Selim Pacolli, kandidat i Aleanca Kosova e Re për kreun e Prishtinës ka treguar qëllimin e tij të vetëm në këtë garë. Sipas Pacollit, synimi i tij është që ta kthejë Prishtinën në qendër të rëndësishme të botës shqiptare për ekonomi.
Gjithashtu, Pacolli u shpreh në një intervistë për “Epoka e Re”, se përvoja e suksesshme në menaxhim e ka shtyrë t’i hyjë garës për të parin e kryeqytetit.
Kandidati i AKR-së tregon se programi i tij dhe i AKR-së parasheh zhvillimin e Prishtinës dhe shndërrimin e saj në kryeqytet të rinisë, si dhe premton se do ta zgjerojë bazën e votës së partisë.
Sa i përket kundërshtarëve, Pacolli është shprehur i bindur se do t’i fitojë zgjedhjet e 22 tetorit. Ai tha se i respekton kandidaturat e partive tjera por, sipas tij, aktiviteti partiak i ka konsumuar ata kandidatë.