Ibsen Elezi ka dorëzuar sot formularin e kandidimit për kryetar të PD-së. Përpos tij kandidon Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi, dhe vetë kryetari Basha. Elezi bëhet i katërti që zyrtarizon emrin e tij si kandidat për kryetar përballë Lulzim Bashës në PD.
Në prononcimin për mediat, Ibsen Elezi tha se vetëm duke dhënë dorëheqjen Basha, mund të garantohen kërkesat e statutit të PD-së, për shanse të barabarta në zgjedhje. “Këto janë elementë shumë të rëndësishëm që vlejnë për të gjithë strukturën e PD-së.
Unë dua t’ju kujtoj të gjithë drejtuesve të strukturave, që të administrohet një proces zgjedhor ku vota të konsiderohet e paprekshme. Në qoftë se edhe një rast i vetëm manipulimi ndodh, do të ulë imazhin e Partisë Demokratike. Çdo kandidat duhet të ketë kontroll mbi procesin zgjedhor, ky është parim themelor”, tha ai.
Zgjedhjet do të mbahen në 13 qershor, më shumë se një muaj para afatit të parashikuar që ishte 22 korriku.
Deri më tani në garë janë kryetari aktual Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Ibsen Elezi. Të 4 emrat kanë dorëzuar në PD formularin e kandidatit.