Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar incidentin që ka ndodhur me ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Berndt Borchardt.
I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, avokati Spartak Ngjela është përplasur me zv.ministrin e Brendshëm, Julian Hodaj, pasi sipas Ngjelës, zv.ministri nuk duhet që të dalë e të thotë opinione për rastin, por të paraqesë fakte.
Pjesë nga debati:
Hodaj: Problemi këtu është se po sulmohet një ambasadë me demek se ambasadorët nuk përfaqësojnë organizatën. Sulmi është një sulm direkt ndaj organizatës dhe në mos nuk i kanë urdhëruar, i kanë frymëzuar. Dje u deshën një mori deklaratash që PD të rishikonte pozicionin e saj.
Ngjela: Nuk mund të flasë zv/ministri me opinion. E ja të ndaluar, por ti nuk ke eksperiencë. Vazhdo lojën dhe fol me fakt.
Hodaj: Ekperiencë besoj se kam më shumë se ju avokat. Kam bërë më shumë gjyqe, kam edhe më shumë eksperiencë. Edhe anekdotat kur t’i tregoj nuk i tregoj gabim.
Ngjela: Ruaju nga fakti se je zv/ministër.
Hodaj: Faktin e pe se ishte i regjistruar gjithandej. I pe, erdhën edhe në derën e shtëpisë.