Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave në komunën e Istogut, ku sipas të dhënave, fitues në bazë të rezultateve paraprake ka dalë, Gani Dreshaj i AAK-së. Ai ka marrë, 10,241 vota apo 50.1 për qind te votave.
Kandidati i LDK-së Haki Rugova, i cili po thuajse gjatë gjithë kohës ishte në avantazh, por ka marrë 10,189 vota apo 49.9% të votave. Pra sipas rezultateve të KQZ, Dreshaj ka fituar me një diferencë prej 52 votave.
Me të marrë këtë të dhëna se Dreshaj do të jetë i mandatari për komunën e Istogut, ai është shprehur se do të qeverisë së bashku me qytetarët për një vend më të mirë dhe prespektivë më të madhe.