Gazetari investigativ, Artan Hoxha foli në studion e ABC për zhdukjet e ndodhura në Vlorë dhe në Burrel.
Ndërsa u ndal konkretisht tek zhdukja e Ermal Ngucajt në Vlorë, Hoxha tha se ende sot e kësaj dihet nuk dihet se kush është autori.
Gjithashtu ai theksoi se përveçse nuk është gjetur autori shqetësues mbetet fakti se nuk është gjetur as edhe kufoma.
“Është rrëmbyer dhe është zhdukur në momentin kur ka shkuar të ruajë parcelën. Ajo që sot mbetet problem është ku është sot kufoma e Ermal Ngucaj, çfarë ka ndodhur? Nga histori e ngjarjeve që kam ndjekur në Vlorë, kanë rezultuar se janë vrarë. Por në këtë rast familjarëve duhet t’i jepet përgjigje”, tha Hoxha.
Gjithashtu ai u ndal tek ngjarja e 5 gushtit të 2020, kur ndodhi edhe zhdukja e Klevis Lleshit.
Ashtu si edhe ngjarja në Vlorë, edhe në këtë rast nuk ka asnjë autor për zhdukjen e Klevis Lleshit.
Gazetari Artan Hoxha theksoi se në të dyja rastet kemi të bëjmë me persona që dyshohet se janë rrëmbyer dhe kufomat janë zhdukur.
“Në 5 gusht 2020 kemi rrëmbimin e Klevis Lleshit i cili ishte person në kërkim. Është parë se me kë ka lëvizur kohët e fundit dhe se nga ai moment nuk dihet gjë. Ky është rast tragjik sepse i kanë vrarë babain, vëllain ja kanë rrëmbyer dhe vrarë. Kjo ka lidhje me një ngjarje të ndodhur në Londër, por sot deri më tani familja nuk ka asnjë të informacion, nëna e tij sepse ajo ka mbetur, nuk dihet ende se kush janë autorët. Në të dyja këto raste kemi dy persona të rrëmbyer që dyshohet se janë vrarë dhe kufomat janë zhdukur”, tha Hoxha.
Gjatë bisedës me gazetaren Juli Xhokaxhi, Artan Hoxha tha se, sot në vend ka një seri ngjarjesh të pazbardhura: “Në të tilla raste ka edhe një kosto sepse mund të merren jetë të pafajshme”, u shpreh ai.