aleancë me një histori të qëndrueshme tradhtish politike. Kjo e bën këtë parti të pabesueshme në aleanca politike dhe pse interesat mund ta kërkojnë një të tillë. LSI është gjithnjë në “lëvizje” për të kërkuar partner që i garantojnë asaj qëndrimin në politikë, ndaj fate mirë me një ofertë “kërcënuese” ajo mund ta lerë në baltë PD-në në momentin kulmor.

5- LSI e ka të domosdoshme të shfaqet si aktore kryesore e politikës, pasi lidershipi i saj është në vështirësi ligjore. Si e tillë LSI i intereson rrëmuja dhe “mosbindja civile”.

LSI e vetme nuk arrin të ngrejë as siparin e shfaqjes politike ndaj i duhet detyrimisht një parti e madhe.

Kjo do të thotë se LSI kërkon me ngulm të përfshijë PD-në në  rrugën e saj  por jo për të realizuar qëllimet e përbashkëta të opozitës por për tu bërë “faktor i rëndësishëm” politik në kohen e reformave të mëdha, duke siguruar të ardhmen e saj politike.

6- Partia Demokratike e nxitur nga z Berisha, mik besnik i ish liderit të LSI-së, me siguri do të bjerë në kurthin e LSI-së duke humbur edhe njëherë vlerat e saj opozitare.

7- Diskursi politik i lidershipit të LSI_së është jo vetëm acarues por edhe destabilizues për vendin dhe kjo nuk mund të dakordësohet me vullnetin popullor i cili është lodhur me trazira, djegie e shkatërrime.

Ndaj me sondazhe të kryera rezulton se dalja publike e lidershpit të LSI-së në publik ose shkakton irritim dhe përbuzje ose qeshje e humor pafund.

8-  Aleanca PD-LSI nuk ka gjetur dot kalin e betejës politike. AS Z Basha e as Zj Kryemadhi nuk janë në kushte të flasin për “luftë kundër korrupsionit” apo “krimit të organizuar” apo kapjes së shtetit. Të dy këta  në sytë e opinionit publik  më së pari duhet të japing llogari për cka I kanë bërë këtij vendi dhe këtij populli. Ndaj aleanca është kështu pa vizion.

9-  Politikisht të dy lidershipet e kanë të qartë se z Rama nuk mund të rrëzohet me dhunë dhe aq më tepër me “rrëmuja” që fshehin synimet e vërteta. Pra qëllimi nuk është rrëzimi real i Ramës, por krijimi i tymnajave që garantojnë jetëgjatësinë në politikë të atyre që duhet të dalin para drejtësisë sa më parë.

10- Së fundmi është fatkeqësi për vendin që opozita politike shqiptare përfaqësohet nga një aleancë e tillë e cila mund ta mbajë në pushtet Rama, sa ti dojë qejfi këtij të fundit! Duket se ka ardhur koha për daljen në skenë të një opozite reale njerëzish të ndershëm që e duan vendin dhe popullin! Unë shpresoj dhe besoj se brezi I djemve e vajzave që kanë parë botën demokratike, që janë arsimuar aty së bashku me djem e vajza të Shqipërisë së vërtetë ( dhe jo paramilitarë si LSI-stat e “vegjel”) mund ta bëjë vendin dhe ti japin popullit një elitë të re politike!

Tags: 10aleancaarsyefituesejetemundPD-LSI

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Çmimi “Trajneri i vitit” rikthen finale Francë-Kroaci, por është dhe Zidane…

Çmimi “Trajneri i vitit” rikthen finale Francë-Kroaci, por është dhe Zidane...

A po destabilizon Turqia Ballkanin?

Erdogan sfidon dollarin amerikan: Bëjmë tregti me valutën tonë

Reali kërcënon Interin, ‘lufta’ për Modric në dyert e UEFA-s

“Çështja Modriç”/FIFA letër Interit dhe Realit, ja vendimi që është marrë







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

20 mijë euro për të transferuar të dënuarin nga Turqia, SPAK çon në gjyq 3 persona
Aktualitet

20 mijë euro për të transferuar të dënuarin nga Turqia, SPAK çon në gjyq 3 persona

by mirseda
13:53 | 07/02/2026
0

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona, të akuzuar për ushtrim...

Ndërron jetë 4-vjeçari në Vlorë, ambulanca e solli pa shenja jete në spital

Ndërron jetë 4-vjeçari në Vlorë, ambulanca e solli pa shenja jete në spital

13:44 | 07/02/2026
GJK rrëzoi ankimimin e Ramës, Fevziu: Dritë jeshile për të pezulluar çdo ministër me vendim Gjykatës

GJK rrëzoi ankimimin e Ramës, Fevziu: Dritë jeshile për të pezulluar çdo ministër me vendim Gjykatës

13:38 | 07/02/2026
Arbana Osmani në krye të “Ferma VIP”, emrat e personazheve që ka kërkuar!

Arbana Osmani në krye të “Ferma VIP”, emrat e personazheve që ka kërkuar!

12:58 | 07/02/2026
Rama të hënën në Bruksel, takohet me Costa-n

Rama të hënën në Bruksel, takohet me Costa-n

12:46 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com