Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Zjarret në Amazona, Evropa kundër Bolsonaros

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Zjarret në Amazona, Evropa kundër Bolsonaros

Bota s’është në gjendje të reagojë ndaj zjarreve në pyjet e Amazonës në Brazil. Por në BE po krijohet rezistencë. Leva mund të jetë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë arritur së fundi si dhe biftekët brazilianë të viçit.

“Mushkëria e gjelbër e botës”, sikurse quhet territori i Amazonës, është përfshirë nga flakët: Tani në grindjen me Brazilin për djegiet e pyjeve në territorin e Amazonës krahas Francës, Irlandës dhe Finlandës tani edhe Komisioni i BE-së ka kërcënuar me pasoja. Djegiet në pyllin më të madh tropikal të botës po i ndjekim me shqetësim dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë, tha zëdhënësja e Komisionit Mina Andreeva. Instrumenti më i mirë i BE-së është influenca ndaj qeverisë braziliane, duke i bërë asaj presion përmes Marrëveshjes së fundit Mercosur për Tregtinë e Lirë. Kjo marrëveshje i detyron palet kontraktuese, ndër to Brazilin, që të respektojnë standardet e mjedisit dhe ato të Marrëveshjes së Parisit për Klimën të vitit 2015.

Me Marrëveshjen Mercosur BE dhe katër vende amerikano-jugore synojnë të krijojnë zonën më të madhe të tregtisë së lirë në botë. Kjo do t’i kursejë çdo vit sipërmarrjeve të BE-së katër miliardë Euro dogana dhe do të nxisë eksportet. Në Marrëveshjen Mercosur bëjnë pjesë Argjentina, Brazili, Paraguaji dhe Uruguaji.

Marrëveshja e arritur në fund të qershorit megjithatë ende nuk është ratifikuar nga të gjitha vendet e BE-së. Ekologjistët në Gjermani kanë kritikuar, që BE-ja i ka besuar premtimit të presidentit brazilian Jair Bolsonaro, por nuk ka vendosur rregulla efektive për zbatimin e mbrojtjes së klimës dhe të të drejtave të njeriut. Edhe partia E Majta  kërkon ndalimin e marrëveshjes.

Komisioni i BE-së përshëndeti që zjarret në pyjet tropiakle, me kërkesën e presidentit francez, Emmanuel Macron, do të jenë temë në takimin e grupit G7 në fundjavë në Biarritz të Francës. Edhe kancelarja Angela Merkel u shpreh, për këtë sikurse njoftoi zëdhënësi i saj Steffen Seibert në Berlin. Në sfondin e rëndësisë globale dhe “situatës tronditëse me mijëra zjarre” është e udhës që të flitet për këtë çështje në samitin e G7.

Franca deklaroi ndërkohë, se do ta bllokojë marrëveshjen e tregtisë. Presidenti Emmanuel Macron ka arritur në konkluzionin, se presidenti brazilian Jair Bolsonaro e ka “mashtruar” atë lidhur me objektivat e tij për mbrojtjen e klimës, tha një nëpunës i nivelit të lartë të presidentit Macron.  “Në këto rrethana Franca e refuzon Marrëveshjen Mercosur në formën aktuale”.

Zjarret në Amazona po shkatërrojnë mushkërinë e gjelbër të Brazilit

Edhe Irlanda kërcënon, sipas mediave, me bllokimin e marrëveshjes Mercosur, në rast se Brazili nuk e mbron më mirë pyllin tropikal. Kryeministri Leo Varadkar është i shqetësuar për përmasat rekord të shkatërrimit të pyllit tropikal, njofton gazeta “Irish Independentduke iu referuar deklarimeve të kryeministrit. “Irlanda nuk asnjë mënyrë nuk do ta miratojë Marrëveshjen Mercosur, në rast se Brazili nuk u përgjigjet detyrimeve për mbrojtjen e mjedisit”, thekson Varadkar.

Finlanda bëri fjalë për ndalimin e importeve të mishit të vçit nga Brazili në BE. Në sfondin e shkatërrimit të pyllit tropikal, ministri finlandez i Financave Mika Lintila propozon, që BE-ja dhe Finlanda urgjentisht të verifkojnë mundësinë e bojkotit të këtij importi nga Brazili. Zjarret në pyllin tropikal të Amazonës në Brazil janë një “kërcënim për të gjithë planetin”, tha ai. “Ne duhet të veprojmë urgjentisht.” Finlanda ka aktualisht presidencën e radhës në BE.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro dekalroi ndërkohë, se do të verë flakët nën kontroll duke angazhuar ushtrinë. Në Brazil prej ditësh gjëmojnë zjarret në pyje, më të rëndat që prej shumë vitesh. Që nga janari sivjet zjarret në pyje janë shtuar me 83 përqind, sikurse njofton gazeta “Folha de S. Paulo”. Gjithsej janë regjistruar 72.843 zjarre. Në shumicën e rasteve kanë qenë të prekura prej zjarreve pyje në prona private, por edhe në zona të mbrojtura natyrore dhe prona të popullsive indigjene./DW

Tags: amazonabolsaneroevropamushkerite e boteszjarret

TË LIDHURA

Polonia ndëshkon kuqezinjtë, shënojnë sërish gol
Bota

Polonia ndëshkon kuqezinjtë, shënojnë sërish gol

22:30 | 26/03/2026
“Po luten për marrëveshje”/ Trump: Hormuzi rihapet nëse…
Bota

“Po luten për marrëveshje”/ Trump: Hormuzi rihapet nëse…

22:08 | 26/03/2026
Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork, përballet me akuza për trafik droge dhe armë
Bota

Nikolas Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork, përballet me akuza për trafik droge dhe armë

20:58 | 26/03/2026
Next Post
Zjarret prekin edhe zonën e Fushë Krujës, vatra pranë fabrikës së çimentos

Zjarret prekin edhe zonën e Fushë Krujës, vatra pranë fabrikës së çimentos

“O Lul pjeshkëza”, Murrizi reagon ndaj deklaratës së Bashës

“O Lul pjeshkëza”, Murrizi reagon ndaj deklaratës së Bashës

Kufijtë/ Angela Merkel “ultimatum” Serbisë: Do ndëshkoheni rëndë

Kufijtë/ Angela Merkel “ultimatum” Serbisë: Do ndëshkoheni rëndë







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

BIRN: Çfarë fshihet pas nismës së Partisë Socialiste për referendumet
Aktualitet

BIRN: Çfarë fshihet pas nismës së Partisë Socialiste për referendumet

by mirseda
08:58 | 27/03/2026
0

Duke folur para asamblesë së Partisë Socialiste të shtunën, kryeministri Edi Rama ritheksoi ambicien e tij për...

BORË NË PRANVERË/ Zbardhet juglindja e vendit

BORË NË PRANVERË/ Zbardhet juglindja e vendit

08:56 | 27/03/2026
Bordi cakton çmimet e reja, Braçe: Po grabitet çmimi neto i naftës?

Bordi cakton çmimet e reja, Braçe: Po grabitet çmimi neto i naftës?

22:48 | 26/03/2026
Polonia ndëshkon kuqezinjtë, shënojnë sërish gol

Polonia ndëshkon kuqezinjtë, shënojnë sërish gol

22:30 | 26/03/2026
“Po luten për marrëveshje”/ Trump: Hormuzi rihapet nëse…

“Po luten për marrëveshje”/ Trump: Hormuzi rihapet nëse…

22:08 | 26/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com