Ndeshja Shqipëri-Angli do të luhet pa tifozë, pasi Ministria e Shëndetësisë ka refuzuar kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Përmes një reagimi zyrtar, Ministria ka bërë të ditur se prania e tifozëve në tribuna konsiderohet me rrezikshmëri të lartë.
“Zhvillimi i këtij aktiviteti sportiv me pjesmarrje të spektatorëve konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e infeksionit Covid-19, kjo për shkak se shoqërohet me grumbullime njerëzish. Duke parë situatën epidemiologjike, në kushtet e numrit të lartë të rasteve të reja të infektimeve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk e miraton kërkesën tuaj”, thuhet në letrën e mbërritur në zyrtar e FSHF dhe që mban fdatën 17 mars.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit, është planifikuar të zhvillohet më 28 mars.