Ka nisur protesta e shtatë kombëtare para Kryeministrisë, ndërsa ashtu si herën e kaluar, në godinë janë shfaqur akuza të ndryshme.
“Zyra e Vangjush Dakos”, është një nga mesazhet e shumta, ku akuzohet për lidhje të qeverisë me kriminelë.
Protestuesit kanë hedhur shashka, kapsolla e tymuese drejt Kryeministrisë, ndërkohë që aktualisht po mban fjalën e tij kryedemokrati Lulzim Basha.
Protestuesit mbajnë në duar flamujt kombëtarë, por edhe ato të BE-së e SHBA-së, si dhe tullumbace me mesazhin “Rama ik”.