Mesditën e sotme, godina e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur për shkak të një defekti në rrjetin elektrik të godinës.
Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Ende nuk ka informacione zyrtare lidhur me ngjarjen dhe nuk dihet nëse janë djegur dokumente të rëndësishme si pasojë e zjarrit.