Skuadra e bardhezinjve është fokusuar tashmë te kampionati, pas disfatës që pësoi ndaj Atalantës në Kupën e Italisë.
Golat e pësuar dhe loja aspak e mirë e lojtarëve kanë sjellë kritika të shumta nga ana e tifozerisë. Këtyre kritikave është vetë trajneri Allegri ai që ka zgjedhur t’u përgjigjet. Sipas tij, kjo humbje është normale pas gjithë atij suksesi të një harku 1-vjeçar:
“Nuk ekziston fjala krizë te Juventusi. Humbëm vetëm një ndeshje dhe në harkun e një viti edhe mund ta humbasësh një ndeshje.
Chielini nuk ka asgjë të rëndë, në harkun e 10 apo 15 ditëve do të jetë gati. Sa i takon formacionit mund të them se do të luajë Kaseres me Ruganin, rikthehet Manxukiç dhe Pjaniç është gati. Të shohim Spinacolën, pasi ka shumë shanse që të luajë,” tha Allegri gjatë konferencës për shtyp.