Presidenti i Republikës Srpska (RS) Milorad Dodik, në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”, i është përgjigjur pyetjes nëse me shpalljen e pavarësisë së RS, ai po dëmtonte qëndrimin e Beogradit lidhur me Kosovën, Dodik u përgjigj duke thënë se ai nuk i kishte kërkuar Serbisë të flisnin për këtë temë. “Beogradi duhet të ruajë parimin ndërkombëtar të pandashmërisë territoriale me Kosovën. Ajo (Kosova) është çështja më e rëndësishme shtetërore e Serbisë”, tha Dodik.
Sipas tij, kur është fjala për Kosovën, “bota” dënoi Sllobodan Millosheviçin – i cili nuk arriti deri në atë pikë që të poshtëronte Serbinë dhe serbët.
“Kjo tregon se deri në çfarë niveli ky projekt është cinik dhe anti-serb dhe jo anti-Millosheviq, qëllimi i të cilit është të minojë dhe të poshtërojë shtetësinë dhe kombin serb. Shkoni në rrugët tuaja të ndara, për myslimanët dhe serbët që po luftojnë dhe nuk i pëlqejnë njëri-tjetrit, ata thanë: ju duhet të jeni së bashku, kjo është hipokrizia e bashkësisë ndërkombëtare”.(TIRANA TODAY)