Shkon në 17 numri i të vdekurve nga zjarri qe përfshiu një natë më parë Kullën Grenfell në Londër.
Siç raporton BBC, që i referohet shërbimit të zjarrfikësve, ekipet e shpëtimit nuk presin që të gjejnë më ndonjë tjetër të gjallë kullën gërmadhë.
Një zyrtar i këtij shërbimi, Dany Cotton, tha se ka një numër ende të panjohur të njerëzve të mbetur nën rrënoja, çka me siguri do të rrisë bilancin e viktimave.
Më shumë se 30 persona të plagosur po trajtohen në spital, 17 prej të cilëve janë në gjendje kritike.
Kryeministri Theresa May, i cili bëri një vizitë të shkurtër private në vendngjarje, ka premtuar një hetim të plotë, pasi janë ngritur pyetje rreth shpejtësisë me të cilën është përhapur zjarri.