Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Zidan në prag të finales: Është ekip anglez dhe nuk heq dorë kurrë

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Zidan në prag të finales: Është ekip anglez dhe nuk heq dorë kurrë

Zinedine Zidane ka analizuar finalen e Champions League që do të luhet më 26 maj ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit, me një intervistë për mediat zyrtare të UEFA-s. Në kërkim të titullit të tretë radhazi, tekniku Madrilen ishte i qartë me fjalët e tij. “Për të kaluar Liverpoolin duhet të japim më të mirën prej nesh në të gjitha nivelet.”Çfarë do të thotë kjo garë për klubin dhe tifozët?

“Ka diçka speciale me Champions League, duke pasur parasysh historinë e klubit në këtë garë. Dhe kjo përfshin edhe tifozët: kanë një rëndësi të veçantë për ta gjithashtu. Ky klub është ai që ka fituar më së shumti trofe të Europës, kështu që është një garë e rëndësishme për ne.”

A ndihet Real Madridi si në shtëpi në këtë garë?

“Është një kompeticion shumë i vështirë dhe në të cilin ka shumë presion. Për të arritur në finale duhet të punoni shumë dhe është një kompeticion shumë i madh. Sa i përket intensitetit dhe përkushtimit, është një kompeticion shumë i ashpër. Presioni gjithmonë do të jetë atje. Edhe pse ne kemi arritur 4 finale në vitet e fundit, kjo nuk do të thotë se është një kompeticion i lehtë.”

Si ishte sezoni i Real Madridit në këtë edicion të Championsit dhe si u përmirësua ekipi nga shtatori deri në finale?

“Kemi bërë një sezon të madh gjatë raundeve të kompeticionit. Kemi pasur momente të vështira në La Liga, por kemi qenë shumë konstant në Champions. Kjo është ajo që na nevojitet. Duhet të jeni të qëndrueshëm në kompeticionet e mëdha dhe të bëni mirë në çdo ndeshje. Kjo është ajo që ne kemi bërë në rrugën e finales, kundër ekipeve gjithnjë e më të mira nga ato që i kaluam. Ne luajtëm në 1/16 ndaj PSG-së, kundër Juventusit në çerekfinale dhe në gjysmëfinale kundër Bayernit. Nuk ishte e lehtë, por ishim në gjendje të avanconim përpara.”

Çfarë vështirësi ka pasur ekipi në eliminatoret?

“Për të arritur këtu duhet të japim nivelin maksimal të lojës. Edhe në kohëra të vështira, të cilat janë normale në këtë kompeticione, ishim në gjendje të japim maksimumin në të dyja ndeshjet e secilës eliminatore. Luajtëm kundër kampionëve të Francës, Italisë dhe Gjermanisë, dhe kjo do të thotë shumë.”

Cilat janë sfidat për finalen e Kievit ndaj Liverpooli?

“Mund të jetë finalja më e vështirë që kemi pasur ndonjëherë. Sigurisht që nuk do të mendojmë se Liverpooli është më e dobët se ekipet tjera, pasi nuk është. Ata fituan të drejtën e tyre për të luajtur në finale falë shfaqjeve të tyre. Kanë luajtur mirë dhe eliminuam ekipe të mëdha. Ka kaluar kohë kur ata arritën finalen e fundit, por është një klub me histori të madhe dhe e di se si të luajë në këto ndeshje. Duhet të japim më të mirën tonë në të gjitha nivelit, jo vetëm fizikisht. Është një ekip anglez, por nuk heq dorë kurrë. Jo vetëm që mbështeten në atributet e tyre fizike, por janë gjithashtu të mirë teknikisht, me shpejtësi të madhe dhe lojtarë madhështor.”

Cila është forca kryesore e Liverpoolit?

“Ata janë të gjithë të njëjtë, por nuk duhet të përqendrohemi vetëm tek njëri, forca e tyre kryesore është sulmi. Janë tre lojtarë të ndryshëm që kanë luajtur shumë mirë së bashku gjatë gjithë sezonit dhe kanë shënuar shumë gola.”

Çfarë do të thotë personalisht mundësia për të fituar Championsin për vitin e tretë radhazi?

“Nuk është diçka për të cilën po mendoj. Mendoj se kemi një finale për të luajtur. Nuk përballemi me të tretin radhazi por si një ndeshje në të cilën duhet të fillojmë nga zero. Nuk mund të ushtrojmë presion mbi ne. Të gjithë atë që ne duhet t’a bëjmë është të luajmë më të mirën e aftësive tona, të japim nivelin tonë më të mirë.”

Cila është formula e arritjes në finale?

“Puna e madhe dhe këmbëngulja. Real Madridi ka pasur gjithmonë lojtarët më të mirë. Kemi talent dhe, po të jemi të përqendruar, mund të arrijmë gjërat. Kjo është ajo që ne duhet të bëjmë: të përfundojmë punën në mënyrën më të mirë.”

Tags: anglezdorëekipështëfinalesheqkurrepragZidan

TË LIDHURA

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit
Sport

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit

17:40 | 15/01/2026
Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet
Sport

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

22:02 | 14/01/2026
Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat
Sport

Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

18:38 | 14/01/2026
Next Post
Konfirmohet nga “The Guardian”: Era Istrefi krah yjeve botëror në Rusi

Konfirmohet nga “The Guardian”: Era Istrefi krah yjeve botëror në Rusi

Lufta tregtare/Japonia dhe Rusia kërcënojnë SHBA-të

Lufta tregtare/Japonia dhe Rusia kërcënojnë SHBA-të

Barcelona rrit presionin ndaj Interit, pasi siguroi Championsin

Barcelona rrit presionin ndaj Interit, pasi siguroi Championsin







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve
Showbizz

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

by mirseda
22:10 | 16/01/2026
0

Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh...

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

22:07 | 16/01/2026
Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com