Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Zhvlerësimi i lirës josh në Turqi blerës pronash nga Ballkani

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Zhvlerësimi i lirës josh në Turqi blerës pronash nga Ballkani

Agjenti i pasurive të patundshme nga Sarajeva, Minet Music, nuk pranon të zbulojë saktësisht se sa prona ka shitur në Turqi për blerës nga Ballkani, por numri është i lartë.

“Mund t’ju them se shkoj të paktën dy herë në javë në Turqi për dokumente dhe kontrata shitjeje për qytetarët e Ballkanit dhe anëtarë të diasporës nga Ballkani që jetojnë në Evropë dhe SHBA”, tha Music, pronar i MM Real Estate Company në Sarajevë dhe përfaqësuesi zyrtar i Ballkanit për Sinpas GYO Real Estate të Turqisë.

“Lira turke është dobësuar në vitet e fundit, kështu që të blesh një shtëpi në Stamboll ose Alania tani kushton më pak sesa të blesh një shtëpi në Sarajevë ose Beograd.”

Sipas të dhënave zyrtare, të huajt blenë rreth 14,000 prona në Turqi në katër muajt e parë të 2021, një rritje me më shumë se katër herë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Ndërsa nuk ka të dhëna zyrtare se sa prej blerësve janë nga Ballkani, njerëz të brendshëm të kësaj industrie thonë se interesi midis njerëzve nga Ballkani për pasuri të paluajtshme turke po rritet.

“Çdo vit ne u shesim rreth 90 prona banimi qytetarëve nga Ballkani, kryesisht në Antalia, Bodrum, Fethiye dhe Alania dhe kërkesa po rritet çdo ditë”, tha Hatidza Ahatovic, një menaxhere shitjesh në Capitol Real Firm në Alania, duke iu referuar disa prej resorteve më të njohura turistike të Turqisë.

Shumica e blerësve janë nga Serbia, Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, tha Ahatovic për BIRN.

“Trendi filloi 5-6 vjet më parë kur fillimisht anëtarët e diasporës ballkanase që jetonin në Perëndim zbuluan prona rezidenciale turke të cilësisë së lartë dhe me çmime relativisht të lira”, tha ajo. “Më vonë, qytetarë nga Ballkani filluan të blinin shtëpi për të kaluar aty pushimet dhe si një formë investimi.”

Zhvlerësimi i lirës me leverdi për Ballkanin

Turqia ka qenë prej kohësh një destinacion popullor për pushuesit nga Ballkani, të joshur nga plazhet e saj, historia e saj e pasur dhe aspekti kulturor. Por së fundmi reklamat për prona të patundshme në shitje nëpër rrjete sociale po konkurrojnë me reklamat e ofertave për pushime.

Çelësi për këtë ka qenë humbja e shpejtë e vlerës së lirës, në kuadrin e paqëndrueshmërisë politike dhe ekonomike dhe përkeqësimit të marrëdhënieve me Perëndimin nën sundimin gjithnjë e më autoritar të presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Që nga dështimi i një grushti shteti në mes të vitit 2016, monedha turke ka humbur më shumë se 218 për qind në vlerë ndaj euros.

Shtetasja serbe Ana Zivkovic, e cila drejton tre çerdhe në Beograd, tha se ajo kishte qenë për pushime në Turqi çdo vit, por çmimet relativisht të ulëta dhe standardet e mira e kishin shtyrë atë të blinte një apartament në vend që të merrte me qira një apartament ose të paguante një hotel.

“Njerëzit janë shumë të mirë”, tha Zivkovic. “Shtëpitë janë si hotele me 5 yje dhe gjithçka është perfekte. Kur pamë reklamat në internet vitin e kaluar, vendosëm të blinim një shtëpi në Alania. Apartamenti ynë është vetëm njëqind metra larg nga deti dhe apartamenti ka palestrën dhe pishinat e tij në kompleks.”

Zivkoviç tha se çmimet e pasurive të patundshme në Turqi ishin dukshëm më të ulëta se në Kroaci ose Greqi, destinacione të tjera të njohura pushimesh për qytetarët e Ballkanit.

“Për shembull, një shoqja ime nga qyteti serb i Novi Sadit e shiti shtëpinë e saj në Kroaci dhe vendosi të blinte një shtëpi në Turqi në vend të saj”, tha ajo për BIRN.

Nxirren fitime

Muzsic, agjenti i pasurive të patundshme në Sarajevë, tha se një arsye tjetër për rritjen e këtij interesi ishte lehtësia relative e marrjes së një leje qëndrimi në Turqi, madje edhe një pasaportë nëse një blerës shpenzon më shumë se 250,000 dollarë.

