Zëvendësambasadori amerikan në Tiranë David Muniz ka dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët para largimit të tij nga vendi ynë. Në fjalën e tij drejtuar shqiptarëve, David Muniz thekson se Shqipëria ka shumë mundësi të bëhet si gjithë vendet e tjera të zhvilluara. Por e gjitha kjo sipas tij, është në dorën e vetë shqiptarëve.
“Keni klimë të mrekullueshme, natyrë të mrekullueshme, keni aq shumë burime që mund të zhvillohen, keni njerëz të mrekullueshëm dhe më e rëndësishmja, që e shprehin veten në mënyrë krijuese dhe tregojnë aftësitë të cilat unë mendoj se do e bëjnë këtë vend një parajsë të vogël këtu në Adriatik. Mezi pres që në të ardhmen të rikthehem dhe të shoh të gjithë zhvillimet dhe të gjitha gjërat që do të ndodhin, sepse çdokush e di që ky vend do të bëhet i mrekullueshëm. Si shqiptarë, kjo është në dorën tuaj për tu bërë e mundur dhe mendoj se shqiptarët po e kuptojnë se ata mund ta arrijnë këtë gjë dhe unë mendoj se do ia dalin dhe vërtet mezi pres ta shoh të realizuar”, ka qenë kjo një pjesë e deklaratës së Muniz.
Postimi i ambasadës: “Kam besuar gjithnjë se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur… Asgjë nuk e ka ndryshuar mendimin tim, dhe sot besoj akoma edhe më shumë sesa kur mbërrita për herë të parë, që ky vend ka një të ardhme shumë të ndritur”. Zv. Ambasadori David Muniz largohet nga Shqipëria me fjalë premtuese. Shihni mesazhin e tij të plotë për Shqipërinë dhe shqiptarët.