Kreu i Përkohshëm i Prokurorisë së Lushnjës është caktuar Arben Dyla. Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi emërimin e Dylës me 7 vota pro.
Dyla ka qenë më herët prokuror në Mat, i cili ka shoqëruar në Rripë ekspertët e Gjykatës së Hagës.
Në punën e tij si prokuror i Matit, ai kishte hetuar edhe rastin e diskutuar të të ashtuquajturës “Shtëpia e Verdhë”, duke hedhur poshtë pretendimet për trafik organesh në atë vend.