“Mund të blini një shtëpi me shumë pak dokumente dhe bankat turke madje ofrojnë kredi me normë të ulët interesi për qytetarët e Ballkanit”, tha ai. Pastaj vjen leja e qëndrimit ose pasaporta.

Një biznesmen nga Sarajeva, i cili nuk pranoi t’i përmendej emri, bëri pikërisht këtë. 45-vjeçari i tha BIRN se ai kishte blerë dy shtëpi dhe një zyrë në Stamboll dhe Antalia.

“Bleva tre prona sepse doja të kërkoja shtetësinë turke”, tha ai. “Çmimet janë shumë të mira, njerëzit janë të mirë dhe shumë të ngjashëm me boshnjakët. Kuzhina turke është shumë e ngjashme me kuzhinën ballkanase dhe mund të gjej lehtësisht xhami, shkolla dhe vende të tjra ku ndihem si në shtëpi.”

Sipas të dhënave zyrtare, 7,312 të huaj kërkuan shtetësinë turke në 2019 dhe 2020 mbi bazën e shpenzimit të më shumë se 250,000 dollarëve në pasuri të paluajtshme.

“Të gjitha dokumentet mund t’i përfundoni brenda disa orëve dhe mund për disa orë të tjera mund të përfundoni procesin e lejes së qëndrimit”, tha Ahatovic. “Në këtë mënyrë, fëmijët tuaj mund të shkojnë në shkollë, ju mund të shkoni në spital kur keni nevojë dhe të jetoni dhe të shijoni pushimet tuaja sa kohë të doni pa ndonjë problem me dokumentet. Ne kemi gjithashtu shumë klientë që duan të kenë shtetësinë turke falë blerjes që kanë realizuar.”

Disa blerës, megjithatë, thjesht po investojnë për të ardhmen e tyre, tha ajo.

“Kemi shumë klientë të cilët vijnë vetëm për disa javë ose një muaj për pushime. Pjesën tjetër të vitit shtëpia është në dispozicion dhe ne ua japim atë me qira turistëve në emër të tyre”, tha Ahatovic për BIRN. “Ata kështu sigurojnë fitime të mira duke marrë qiranë dhe besojnë se do të sigurojnë një fitim shumë të mirë kur t’i shesin shtëpitë e tyre në të ardhmen.”

Biznesmeni nga Sarajeva tha se edhe ai pret që ekonomia turke ta marrë veten.

“Kur lira turke të fillojë të marrë përsëri vlerë dhe çmimet e shtëpive të rriten përsëri, besoj se do të siguroj një fitim të madh kur t’i shes këto prona”, tha ai. “Që tani kam filluar të fitoj para nga qiramarrësit e mi në Stamboll.”/BIRN

Tags: BallkanBizneseliraturqi

TË LIDHURA

“Greqia në epokën e dronëve” me 1 mijë prodhime në vit,
Rajoni

“Greqia në epokën e dronëve” me 1 mijë prodhime në vit,

15:13 | 23/10/2025
E rëndë në Itali, 3 anëtarët e një familje gjenden të pajetë në banesë
Rajoni

E rëndë në Itali, 3 anëtarët e një familje gjenden të pajetë në banesë

14:34 | 23/10/2025
Aksidenti i rëndë në Itali, humb jetën 7-vjeçari shqiptar; plagoset i ati
Rajoni

Aksidenti i rëndë në Itali, humb jetën 7-vjeçari shqiptar; plagoset i ati

10:33 | 23/10/2025
Next Post
Diktatorët duken më të ftohtë sesa udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë demokratike

Diktatorët duken më të ftohtë sesa udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë demokratike

‘Po përgatitet e 3-ta’, Putin: Vaksinimi i popullatës fillon në fund të vitit

Putin paralajmëron SHBA-të: Do të shpërbëhet si Bashkimi Sovjetik

Pas zyrtarizimit te Roma, Murinjo kërkon dy futbollistët shqiptarë

Pas zyrtarizimit te Roma, Murinjo kërkon dy futbollistët shqiptarë







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Apeli i Posaçëm rrëzon Metën, kreu i PL lihet në burg
Politikë

Apeli i Posaçëm rrëzon Metën, kreu i PL lihet në burg

by mirseda
15:17 | 23/10/2025
0

Gjykata e Posaçme e Apelit nuk pranon ankimin e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë....

“Greqia në epokën e dronëve” me 1 mijë prodhime në vit,

“Greqia në epokën e dronëve” me 1 mijë prodhime në vit,

15:13 | 23/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025
Virozat e stinës, shurupi i përgatitur në kushte shtëpie

Virozat e stinës, shurupi i përgatitur në kushte shtëpie

14:56 | 23/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com