Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Diktatorët duken më të ftohtë sesa udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë demokratike

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Diktatorët duken më të ftohtë sesa udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë demokratike

Nga: Miranda Giacomin

Ndaluni një minutë dhe imagjinojeni pak se si duket një diktator. Kush ju vjen ndërmend dhe çfarë cilësish ka ai? Përveç imazheve të diktatorëve të mirënjohur që ju erdhën në mendje, ju keni imagjinuar me siguri një person të ftohtë, dominant dhe me pamje burrërore.

Tani, imagjinoni një udhëheqës të shoqërisë së lirë dhe demokratike. Si duket ai? Ndoshta keni imagjinuar dikë që është tërheqës, i ngrohtë dhe më pak burrëror. Secili prej nesh ka një ide në mendjen e tij se si duken lloje të caktuar njerëzish (pra skemat apo stereotipet).

Këto ide i orientojnë njerëzit kur arrijnë në përfundime mbi të tjerët. Njerëzit i përdorinshpesh idetë e tyre se si duhet të duket një udhëheqës kur zgjedhin të ndjekin udhëheqësitautoritarë. Mund të ketë dallime aktuale midis udhëheqësve të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe udhëheqësve autoritarë.

Udhëheqësit demokratikë, zgjidhen lirisht nga zgjedhësit e tyre (pavarësisht nga vlerat e tyre politike), ndërsa udhëheqësit në regjimet autoritare zakonisht nuk e shtrijnë të drejtën e votës për popullatën e përgjithshme. Për të ruajtur pushtetin, diktatorët ushtrojnë shpesh represiondhe në fakt mund të jenë ose paraqiten si shumë më dominantë dhe agresivë në krahasim me homologët e tyre të zgjedhur lirisht nga qytetarët.

Pyetja jonë ishte:A munden njerëzit që të dallojnë diktatorët nga udhëheqësit demokratikë të zgjedhur lirisht, bazuar vetëm në pamjen e fytyrës së tyre?Ne e filluam studimin duke u treguar pjesëmarrësve foto të liderëve demokratikë (për shembull, Bill English i Zelandës së Re, David Cameron nga Britania e Madhe) dhe diktatorëve (si Hun Sen i Kamboxhias, Bashir Al Assad i Sirisë).

Më pas u kërkuam të na thoshin nëse personi në foto ishte një demokrat apo diktator. Pasi përjashtuam përgjigjet kur njerëzit ishin të njohur me udhëheqësin botëror, ata bënë zgjedhje të sakta në rreth 69 për qind të rasteve, gjë që është mbi nivelin e hamendësimit prej 50 për qind.

Pra, nga një foto e vetme e fytyrës, njerëzit ishin në gjendje të tregonin se kush ishte diktator,dhe kush ishte një udhëheqës i zgjedhur në mënyrë demokratike. Po si ka mundësi që ishin të saktë?Për të kuptuar sesi njerëzit mund t’i identifikojnë me saktësi këta lloj udhëheqësish, ne angazhuam një grup të ri shikuesish që vlerësonin fotot e fytyrës së secilit udhëheqës në një mori tiparesh, duke përfshirë tërheqjen fizike, dominimin, aftësinë, pëlqyeshmërinë, besueshmërinë dhe shprehjen pozitive.

Më pas ne i përdorëm këto vlerësime për të zbuluar se cilat prej tyre janë përdorur nga njerëzit, duke menduar se kush ishte diktator ose demokrat. Shenjat kryesore të përdorura nga shikuesit ishin atraktiviteti dhe ngrohtësia (një mesatare e pëlqyeshmërisë dhe vlerësimeve të besueshmërisë) për të dalluar diktatorët nga demokratët.

Për më tepër, udhëheqësit demokratikë duken në fakt më tërheqës dhe më të ngrohtë sesadiktatorët. Kjo do të thotë që ato imazhe mendore në syrin tuaj të mendjes mbi atë se si duket një udhëheqës i zgjedhur në mënyrë demokratike ose diktatoriale, mund të bëjnë që t’i dalloni me saktësi që të dyja, bazuar vetëm në pamjen e tyre të fytyrës.

