Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Zgjedhjet për kreun e PD-së, kë nxjerr fitues sondazhi i Tirana Today?

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Zgjedhjet për kreun e PD-së, kë nxjerr fitues sondazhi i Tirana Today?


Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 25 qershorit, shumë demokratë ia “vunë gishtin” Lulzim Bashës, si fajtor të rezultatit të dobët.

Kështu, shumë politikanë kërkuan publikisht dorëheqjen e tij nga kreu i PD-së, por Basha bëri një hap të ndërmjetëm, mes pranimit të përgjegjësive, por edhe rikonkurrimit, duke ngrirë kompetencat e tij deri në zgjedhjet e 22 korrikut.

Menjëherë nisi shpallja e kandidaturave, për të arritur si përfundim me përballjen e Eduard Selamit dhe Lulzim Bashës.

Një tjetër kandidat ishte Astrit Patozi, i cili fillimisht tha se do të garonte për të marrë postin e kreut të PD-së, si zgjidhjen e vetme për të shpëtuar partinë, por ai u përjashtua si kandidat pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, duke nxjerrë “jashtë lojë” një nga figurat më të forta përballë Bashës.

Tirana Today bëri një sondazh, ku pyeti qytetarët se kush mendonin se do të jetë kryetari i ri i PD-së. Edhe pse jo një kandidat zyrtar, ne futëm si opsion në sondazh edhe Astrit Patozin, si një kandidat i pavarur, teksa duket thënë se mbështetet nga shumë demokratë, gjë që e ka dëshmuar edhe rezultati i sondazhit.

Kështu, 219 persona kanë votuar në këtë sondazh, ku vihet re një diferencë e ngushtë, thuajse e pavlefshme e Selamit me Bashën, ku ky i pari ka marrë 2 vota më shumë.

Konkretisht, 84 persona kanë votuar për Eduard Selamin si kryetar të ri të PD-së, ndërsa 82 persona kanë votuar Lulzim Bashën.

Ndërkohë, ka nga ata demokratë që nuk shohin asnjë prej tyre si personin e duhur për të marrë postin e kreut të Partisë Demokratike.

Konkretisht, nga 219 votues, 53 prej tyre mendojnë se Astrit Patozi duhet të jetë në krye të PD-së.

Duke parë rezultatet e këtij sondazhi, duhet thënë se shumica e qytetarëve janë të pakënaqur me drejtimin e Lulzim Bashës dhe e shohin si të nevojshëm largimin e tij nga kreu i Partisë Demokratike.

Sigurisht, ka nga ata që mendojnë se i duhet dhënë një tjetër shans Bashës, ndoshta edhe duke mos pëlqyer kandidaturat e tjera.

Të tjerë qytetarë kërkojnë një rikthim të “PD-së së vjetër”, me grupin Patozi-Bregu-Topalli.

Gjithsesi, duhet thënë se pavarësisht këtyre tre grupimeve të përçara të demokratëve, zgjedhjet që do të zhvillohen nesër janë më tepër fiktive, se zgjedhje reale.

Pas “pastrimit” të PD-së nga figurat e vjetra, Basha duket se ka siguruar shumicën e votave për t’u rizgjedhur kryetar i kësaj partie. Sigurisht, këtu peshon edhe mbështetja e Berishës, i cili ka zgjedhur të heshtë, por që heshtja e tij dëshmon se ai futet te grupimi i atyre demokratëve që duhet t’i rijapin një shans Lulzim Bashës.

Kjo garë të kujton garën e zhvilluar mes Olldashit dhe Bashës, ku ky i fundit kishte sërish mbështetjen e Berishës, gjë që ndikoi drejtpërdrejt në zgjedhjen e tij në krye të PD-së.

E njëjta gjë duket se do ndodhë edhe nesër, teksa vetë Patozi, por edhe Selami i cili kandidon në këtë garë, janë shprehur se këto zgjedhje janë jo të barabarta dhe jo të vlefshme./ Punoi: Safete Neza, Tirana Today

Tags: astrit patoziEduard Selamigara ne PDlulzim bashaZgjedhjet

TË LIDHURA

Vlora në gatishmëri, çfarë pritet të ndodhë sonte
Aktualitet

Vlora në gatishmëri, çfarë pritet të ndodhë sonte

16:40 | 24/11/2025
Arrestimi i zyrtarëve të lartë, mesazhi i kreut të SPAK nga Brukseli: Institucionet nuk ndërtohen…
Aktualitet

Arrestimi i zyrtarëve të lartë, mesazhi i kreut të SPAK nga Brukseli: Institucionet nuk ndërtohen…

15:31 | 24/11/2025
Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit
Aktualitet

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Next Post
Tragjedi në plazhin e Zvërnecit, mbyten tre të rinj

Plagë në kokë dhe në trup, dyshimet e policisë mbi mbytjen e 16 vjeçares ruse

Zaev pret kryetarët e komunave të Ohrit dhe Strugës, detajet e takimit

Zaev pret kryetarët e komunave të Ohrit dhe Strugës, detajet e takimit

Lumturia është moment, ja si ta prekim çdo ditë

Lumturia është moment, ja si ta prekim çdo ditë







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Vlora në gatishmëri, çfarë pritet të ndodhë sonte
Aktualitet

Vlora në gatishmëri, çfarë pritet të ndodhë sonte

by mirseda
16:40 | 24/11/2025
0

Edhe pse kjo e hënë, më 24 nëntor, ka sjellë mot të kthjellët pas një jave me...

Propozimi i Trump për paqen në Ukrainë, Erdogan dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike

Propozimi i Trump për paqen në Ukrainë, Erdogan dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike

16:36 | 24/11/2025
Arrestimi i zyrtarëve të lartë, mesazhi i kreut të SPAK nga Brukseli: Institucionet nuk ndërtohen…

Arrestimi i zyrtarëve të lartë, mesazhi i kreut të SPAK nga Brukseli: Institucionet nuk ndërtohen…

15:31 | 24/11/2025
FIFA nuk fal gjigandët e Superiores, i bllokon merkaton

FIFA nuk fal gjigandët e Superiores, i bllokon merkaton

15:18 | 24/11/2025
RENEA me urgjencë drejt Pukës, rrethohet banesa e braktisur ku dyshohet se fshihen dy të kërkuar

RENEA me urgjencë drejt Pukës, rrethohet banesa e braktisur ku dyshohet se fshihen dy të kërkuar

15:02 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com