Fytyra duket se i përshtatet kontekstit në të cilin mbretëron një udhëheqës. Liderët demokratë që duken tërheqës dhe të ngrohtë, mund të kenë një avantazh të mundshëm në zgjedhje. Ndërkohë, diktatorët që duken jo tërheqës dhe të ftohtë, mund të kenë avantazhe që i lejojnë ata ta mbajnë pushtetin edhe përballë kërcënimeve.

Pamja e frikshme mund t’i ndihmojë diktatorët të nxisin frikën e nevojshme për të dominuar një popullatë të tërë. Gjithsesi është e rëndësishme të merren parasysh disa kufizime dhe shpjegime alternative. Vendet kalojnë shpesh nga kategoria e atyre të lira në jo të lira dhe anasjelltas, gjë që e bën të vështirë klasifikimin e udhëheqësve si diktatorë ose demokratë.

Ndërkohë, diktatorët kanë tendencën të kenë një formim të fortë ushtarak, gjë që ka të ngjarë ta lehtësojë ngjitjen e tyre në pushtet.

Fotot e udhëheqësve ishin pamje të njohura në internet. Ka të ngjarë që udhëheqësit taparaqesin veten në një mënyrë të veçantë në fotografi. Kështu, rezultatet mund të kenë lidhje më shumë me zgjedhjen e fotove sesa me tiparet aktuale të fytyrës të udhëheqësve.

Pavarësisht nga këto kufizime, konteksti mund të marrë parasysh lidhjet e tjera që ka gjetur studimi. Për shembull, njerëzit preferojnë udhëheqës me pamje dominuese gjatë luftës, por fytyra me pamje të besueshme kur janë në paqe. Njëkohësisht, ata preferojnë individë me pamje dominuese kur zgjedhin anëtarët e ekipit për garat ndërmjet grupeve, ndërsa individë me pamje më të ngrohtë në mjediset bashkëpunuese.

Idetë e njerëzve se kush është një udhëheqës i mirë, varen shumë nga konteksti. Në situata të ndryshme preferohen karakteristika të caktuara tek udhëheqësit, ashtu si dallimet e tipareve midis udhëheqësve nga regjimet demokratike dhe atyre autoritare./Bota.al

Tags: diktatoreMiranda Giacominopinion

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
‘Po përgatitet e 3-ta’, Putin: Vaksinimi i popullatës fillon në fund të vitit

Putin paralajmëron SHBA-të: Do të shpërbëhet si Bashkimi Sovjetik

Pas zyrtarizimit te Roma, Murinjo kërkon dy futbollistët shqiptarë

Pas zyrtarizimit te Roma, Murinjo kërkon dy futbollistët shqiptarë

Erdogan i ‘xhindosur’ nga sulmet izraelite në Palestinë: Nuk do të rri duarkyrq

Erdogan: Turqia ka zbuluar sasi të mëdha të gazit natyror në Detin e Zi

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shqiptari i arratisur nga burgu arrestohet në një autobus turistik
Aktualitet

Shqiptari i arratisur nga burgu arrestohet në një autobus turistik

by mirseda
10:37 | 12/07/2025
0

Një shqiptar 38-vjeçar u arrestua nga policia federale gjermane gjatë një kontrolli në një autobus turesh turistike...

Prishtinë/ Vdes në qendrën spitalore foshnja 9 muajshe nga Suhareka

Prishtinë/ Vdes në qendrën spitalore foshnja 9 muajshe nga Suhareka

10:25 | 12/07/2025
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës/ Humb kontrollin në timon, vdes pasagjeri 19 vjeç

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës/ Humb kontrollin në timon, vdes pasagjeri 19 vjeç

10:17 | 12/07/2025
Vr*sja e Agon Zejnullahut, mbahet sot protestë paqësore para stacionit policor në Lipjan

Vr*sja e Agon Zejnullahut, mbahet sot protestë paqësore para stacionit policor në Lipjan

10:15 | 12/07/2025
Sarandë, arrestohet Ervis Cukali, i kërkuar që nga 2022 për 21 kg eksploziv

Sarandë, arrestohet Ervis Cukali, i kërkuar që nga 2022 për 21 kg eksploziv

10:12 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com